PERKUJTIM

durimdhenamaz

Si ta ngjallim zemren

FAKTE SHKENCORE NË KURAN (3)

Astronomia është shkencë që merret me vrojtimin dhe shpjegimin e dukurive që ndodhin në hapësirën kozmike d.m.th. jashtë planetit Tokë. Ajo studion prejardhjen, zhvillimin, vetitë fizike dhe kimike të të gjitha trupave jashtë tokësorë që mund të vrojtohen në qiell, së bashku me të gjitha proceset në të cilat ato përfshihen. Kozmografia është shkencë që përshkruan karakteristikat e universit më anë të hartave, të kombinuara me elementet gjeografike dhe astronomike. Kurani i shenjt, jep shumë fakte konkrete e të sakta nga shkenca e astronomisë – kozmografisë. Ne në këtë punim i kemi paraqitura vetëm disa nga këto fakte.

Fakte shkencore nga fusha e astronomisë – kozmografisë

Krijimi dhe zgjerimi i Universit

Në ajetin e mëposhtëm, përshkruhet origjina e universit. Zoti xh.sh për këtë fakt në Kuran thotë:

“Ai (All-llahu) është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe Tokën (e duke qenë i tillë)… (Enam 101)”

Njëra nga teoritë më e përhapur dhe më e besuar nga astronomët për krijimit e universit është teoria Big Bang – ut  (Shpërthimi i Madh). Siç shihet qartë në vazhdim, teoria Big Bang – ut, e ka vërtetuar se gjithësia është krijuar nga asgjëja.

Big Bang, është modeli kozmologjik i kushteve fillestare dhe të mëtejshme të zhvillimit të Universit që mbështetet nga shpjegimet më të sakta dhe më të hollësishme, të nxjerra nga provat shkencore dhe vëzhgimet e tashme. Sipas kozmologëve, termi Big Bang përgjithësisht lidhet me idenë se Universi është zgjeruar prej një gjendjeje fillestare të nxehtë dhe të dendur në një kohë të caktuar në të kaluarën (matjet më sakta të disponuar në vitin 2009 sugjerojnë se kjo gjendje u ndesh 13.3 deri 13.9 miliard vjet më pare), dhe vazhdon të zgjerohet edhe sot.[1]

Zgjerimi i gjithësisë nënkuptonte se po të mund të lëvizte gjithësia mbrapshtë në kohë, do të vërtetohej që gjithësia kishte zënë fill nga një pikë e vetme.[2]

Teoria e inflacionit, e cila u propozua nga “Alan Guth”, e forcon edhe më shumë teorinë e Big Beng – ut. Teoria e tij ishte se gjithësia u zgjerua shumë shpejtë në fillim të jetës së tij. Guth e vlerëson shkallen e zgjerimit si një rritje në madhësinë e 1050 në 1032 në sekondë, kurse Land e vlerëson shkallen e zgjerimit si një rritje në madhësinë 101,000,000.[3] Zoti xh.sh për zgjerimin e universit na ka treguar në Kuran para 14 – të shekujve ku thotë:

“Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. (Dharijat 47)”

Krijimi i Sistemit Diellor

Zoti xh.sh. në Kuran për prejardhjen e Tokës thotë:

“A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e Toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja,… (Enbija 30)”

Kurani famë lartë e tregon shumë qartë se Toka dhe planetët bashkë më Diellin kanë qenë të bashkuar dhe më pas ato janë ndarë. Ekzistojnë shumë teori bashkëkohore për formimin e Sistemit Diellor, mjafton ta cekim hipotezën e Kant – Laplastit (në shekullin XVIII). Sipas kësaj hipoteze, Sistemi Diellor është formuar nga një mjegullnajë e gaztë e zjarrtë, e cila rrotullohej rreth boshtit e që për këtë shkak ngjishej. Më kalimin e kohës, ajo u shtyp në pole dhe u zgjerua në ekuator nga ku në saje të forcës qendërikëse (që është më e madhe se forca e rëndesës për shkak të rritjes së shpejtësisë nga ngjeshja), u shkëputën unaza të gazta, nga dendësimi i të cilave u formuan planetët. Në të njëjtën mënyrë u formuan satelitet pran planetëve. Planetët, që fillimisht kanë qenë të gazta e të nxehtë, duke u ftohur gradualisht, janë kthyer në gjendje të lëngët të zjarr dhe më tej në pjesën sipërfaqësore të tyre është formuar një kore e ngurtë, e rrudhosur për shkak të ftohjes.[4]

Sot formimi i Sistemit Diellor shihet nga pikëpamjet e lindjes dhe evolucionit të yjeve. Duke u bazuar në këtë proces pranohet se Dielli dhe planetët tjera që e rrethojnë janë formuar nga e njëjta mjegullnajë gazo – pluhur, si rrjedhim i grumbullimit të pluhurit dhe copave të tjera më të mëdha (të tipit të meteorëve) rreth disa qendrave të caktuara, që kanë shërbyer si embrion të Diellit, të planetëve dhe satelitëve.[5] Këtë që e cekëm më lartë mbi formimin e planetëve nga e njëjta materie mjegullnajë gazo – pluhurore, e vërteton edhe ajeti në Kuran, ku Zoti xh.sh. thotë:

“Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë),… (Fusilet 11)”

Hapësira kozmike (gjithësia) është e errët

 Hapësira kozmike (gjithësia), është e errët dhe e ftohtë si burime drite janë yjet (të cilat së bashku e formojnë galaktika). Si fakt për këtë është rrotullimi i Tokës rreth boshtit të vetë, ku pjesët e kthyera nga Dielli janë të ndritshme, kurse pjesët në anë të kundërt janë të errëta e të ftohta, kjo është si pasoj se kozmosi (gjithësia) është e errët dhe e ftohtë. Këtë e argumentojnë edhe shumë foto që janë bërë, dhe vazhdojnë të behën nga satelitet artificial që janë të instaluar në hapësirë. Këtë që e cekëm Zoti xh.sh, na ka treguar në kuranë përmes ajeti në të cilin thotë:

Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!  (Lejl 1)”

Galaktikat

Galaktika është grumbull i madh lënde, yjesh, planetësh, sistemesh planetare, mjegullnajash të gazta, re pluhuri dhe lëndë të zezë, i cili mbahet i lidhur së bashku me anë të fuqisë së rëndesës. Galaktikat ndryshojnë për nga numri i yjeve që e përbejnë atë. Galaktikat më të vogla që ndryshe quhen galaktikat xhuxhë, numri i yjeve në këto galaktika është më pak se 10 milionë, kurse galaktikat më të mëdha që ndryshe quhen galaktikat gjigante janë ato galaktika që në vete përbëjnë nga një trilion yje. Zoti xh.sh. na tregon për Galaktikat përmes ajetit kuranor në të cilën thotë:

“Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje. (Hixhr 16)”

Yjet

Me vrojtim të drejtpërdrejtë nuk shihen shumë yje. Në netët pa Hënë mund të shohim afro 2.500 deri në 3.000 yje në gjysmësferën qiellore veriore dhe po kaq në atë pjesë të qiellit që nuk duket.[6] Meqë yjet janë të vendosur në largësi të ndryshme nga Toka dhe kanë fuqi të ndryshme të rrezatimit, vrojtuesit dikton se nuk kanë ndriçim të njëjtë. Numri i tyre në sferën qiellore që mund të vërehet më sy sillet rreth 6.000.[7] Në ajetin e mëposhtme kuranore, Zoti xh.sh. yjet i përshkruan kështu:

“Qiellin më të afërt (të Dynjasë) Ne e stolisëm me yje ndriçuese.… (Fusilet 12)”

Yjësitë

Yjësi quhet jo vetëm një grup i caktuar yjesh që formojnë një figurë të caktuar, por një pjesë e caktuar e qiellit me gjithë çka brenda kufijve. Natyrisht, për të dalluar yjësitë në përafrim të parë, shfrytëzohen yjet më të ndritshme dhe figurat që formojnë ato.[8] Këtë që e cekëm më lartë, Zoti xh.sh. na tregon në Kuran duke u betuar për numrin e tyre:

“Pasha qiellin me plot yje. (Buruxh 1)”

Çdo trup qiellor lëviz nëpër orbitën e tij

Trupat qiellor kanë formë, përmasa, përbërje dhe veçori fizike të ndryshme. Prej tyre më të mëdhenj janë yjet që lëshojnë dritë e nxehtësi, pasi që lënda që i formon ato është në gjendje të mbi nxehur. P.sh një i tillë është Dielli. Trupat qiellor më të vegjël se yjet janë planetët, të cilit nuk lëshojnë dritë, por e reflektojnë dritën e yjeve rreth të cilëve rrotullohen. Janë trupa relativisht të ftohtë. Trupa qiellor akoma më të vegjël, të ftohtë dhe që rrotullohen rreth planetëve janë satelitet, si p.sh Hëna. Në hapësirë lëvizin edhe trupa qiellor edhe më të vegjël, si planetoidet, kometat, meteorët dhe pluhuri kozmik (mjegullnajat pluhurore – gazore).[9] Si teoria e Ptolomeut (gjeocentrik), ashtu edhe e Kopernikut (heliocentrik) tregojnë se çdo trup qiellor lëviz nëpër rrugën e vetë. Zoti xh.sh., në Kuran na ka treguar për rrugët e trupave qiellor ku thotë:

“As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën, e as nata paraditen po secili noton në një galaktikë.      (Ja Sin 40)”

Të gjitha trupat qiellor, lëvizin në hapësirë në bazë të ligjeve të caktuara, siç është p.sh ligji i tërheqjes së gjithanshme dhe formojnë një tersi të vetme, që greket e vjetër e quajnë “Kozmos” (Gjithësi univers).[10] Kurani, i shpallur katërmbëdhjetë shekuj më parë, përmend këtë fakte të zbuluara vetëm në shekullin XVII – të, nga Isak Njutni më teorinë e ligjit të gravitetit. Në ajetet e më poshtme kuranore, Zoti xh.sh. për lëvizjen e trupave qiellor thotë:

“Ai është që krijoi natën e ditën, Diellin e Hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.        (Enbija 33)”

