Bujaria inaguron ambientet e reja me nje ceremoni te vecante

Shtyp

inagurimi

Me date 30.11.2016 me organizimin e nje ceremonie te veçante u inaguruan ambientet e reja te shoqates Bujaria. Me rastin e ketij evenimenti te veçante ishin prezente te ftuar te shumte dhe personalitete te ndryshme nga Austria, Kosova, Maqedonia, Shqiperia si dhe nga vende te tjera ne Evrope.

Ceremonia u hap me recitimin e nje pjese Kuranore dhe me pershendetjen e imamit te xhamise Omer Berisha.

Gjithashtu pershendeten me fjalen e tyre kryetari i bashkesise islame te Austrise Ibrahim Olgun, Perfaqesuesi i bashkesise islame te Maqedonise Dr. Selver Xhemaili, Kryetari i ALKIG Vahidin Beluli, perfaqesusi i komunitetit turk ne Austri Resul Koxha.

Pas prerjes ne menyre simbolike te shiritit te inagurimit dhe pas lexitjmit te nje lutje te perbashket nga kryetari i kuvendit te Alkig Hfz. Mahir Zekiri per te pranishmit u shtrua nje dreke ne shenje nderimi dhe respekti.