Aktivitete

Shtyp

aktiviteteVendi ku zhvillojmë kryesisht aktivitetet tona ambientet që gjenden në Wienerstr.288, 4030, Linz. Ajo është e hapur çdo ditë për çdo kohë të namazit dhe aty është i pranishëm imami i xhamisë tonë. Namazi i xhumasë falet në ora 14 në kohën verore, kurse në ora 13 në kohën dimërore.

Orari i aktiviteteve arsimore:

  1. Të shtunën mbas namazit të jacisë me orën dimërore dhe mbas namazit të akshamit me orën verore: ligjëratë e përgjithshme.
  2. Hutbja e xhumasë fillon ora 14.00 (13.00 me orën dimërore) . Namazi i xhumasë falet ora 14.30 (13.30)
  3. Për leximim e Kur´anit kontaktoni hoxhën në xhami ose në Tel nr. 0677 62 51 8157
  4. Mësim besimi për fëmijë zhvillohet në ditën e diel para dhe mbas namazit tö drekës.

Integracioni

Shoqata jonë përpiqet të jetë aktive në çdo projekt të dobishëm që do të reflektojë pozitivisht në integrimin e anëtarëve të saj në shoqërinë austriake dhe përfaqësimin e kulturës tonë fetare islame dhe kombëtare shqiptare.

Daveti (Thirrja islame )

Thirrja në rrugë të Allahut është aktiviteti më i mirë që mund ta bëjë një njeri, kështu që ne përpiqemi që këtë ta arrijmë nëpërmjet:

  1. Daljes tonë në Flohmarkt (Pazar), ku bëjmë njoftimin e njerëzve me shoqatën, materialet dhe aktivitetet tona.
  2. Shperndarja e materialeve fetare islame aty ku paraqitet nevoja.
  3. Faqes tonë në internet dhe rrjeteve sociale.

Sporti

  1. Përgjatë tërë vitit, qoftë verë apo dimër, së paku një herë në javë organizojmë aktivitet sportiv.
  2. Organizimi i Notit për të dyja gjinitë
  3. Organizimi dhe pjesëmarrja nëpër turnire të ndryshme.

Argëtimi dhe pushimi

  1. Organzimi i pikniqeve me grill.
  2. Organizimi i vizitave dhe ekskurzioneve të ndryshme.

Për më shumë informacione na vizitoni direkt në xhami ose kontaktoni kryetarin e shoqatës: Selim Gashi: Tel : 0664 52 41 231