Çdo trup qiellor, gjatë lëvizës së tij nëpër orbitë përshkon një rrugë të caktuar. Dielli ka rrugën e vet, satelitet bashkë me planetët e kanë rrugën e vetë në orbitë dhe asnjëherë nuk ndeshen planetët apo yjet ndërmjet veti. Në përjashtim të kometave që ndeshem me planetët dhe satelitet e tyre.[11] Është përllogaritur se edhe shmangia më e vogël e rrugëve të trupave qiellorë mund të kishte pasoja të konsiderueshme, që mund të çonin në fundin e të gjithë sistemit. Për shembull, pasojat e shmangies së tokës nga udha e saj vetëm për 3 mm janë përshkruar në një burim si më poshtë: Ndërsa rrotullohet rreth Diellit, Toka ndjek një orbitë që, për çdo 18 milje, shmanget vetëm 2.8 milimetra nga kursi i saj i drejtpërdrejtë. Orbita e ndjekur nga Toka nuk ndryshon kurrë, sepse edhe një shmangie prej 3 milimetrash do të sillte shkatërrime katastrofëfike: nëse shmangia do të ishte 2.5 mm nga 2.8 mm, atëherë orbita do të ishte shumë e gjerë dhe të gjithë ne do të kishim ngrirë. Nëse shmangia do të ishte 3.1 mm, ne do të kishim vdekur të përvëluar [12] Ajeti kuranor në vijim na tregon këtë fakt të vërtetuar nga shkencëtarët. Në Kuran Zoti xh.sh. për lëvizjen e trupave qiellor nëpër rrugën e vet thotë:

“Për qiellin plot rrugë. (Dharijat 7)”

Ligji i Gravitetit

Pas zbulimit të ligjeve të Keplerit akoma kishte ngelur problemi kryesor i pa zgjidhur, i cili mund të formohet me pyetjen: Cila është ajo forcë që i detyron planetët të rrotullohen rreth Diellit apo satelitet rreth Tokës?[13] Zgjidhjen e këtij problemi fundamental e dha “Isak Njutoni” (Isaac Newton) (1643 – 1727), në fund të shekullit XVII – të, duke e formuluar ligjin universal të gravitetit.[14] Sipas Njutonit: Të gjithë trupat (sikurse edhe grimcat e materies në përgjithësi) tërhiqen ndërmjet tyre me forcën që është në përpjesëtim të drejt me produktin e masave të tyre dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin e distancës ndërmjet tyre.[15]

Graviteti është forca që vepron mbi çdo trup në sipërfaqe të trupit qiellor ose afër tij, e drejtuar për në qendër të tij. Forca tërheqëse e gravitetit nuk vepron vetëm në mesë dy planetëve, p.sh. në mes të Diellit dhe Tokës, por njëkohësisht në mesë të të gjithë trupave qiellor. Në përgjithësi kjo vepron ndërmjet të gjitha trupave në Gjithësi, por nga largësitë tepër të mëdha si e tillë është e papërfillshme.[16]

Shkencëtari dhe njohësi i kuranit dhe përgjithësi fesë islame “Dr. Abdul – Mexhid Ez Zindani”, ligjin e gravitetit e shpjegon duke i vetëtuar përmes ajetieve kuranore. Zoti xh.sh në kuran thotë:[17]

“Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë. (Rrahman 7)”

Sa i përket fushës së gravitetit të çdo trupi qiellor, Dr. Abdul – Mexhid Ez Zindani më anë të ajetit kuranor.[18]

“All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi Diellin e Hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj. (Rad 2)”

Dielli ndriçues

Dielli është një yll i zakonshëm. Ai është trup qiellor dhe më i madh i sistemit, i vetmi trup ndriçues i tij, që u jep dritë energji (nxehtësi) të gjitha trupave të tjerë të Sistemit Diellor, pra edhe Tokës sonë. Toka pa nxehtësinë diellore do ishte një planet pa jetë.[19] Për ndriçimin e Diellit Zoti xh.sh. në Kuran thotë:

“I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (Diell) e Hënë që ndriçon. (Furkan 25)”

Rrotullimi i Diellit

Shkencëtarët e shekullit VIII dhe IX, kanë konsideruar që Dielli është stabil dhe që nuk lëviz. I pason edhe disa nga të dyshimtit në fe dhe dyshonin në fjalët e All – llahut  të Lartësuar:[20]

“Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit. (Ja Sin 38)”

Gjithnjë, derisa shkenca nuk pranoi dhe nuk zbuloi gabimin deri te cili kanë ardhur para dy shekujve.

Rrotullimi i Diellit bëhet në dy forma: rrotullimi i Diellit rreth boshtit të vetë si dhe rrotullimi i Diellit rreth galaksinit të vetë së bashku më Tokën. Dielli rrotullohet rreth një aksi i cili është afërsisht pingul me planin e ekliptikë. Boshti i rrotullimit të Diellit anon 7,25 ° nga pingul në ekliptikë. Dielli rrotullohet në drejtim të kundërt (kur shikohet nga veriu dhe nga jugu), në të njëjtin drejtim rrotullohen edhe planetët bashkë më orbitën rreth Diellit.[21]

