Linz: Protestë në mbështetje të civilëve të pafajshëm

Shtyp

proteste

Në qytetin Linz të Austrisë sot më datë 17.12.2016 u organizua një protestë paqësore në mbështetje të civilëve të pafajshëm që janë prekur nga lufta disa vjeçare e popullit sirian. Nga pasojat e kësaj lufte nuk kanë mundur të shpëtojnë as civilët e pafajshëm përfshirë këtu gra dhe fëmijë.

Pamjet trishtuese nga ajo zonë janë të shumta dhe duket se vetëm përkeqësohen në ç'do aspekt që ka të bëjë me jetën njerëzore. Duke marë shkas nga kjo situatë tejet e rënduar u organizua edhe kjo protestë paqësore me qëllim që të ngrihet zëri sadopak dhe të përcillet ndjenja humane e dhimbshurisë, me shpresën që kjo situatë tejet e rënduar të përfundojë sa më shpejt.

Duke patur parasysh të gjitha këto, kësaj iniciative humane iu bashkua edhe Bujaria e cila u përfaqësua nga kryetari i saj Selim Gashi dhe nga anëtari i kuvendit Naser Gashi.