Ju njoftojm së për disa javë si imam është i ftuar hoxha i nderuar nga Kumanova Irfan Jahiu .

Hoxha  i nderuar  maban derse të rregullta  javore  çdo të  shtunë dhe të dielë nga  ora 18:30.

Gjithashtu  çdo ditë pas namazit të jacisë organizojm mësimin e  kur´anit.

ju mirëpresim

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

2 – Namazi i xhumasë falet në ora 13.00

– Die Freitagsgebet wird um  (13:00) gebetet

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Çdo të enjte prej orës 20.30 xhamia organizon notë (schwimen )ne  pishinen  Parkbad linz   të interesuarit mund të paraqiten në këtë numer  ,Tel.06765817780

 

Çdo të shtunë prej orës 20.00 xhamia organizon aktivitet sportiv (Futboll ) në Sportpark Pichling kush deshiron të merr pjesë ne ketë aktivitet sportiv duhet të lajmrohet para kohës tek referenti i sportit Xhelal Topalli Tel : +436765817780

Namazi

Kur´ani

Abdesi


Mekka & Medina Live

Vizitat

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot35
mod_vvisit_counterDje53
mod_vvisit_counterKetë Javë635
mod_vvisit_counterJava e Fundit550
mod_vvisit_counterKetë Muaj2071
mod_vvisit_counterMuaji i Fundit3857
mod_vvisit_counterGjithësej122293

We have: 2 guests, 1 bots online
Your IP: 38.107.179.207
 , 
Today: Feb 23, 2012
Willkommen auf der Startseite

DASHURIA DHE MALLËNGJIMI PËR NAMAZ
Geschrieben von: islamweb.com   
Share

Namazi në fenë tonë ka një pozitë të lartë dhe rëndësi të madhe. Ai është shtyllë e fesë dhe një prej rukneve më të rëndësishme pas teuhidit. Është obligimi i cili u urdhërua në qiell, është gjëja e parë për të cilën do të llogaritet njeriu Ditën e Kiametit, është lidhja mes njeriut dhe Zotit, për këtë në shumë prej ajeteve të Librit Fisnik është përmendur urdhri për zbatimin dhe ruajtjen e saj: “Faleni namazin dhe jepni zeqatin.”[1]Faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.”[2] Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze).”[3] dhe ajete tjera të shumta që nxisin për kryerjen e namazit dhe ruajtjen e tij.

Allahu u ka premtuar robërve besimtarë, të cilët janë të kujdesshëm ndaj këtyre namazeve, shpëtimin dhe fitimin e xhenetit, Allahu thotë: “Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit, ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë), dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatin, dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara, dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë, dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre. Të tillët janë mu ata trashëgimtarët, të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë.”[4]

Weiterlesen...
 
BAMIRËSIA NDAJ PRINDËRVE
Geschrieben von: Përktheu: Agim Bekiri   
Share

Ebu Hurerja, radijall-llahu anhu, thotë: Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Është i mërishëm, është i mërishëm, është i mërishëm! Thanë: kush o i Dërguar i Allahut? Tha: ai që arrinë prindërit e tij duke qenë ata të vjetër, njërin apo që të dy, dhe nuk hyn në xhennet.” (Muslimi)

Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet.” (Ankebut – 8), poashtu thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.

Rreth kësaj teme ka shumë hadithe të verteta dhe të njohura të cilat nxisin mirëbërësinë ndaj prindërve dhe sqarojnë shpërblimin e madh për këtë vepër. Këto hadithe na mësojnë se bamirësia ndaj prindërve duke iu shërbyer atyre, duke shpenzuar për mirqenien e tyre dhe të tjera, janë shkak për hyrjen në Xhennet. Ai i cili le pas dore këtë obligim nuk arrinë këtë shpërblim dhe Allahu, subhanehu ve teala, e merr mëri.

Weiterlesen...
 
Weitere Beiträge...
<< Start < Zurück 1 2 3 4 Weiter > Ende >>

Seite 1 von 4

Partner