Rrotullimi i Tokës

Kemi dy lloj lëvizje të Tokës. Rrotullimi i Tokës rreth boshtit të vetë, i cili quhet rotacion dhe rrotullimi i Tokës rreth Diellit, i cili quhet revolucion. Rotacioni dhe revolucioni kanë rëndësi të madhe gjeografike, sepse ndikojnë në ndërrimin ritmik të ditës dhe natës, zgjatjen jo të njëjtë të ditës e natës, paraqitjen e stinëve të vitit, ngrohjen jo të njëjtë të viseve të ndryshme gjeografike – brezat e nxehtësisë, etj.[22] Për rrotullimin e Tokës Zoti xh.sh në Kuran thotë:

“Ai është që krijoi natën e ditën, Diellin e Hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.        (Enbija 33)”

Dita ndahet nga nata

Më këtë rrotullim, krijohet ndarja e ditës nga nata, e Zoti xh.sh thotë:[23]

“Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr. (Ja Sin 37)”

Sipas shkencëtarit dhe njohësit të kuranit dhe përgjithësi fesë islame Dr. Abdul – Mexhid Ez Zindani, tregon se ajeti i sipërpërmendur ka të bëjë më rrolin e atmosferës në shpërndarjen e dritës në Tokë, më konkretisht molekulave që gjenden në ajër dhe roli i tyre në shpërndarjen e dritës në Tokë. Më poshtë do të japim rolin e këtyre molekulave në shpërndarjen e dritës në Tokë nga një ekspertë i kësaj fushe (Prof. Dr. Rasim Bejtullahu).

Drita që arrin nga trupat qiellorë deri të vrojtuesi në sipërfaqen të Tokës së pari kalon nëpër atmosferë, e cila ndikon në vrojtime astronomike.

Shpërhapja e dritës. Atmosfera e Tokës është e mbushur me grimca të vogla të pluhurit. Drita që arrin nga trupat qiellorë shpërndahet në molekulat e ajrit dhe të pluhurit atmosferik. Valët e gjata të dritës rënëse i kalojnë pa pengesa grimcat e pluhurit he molekulat e ajrit të atmosferës, por ato të shkurtra, të kaltrat duke u goditur me to ndërrojnë krahun dhe nuk depërtojnë tërësisht deri në sipërfaqe të Tokës. Kjo është arsyeja pse qielli nuk dukët i kaltër. Sikurse tregojnë edhe kozmonautet qielli është relativisht i zi, ndërsa ngjyra e kaltër e tij kur vrojtohet nga Toka është rrjedhim i shpërhapjes së dritës. Ndërrimet ditë – natë dhe anasjelltas nuk janë momentale, sikurse i kemi supozuar deri tani, por ky kalim bëhet ngadalë. Këtë interval kohe të kalimit nga dita në natë dhe anasjelltas e quajmë muzg.[24]

[1] http://sq.wikipedia.org/wiki/Big_Bang, shikuar më 19.06.2013

[2] http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=1341, shikuar më 19.06.2013

[3] Ross Amans, Dan Ragland, Origin of the Universe Theories, A look at current theories for the origin of the universe and methods used to validate these theories, Complexity and the Universe II, PH 367U, Spring 2001, faq. 12

[4] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA E PËRGJITHSHME, Shtëpia Botuese LIBRI UNIVERSITAR, Tiranë 1996, faq. 17

[5] Po aty, faq. 17

[6] Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA për klasën e IV të shkollave të mesme, Prishtinë 1994, BOTIMI I TRETË, ENTI I TEKSTEVE DHE MJETEVE MËSIMORE I KOSOVËS, faq. 161

[7] Po aty, faq. 99

[8] Po aty, faq. 99

[9] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA……….. faq. 8

[10] Po aty, faq. 8

[11] http://www.nasa.gov/audience/forstudents/5-8/features/orbit_feature_5-8.html, shikuar më 01.07.2013

[12] JAHJA, MREKULLITË E KURANIT (Përkthimi: Dritan Senja), Qershor 2010, Secil Ofset 100. Yıl Mah. MASSİT Matbaacılar Sitesi 4. Cad. No: 77 Bağcılar -Istanbul / Turkey, faq. 18

[13] Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA……….. faq. 68

[14] http://www-history.mcs.st-and.ac.uk/Biographies/Newton.html, shikuar më 03.07.2013

[15] http://www.physicsclassroom.com/class/circles/u6l3c.cfm, shikuar më 03.07.2013

[16] Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA……….. faq. 72

[17] Dr. ABDUL – MEXHID EZ ZINDANI, NJËSHMËRIA E KRIJUSIT Botoi shtypshkronja: PHOENIX, Prishtinë 2000, faq. 426 – 427

[18] Po aty, faq. 427

[19] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA……….. faq. 286 – 287

[20] Dr. ABDUL – MEXHID EZ ZINDANI, NJËSHMËRIA……….. faq. 457

[21] http://www.enchantedlearning.com/subjects/astronomy/sun/rotation.shtml, shikuar më 10.07.2013

[22] http://www.physicalgeography.net/fundamentals/6h.html, shikuar më 13.07.2013

[23] Dr. ABDUL – MEXHID EZ ZINDANI, NJËSHMËRIA……….. faq. 135 – 136

[24] Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA……….. faq. 41 – 42

M.sc. Artan S. Mehmeti

FAKTE SHKENCORE NË KURAN (2)

Fakte shkencore nga fusha e biogjeografisë (biologjisë)

Biogjeografia është disiplinë shkencore që e studion shtresën e biosferës, përkatësisht botën bimore dhe shtazore, shpërndarjen e tyre në hapësirë, si dhe varësinë e tyre nga mjedisi gjeografik. Kurani i shenjt, jep fakte konkrete dhe të sakta nga shkenca e biogjeografisë, të cilët këta shkencëtarë i kanë vërtetuar nëpërmjet dhe studimeve dhe aparaturave të ndërtuara për këtë qëllim.

