Anetaresimi

Shtyp

anetaresohu1Shoqata “BUJARIA” shpenzimet e aktiviteteve të saj i mbulon kryesisht me anëtarësitë të cilat i paguajnë të gjithë ata që janë të anëtarësuar në shoqatë. Një praktikë të tillë e gjejmë edhe te metoda e Pejgamberit i cili ne mënyrë të herarshme bënte thirrje për ndihma vullnetare në organizimet e radhës si p.sh. për ndërtimin e veprave të ndryshme publike dhe në rastet kur bonjakët dhe të varfërit kërkonin ndihmë.

Çdo kush i cili anëtarësohet duke paguar shumën mujore apo vjetore rregullisht, atë e bën për të mirën e vetes së tij në radhë të parë, sepse Allahu thotë në Kuran: “Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, Allahu është bujar i madh, i di qëllimet” Bekare: 261.

Në të njëjtën kohë keni kontribuuar për një terren që do të mundësojë ambient për praktikimin e disa ritualeve të fesë islame, për organizime të ndryshme kombëtare dhe fetare-kulturore.

Kurse më e rëndësishmja është se keni investuar për të ardhmen e fëmijëve tuaj, sepse ky është vend ku kultivohet vetëdija fetare dhe gjuha amtare.

Për shumën mujore/ vjetore të anëtarësimit nuk është vendosur ndonjë shumë e caktuar, sepse anëtarësimi është ndihmë dhe ndihma nuk përkufizohet, prandaj kemi nga anëtarët që paguajnë nga 20, 50, 80, 120 apo 150 euro në muaj.

Bëhu pjesë në punë të hairit!

Emri: Albanisch Islamischer Kulturverein Bujaria

Emri i bankës: Raiffeisen Bank

IBAN: AT70 3400 0000 0277 3984

BIC-Code:RZOOAT2L

 

Jeni të mirëpritur në çdo kohë.

Me respekt

KRYESIA E SHOQATES BUJARIA