Muslimanët dhe hebrenjtë në Austri kërkojnë legalizimin e festave fetare

austriaPërveç 13 festave zyrtare, aktuale në Austri, muslimanët dhe hebrejët nuk kanë të drejtë pushimi gjatë festave të tyre

“Islami është fe zyrtarisht e njohur në Austri, dhe për këtë arsye ka të njëjtat të drejta”, thotë kryetari i bashkësisë islame (IGGiÖ) Fuat Sanac, për të Der Standard.
“Në këto të drejta hyjnë edhe festat”. Të njëjtin mendim kanë edhe përfaqësit e komunitetit hebre të Vienës (IKG), edhe ata duan t’i legalizojnë festat e tyre.
Konkretisht, ashtu si edhe president i Këshillit Qendror të Gjermanisë, Ayman Mazyeka, edhe Sanac dëshiron një ditë pushimi gjatë muajit të Ramazanit, dhe një ditë gjatë Kurban Bajramit. Zbatimi duhet të rregullohet në versionin e ri të Ligjit për Islamin, dhe të modeluar sipas Kishës Ungjillore, anëtarët e së cilës kanë të lirë të premtën e madhe. Për Sanac, futja e festave fetare është gjithashtu një nga masat e integrimit.

Edhe në komunitetin hebre, ekziston dëshira për legalizimin e festave fetare, thotë sekretari i përgjithshëm i IKG-së, Raimund Fastenbauer. Ai thotë se edhe më parë kanë diskutuar mundësinë e prezantimit të festave fetare, por nuk u pajtuan me dhomën e tregtisë.
Sipas të dhënave të Kishës Katolike, ajo numron 5.400.000 anëtarë, ndërsa kisha ungjillore ka 324.000 anëtarë. Numri i saktë i muslimanëve nuk ekziston, supozohet se numri i tyre arrin rreth 500.000 anëtarë, edhe Sanac flet për “gati gjysmë milion besimtarë”.
IGGiÖ nuk përfaqëson të gjithë muslimanët e Austrisë, dhe ka rreth 150.000 anëtarë. Shifrat e fundit zyrtare vijnë nga regjistrimi i vitit 2001. ku janë regjistruar 338,000 anëtarë.

Top