Prejardhja e jetës

Kurani famë lartë e tregon shumë qartë se Toka dhe planetët bashkë më Diellin kanë qenë të bashkuar dhe më pas ato janë ndarë, gjithashtu Kurani na tregon se jeta në planetin Tokë e ka prejardhjen prej ujit. Zoti xh.sh. për prejardhjen e jetës në Tokë, na tregon në Kuran ku thotë:

“A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e Toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja, ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi… (Enbija 30)”

Shkencëtaret praktikisht kanë vërtetuar se Toka dhe qiejt kanë qenë të bashkuar dhe pastaj Toka është ndarë nga qiejt. Ata mendojnë se Toka dhe Sistemi ynë Diellor janë formuar nga pluhuri kozmik i cili ishte rezultat i shpërthimit të madh. Ky shpërthim madhështor që shënoi fillimin e gjithësisë u emërua “Shpërthim i Madh” (Big Bengu) dhe teoria filloi të quhej teoria e Big Bangut.[1] Gjithashtu shkencëtarët kanë vërtetuar se jeta në Tok ka filluar në ujë, si dhe uji është bazë për jetën e çdo gjeje në tok: mikroorganizmat, botën bimore dhe shtazore, si dhe jetën e njeriut.[2]

Dheu (Toka)

Bazuar në literaturën pedologjike, shohim se nëse toka ka mungesë uji ajo është jo produktive dhe e vdekur, mirëpo nëse mbi këtë tokë të vdekur bie shi apo e ujitim atëherë kësaj toke do i kthehet jeta d.m.th. behet e mundur që të mbijnë të gjitha llojet e bimëve.[3] Këtë që e thamë më lart për dheun – tokën, Zoti xh.sh. na ka treguar në Kuran përmes disa ajetëve ku thotë:

“…në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj… (Bekare 164)”

Roli i ujit në zhvillimin e bimës

Bimët e marrin ujin nga toka. Toka nga ana e saj përfaqëson një kompleks lëndësh organike dhe grimcash dheu të veshura nga një cipë uji dhe lëndësh minerale të tretura në të. Hapësirat e mëdha ndërmjet këtyre grimcave janë të mbushura me ajër. Në këto hapësira të tokës depërtojnë qindra dhe mijëra qime rrënjore si dhe disa zgjatime fijezore kërpudhore që quhen mikoriza, të cilat dalin nga qelizat e sipërfaqes së rrënjëve. Me këtë sipërfaqe të madhe të krijuar nga qimet rrënjore dhe mikorizat, rrënjët mund thithin nga toka sasi të konsiderueshme uji.[4] Zoti xh.sh. në Kuran për rolin e ujit në zhvillimin e bimës thotë:

“…E ti e sheh tokën e tharë – të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme. (Haxh 5)”

Riprodhimi i bimëve

Për bimët është karakteristikë mënyra e riprodhimit në dy mënyra: Mënyra e riprodhimit joseksual, dhe Mënyra e riprodhimit seksual. Mënyra e riprodhimit joseksual – Kur një pjesë bime zhvillohet duke prodhuar një bimë të re, thuhet se kryhet shumimi ose riprodhimi joseksual i bimës. Ky shumim quhet edhe shumim vegjetativ (nga “vegjetae”= bimë), pasi është karakteristik për bimët. Duke qenë se rritja e bimëve është e papërcaktuar, atëherë nga secili meristem i saj  potencialisht mund të zhvillohet një bimë e plotë. Kjo do të thotë se shumimi vegjetativ i bimës kryhet shumë lehtë me grupe qelizash me veti embrionale, pra me klone. Për këtë arsye në shumë lloje bimore, një bimë e re mund të zhvillohet nga copa apo pjesët bimore. Mënyra e riprodhimit seksual – Për riprodhimin seksual të bimët janë specializuar struktura të veçanta riprodhuese sikurse është lulja.[5] Riprodhimin e bimëve Zoti xh.sh. na ka tregon në Kuran thotë:

“Dhe Ai është, i cili Tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit fryt bëri dy lloj (çift),… (Rad 3)”

Ekzistimi i bashkësive bimore

Bimët rreth nesh janë të përshtatura për të jetuar në Tokë ashtu sikurse janë përshtatur edhe insektet dhe kafshët vertebrore. Biologët llogarisin që ndër bimët që popullojnë Tokën, numri i llojeve në grupe të ndryshme të tyre. Numri i përgjithshëm i llojeve bimore në rruzullin tokësor llogaritet të jetë rreth 350.000, nga të cilat deri tani janë përshkruar rreth 256.000 lloje.[6] Për këtë që e thamë lidhur më bashkësitë e bimëve Zoti xh.sh. Kuran thotë:

“…lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.        (Ta Ha 53)”

Riprodhimi i shtazëve

Në ajetet e sures Nexhm, Zoti xh.sh. thotë:

