Xhami ne spitalin e Linzit
Hapet mesxhidi i pare ne spitalin e Linzit
Të martën me 14 shkurt 2013 u hap zyrtarisht mesxhidi i parë në spitalin e përgjithshëm të qytetit të Linzit. Në praninë e përsonaliteteve nga Kuvendi Komunal i Linzit, udhëheqësit e spitalit dhe përsonaliteteve tjera fetare si dhe qytetarëve nga Linzi dhe rrethina u bë hapja solemne e këtij mesxhidi. Në Austri spitalet kanë edhe përkujdesje shpirrtërore e fetare, ngase sipas hulumtimeve është vërtetuar se përkujdesja shpirrtërore tek të sëmurët luan një roll të veçant në rehabilitimin dhe shërimin e tyre.
Të krishterët e kanë patur këtë mundësi që prej kohësh edhe në disa spitale të Vjenës ka vite që muslimanët e kishin një mundësi të tillë. Kështu që prej javës së kaluar edhe muslimanët të cilët trajtohen në spitalin e Linzit do ta gëzojnë këtë të drejtë. Në fjalimin e tij Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Hafiz Murat Baser falenderoj kompetentet për gatishmërin e tyre që edhe muslimanëve tju ofrohet një gjë e till, dhe njëherit bëri thirrje për paqe bashkëpunim dhë përkrahje për një të ardhme të përbashët.
Vahidin Beluli,Austri