Paguhet kësti për banesën e dytë

Shtyp

upaguabanesa

Blerja e ambienteve të reja të shoqatës Bujaria është realizuar duke u ndarë në disa pjesë, fillimisht u ble salla e madhe (e cila u shndërrua në xhami), komplet kati i poshtëm si dhe një banësë në katin e sipërm.

Për banesën e dytë që ndodhet gjithashtu në katin e sipërm e cila kushtonte 150.000€ ishte rënë dakord që të paguhej me dy këste, 50.000€ u paguan menjëherë dhe 100.000€ duhej të paguheshin deri më 31.12.2016.

Bujaria dhe xhemati i saj u mobilizuan per të grumbulluar shumën e nevojshme për pagesën e këstit e dytë në kohë, ku si rezultat u mblodh një shumë prej 70.000€. Gjithmonë ka njerëz të mirë të cilët janë të gatshëm të ofrojnë zgjidhje për situata të vështira, dhe kështu që në radhët e xhematit dolën përsëri persona që ndihmuan bashkarisht me një borxh prej 30.000€ duke bërë kështu të mundur plotësimin e këstit të dytë dhe pagesën e tij në kohë.

Vlen të theksohet se një rol të rëndësishëm me ndihmën e tyre patën edhe xhamiat e tjera në Austri dhe jashtë saj, si dhe individë të ndryshëm gjithashtu.

Pagesa e plotë e banesës përfundoi, ka ngelur vetëm plotësimi i procedurave përfundimtare dhe në fillim të muajit Janar bëhet dorëzimi i çelësave.

Për plotësimin e këstit të dytë nevojitej përsëri një borxh, por sidoqoftë nga borxhi total që ka Bujaria kemi pakësim të tij dhe jo shtesë, sfidat e shlyerjes së borxheve me rastin e blerjes së ambienteve të reja janë ende aktuale, por me besimin në Zot dhe shpresën në bereqetin e Tij jemi optimistë që pavarësisht vështirësive këto sfida do ti tejkalojmë me sukses.