“Dhe Ai është që krijoi llojet – mashkullin dhe femrën. Nga pika e farës që hidhet.    (Nexhm 45 – 46)”

Shumica dërmuese e llojeve të organizmave shtazorë krijohen me shumim seksual. Kështu, me bashkimin e gametit mashkullor (spermatozoidit) me gametin femëror (qelizën vezë) krijohet organizmi i ri – zigota. Rëndësia e shumimit seksual rezulton në mundësinë e krijimit të llojllojshmërisë së madhe të pasardhësve.[7]

Ekzistimi i bashkësive shtazore

Fauna tokësore jeton në sipërfaqe të tokës, megjithëse disa mamatë (lloje të brejtësve) jetojnë në thellësi deri 5 – 6 m, ndërsa disa shtazë të shpellave dhe ujërave nëntokësore hasen në thellësi edhe nën 100 m. Llojet shtazore hasen edhe në masivet e larta malore. Kështu, p.sh. ujku mund të jetoj edhe në lartësi mbidetare prej 5600 m, Capra siberica (dhia e egër) deri 5800 m, disa kolibra në malin Çimarozo (Amerikën Jugore) strofullat e tyre i ndërtojnë në lartësi prej 5400 m. Në pikëpamje sistematike, kat egoritë e larta të botës shtazore më tepër hasen në ambientin ujor se sa në atë tokësor, kështu që nga afër 60 klasat, në dete dhe oqeane nuk janë të përhapura vetëm 3 prej tyre (ujëtokësorët, qindkëmshit dhe Protrochetet të cilat bëjnë lidhjen në mes të krimbave dhe nujorëve). Deri më sot janë të njohura mbi 1 milion lloje shtazore të ndara në disa grupe sistematike ashtu edhe në atë zoogjeografike, më së miri janë të hulumtuar kurrizorët. Sot janë të njohur afër 40.000 lloje të kurrizorëve dhe atë: gjitar afër 8.000, shpezë afër 10.000, zvarranikë afër 4.000, ujëtokësor afër 2.000 dhe peshq afër 16.000 lloje.[8] Rreth ekzistimit të bashkësive shtazore Zoti xh.sh. në kuranë thotë:

“Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve)… (Enam 6)”

[1] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA E PËRGJITHSHME, Shtëpia Botuese LIBRI UNIVERSITAR, Tiranë 1996, faq. 128 – 129

[2] Dr. Fadil Millaku, Biologjia (ligjërata) UNIVERSITETI I PRISHTINËS, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Prishtinë 2006

[3] Dr. sc. Shpejtim Bulliqi, Pedologjia, (ligjërata), UNIVERSITETI I PRISHTINËS, FSHMN, Departamenti i Gjeografisë, Prishtinë 2006

[4] PROCESE FIZIOLOGJIKE TË BIMËVE, (http://data.planetar.edu.al/files/BA570.docx), shikuar më 21.06.2014

[5] Dr. Fadil Millaku, Biologjia (ligjërata)

[6] Dr. Fadil Millaku, Biologjia (ligjërata)

[7] Dr. Ismet Bajraktari, Dr. Haqif Qerimi, Dr. Fetah Halili, Mr. Agim Gashi, BIOLOGJIA 11, SHTËPIA BOTUESE LIBRI SHKOLLOR, Prishtin 2004, faq. 57

[8] Dr.sc Shpetim Bulliqi, PEDOGJEOGRAFIA (ligjërata)

M.sc. Artan S. Mehmeti

FAKTE SHKENCORE NË KURAN (1)

Kurani ka shumë ajete që na tregojnë për veçorit shkencore, të cilat e vërtetojnë se Kurani është me të vërtetë libër i shenjt. Prej shumë veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm i këtyre fakteve shkencore të lartë përmendura, njeriu i ka zbuluar vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit XX, e të cilat janë shpallur në Kuran 1400 vjet më parë. Këto fakte shkencore në kohen e Muhammedit a.s., as që mund të perceptoheshin apo imagjinoheshin. Këto fakte shkencore e vërtetojnë edhe më tepër prejardhjen hyjnore të Kuranit. Kjo, gjithashtu, provon se Muhammedi a.s është me të vërtetë një profet i dërguar prej Zotit.

Zoti xh.sh., i thërret njerëzit të studiojnë dhe reflektojnë rreth qiejve, tokës, maleve, yjeve, bimëve, farave, kafshëve, ndryshimeve të natës me ditën, krijimit të njeriut, shiun dhe shumë gjëra të tjera të krijuara. Duke i eksploruar këto fakte, njeriu arrin ta njoh aftësinë artistike të krijimtarisë së Zotit. Më këto krijime njeriu arrin që ta njeh Krijuesin e tij, i Cili krijoi të gjithë universin dhe çdo gjë që ndodhët në të nga asgjëja.

Edhe pse në Kuran gjejmë shumë fakte shkencore, të cilat janë zbuluar në mënyrë të plotë më ndihmën e teknologjisë bashkëkohore, Kurani nuk është një libër shkencor, e as që mund të pretendojmë një gjë të tillë. Qëllimi i shpalljes së tij është udhëzimi i njerëzve drejt së vërtetës, dhe nuk është shtjellimi i fakteve shkencore, apo shpjegimi i dukurive natyrore.

Fakte shkencore nga fusha e gjeografisë

Kurani i cili ka zbritur në gjysmën e parë të shekullit të VII pas erës sonë, jep fakte konkrete dhe të sakta në të cilën shkenca e gjeografisë dhe ato që kanë lidhje të ngushtë me to i kanë verifikuar nëpërmjet teorive dhe aparaturave të ndërtuara për këtë qëllim.

Shtresat e Tokës

Brendësia e Tokës është e ndare ne disa shtresa të cilat janë emërtuar në varësi të veçorive sizmike dhe kimike. Toka ndahet në këto shtresa: 1. korja e Tokës, 2. manteli i sipërm, 3 astenosfera, 4. manteli i poshtëm, 5. shtresa e guetenbergut ose shtresa D, 6. bërthamën e jashtme, 7. bërthamën e brendshme (bërthamëzën).[1] Shkenca po e vërteton se Toka është e përbërë me shtresa të cilat shtrihen njëra mbi tjetrën dhe këto janë në funksion të përbashkët, këtë e shohim edhe në Kuran. Zoti xh.sh. në Kuran për shtresat e Tokës thotë:

“All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej e edhe prej tokës aq sa ata,… (Talak 12)”

Forma e korës së Tokës dhe lëvizja e saj

Në të kaluarën u mendua se malet ishin thjesht zgjatje që ngriheshin mbi sipërfaqen e Tokës. Megjithatë, shkencëtarët kuptuan se kjo hipotezë nuk ishte e vërtetë, mirëpo kishin zbuluar dhe vërtetuar se malet i kanë rrënjët poshtë në mantel dhe këto rrejnë janë 10 – 15 herë më të mëdha nën sipërfaqen e tokës se sa lartësia e tyre mbi sipërfaqen e Tokës.[2] Nga kjo që u cek më lartë, kuptohet lehtësisht se malet kanë formën e shtyllave të ngulitura në mantel. Këto rrënjë mund të jua kalojnë disa herë ngritjeve të tyre në sipërfaqen e Tokës. Kjo e arritur shkencore nga ana e gjeologëve është zbuluar për herë të parë në gjysmën e dytë të shekullit XIX – të. Kurani, i cili i zbriti Muhammedit a.s., nga Zoti xh.sh katërmbëdhjetë shekuj më parë, malet i përshkruan kështu:

“A nuk e bëmë Ne Tokën të përshtatshme (për jetë), Ndërsa kodrat shtylla? (Nebe 6 – 7)”

Tektonika e pllakave është një hipotezë gjeologjike që i shpjegon lëvizjet tekto – magnetike që ndodhin në brendësi të kores së Tokës, dhe në sipërfaqen e saj.[3] Në Kuran është përmendur “lëvizja e maleve”. Sot, shkencëtarët bashkëkohorë për këtë lëvizje përdorin termin “lëvizja kontinentale.” Zoti xh.sh për lëvizjen e maleve në Kuran thotë:

“E i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë,…           (Neml 88)”

Shkencëtaret gjithashtu kanë zbuluar se malet kanë rolë të rëndësishëm në stabilizimin e korës së Tokës, d.m.th. se korja e Tokës gjithmonë ka qenë dhe është në lëvizje. Gjithashtu nga kjo që u cek më lartë, kuptuam se malet kanë formën e shtyllave të ngulitura në mantel. Teoria moderne e pllakave tektonike e tregon se malet shërbejnë si stabilizues për Tokën. Për rolin e maleve si stabilizuese të Tokës Zoti xh.sh në Kuran thotë:

Dhe Ai vuri kodra (të forta) në Tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju,… (Nahl 15)”

Shtresat e formacioneve gjeologjike (llojet e shkëmbinjve)

Shtresa e Tokës (litosfera) është ndërtuar nga llojet e ndryshme të shkëmbinjve të cilët ndërmjet veti dallohen për nga mënyra e formimit, struktura, madhësia forma dhe ngjyra. Ka një numër të madh të kombinimeve të shtresave të ndryshme gjeologjike, në pjesët e ndryshme të Tokës. Këto që i thamë më lartë, Zoti xh.sh. na i ka tregu në Kuran, ku thotë:

“…nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza. (Fatir 27)”

Mali Tur (Sinai)

Mali Tur (Sinai), ndodhet në rrafshnaltën Et – Tin, në Gadishullin e Sinait, përkatësisht në pjesën jugore të tij.[4] Mali Tur (Sinai) është i shenjtë për tri fetë (Jeduhizmit, Krishterimit dhe Islamit), për arsye se në këtë mal Zoti xh.sh. i ka folur të dërguarit të vetë Musait a.s, dhe ia ka zbritur Teuratin. Të tri fetë e besojnë Musain a.s. si profet. Zoti xh.sh. e përmend këtë mal duke u betuar për të, ku thotë:

“Pasha Turin. (Tur 1)”

Pika më e ulte e Tokës

Në ajetet e mëposhtëm bëhet fjalë për pikën më të ulët të Tokës kontinentale që është – 418 m të lartësisë mbidetare dhe gjithnjë është duke rënë,[5] si dhe disfatën e Bizantit nga Perset që ka ndodhur po në këtë vend. Gjithashtu këto ajete tregojnë se Perandoria Bizantine, pas disfatës së rëndë që kishte pësuar prej ushtrisë perse, do të triumfonte shumë shpejt, ku pas disa viteve Perandoria Bizantit korri fitore nga ajo Persiane.[6] Për këto fenomene, Zoti xh.sh në Kuran thotë:

Elif, Lam, Mim. Bizantinët (rumët) u mundën, në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë, brenda pak viteve… (Rum 1 – 4)”

Atmosfera (kupa qiellore) mburojë e Tokës

Atmosfera mbron Tokën nga efekti provelues i rrezeve të Diellit, si dhe rregullon shpërndarjen e temperaturës në sipërfaqen e Tokë. Shtresa e ozonit mbron Tokën nga rrezet ultraviolet. Meteorët kur arrijnë në atmosferën e Tokës, nga fërkimi nëpër ajër gjatë shpejtësisë së madhe ndizen dhe digjen. Brezi Van Alen e mbron Tokën nga efektet shkatërruese dhe dëmtuese të hapësirë. Pra pa atmosferë nuk do kishte jetë në Tokë. Për këtë Zoti xh.sh na tregon në Kuran ku thotë:

“Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt,… (Enbija 32)”

Krijimi i reve dhe reshjeve

Procesi i formimit të shiut kalon në tri procese (faza) të cilat janë: Së pari, avulli i ujit më ndihmën e erës ngritën lartë në qiell; Së dyti, më ndihmën e erës retë e vogla bashkohen njëra më tjetrën dhe formojnë lloje të ndryshme të reve; dhe së Treti kur pikat e ujit të cilat formojnë retë bëhen shumë të renda, atëherë nga këto re fillojnë të bien në Tok në formë shiu, bore, breshëri.[7] Të njëjtin proces të formimit të shiut Zoti xh.sh., përmes ajetit kuranor në të cilin thotë:

“All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrinë lart si të dojë, i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi… (Rum 48)”

Lëvizjet shumë të forta konvektive në komulonimbuse janë shkak që në pjesët e këtyre reve të grumbullohet elektriciteti pozitiv dhe negativ. Lëvizja jashtëzakonisht e vrullshme e elektricitetit nëpër ajër në të shkakton një nxemje shumë të madhe dhe e benë atë të dukshme, sikurse të xixa elektrike. Kjo dukuri e dukshme, e zbrazjes elektrike quhet rrufe. Krisma e rrufesë është vetëm zëri momental, mirëpo zëri zgjatë një kohë, dhe kjo quhet bubullimë.[8] Zoti xh.sh. për vetëtimat thotë:

“Ai është që u shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura. (Rad 12)”

Sasia e shiut

Sasia e shiut është e lidhur ngushtë më procesin e qarkullimit të ujit në natyrë. Nga të dhënat e ndryshme meteorologjike del se sasia e shiut (reshjeve), në gjithë pjesët e Tokës nuk është e njëjtë, ajo ndryshon nga një kontinent në kontinentin tjetër, nga një regjion në regjionin tjetër, nga një shtet në shtetin tjetër aspo nga një vendbanim në tjetrin. Për sasinë e shiut Zoti xh.sh. në suren Zuhruf thotë:

“Dhe Ai që lëshon nga qielli ujë (shi) me masë…(Zuhruf 11)”

Formimi i rrymave ajrore (erës),

Ndryshimet në nxemjën në ekuator dhe pole shkaktoj edhe ndryshime në shtypjet ajrore. Për këtë arsye në atmosferën mbi sipërfaqe tokësore formohen disa rryma ajrore të përhershme, të cilat e përbëjnë qarkullimin e përgjithshëm të rrymave ajrore në atmosferë. Ky qarkullim mund të përkufizohet edhe si erëra të përhershme mbi sipërfaqe e tokësore.[9] Zoti xh.sh na tregon në Kuran për qarkullimin masave ajrore (erërave), ku thotë:

“…edhe në qarkullimin e erërave… (Xhathije 5)”

Erërat mbarësuese

Siç shihet nga fazat e formimit të reve dhe shiut, erërat “mbarësojnë” avullin e ujit që noton në ajër me, me grimcat e pluhurit që ndodhën në ujë e që quhen aerosole. Gjithashtu era e bartë polenin nga njëra bimë tekë tjera, dhe kështu i mbarëson ato.[10] Këtë rolë të erës Zoti xh.sh na ka tregu në Kuran ku thotë:

“Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë. (Hixhr 22)”

Erërat si paralajmëruese të reshjeve

Nëse një vend ka kohë të qetë, d.m.th. kohë më diell, dhe në një moment fillon të fryjë erë, atëherë në atë vend pritet ndryshimi i kohës. Në fillim paraqitem vranësirat, dhe pas një kohe në atë vend do të kemi reshje. Këto që i thamë më lartë Zoti xh.sh. na ka treguar në Kuran ku thotë:

“Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha,… (Araf 57)”

Erërat e fuqishme

Stuhitë e fuqishme formohen nëpër oqeane dhe njihen me emra të ndryshëm si p.sh. ciklone, tajfune, uragane, tornado, furtunë, shtrëngatë, tufanet, trumbetat, etj. Zoti xh.sh për këto erëra të fuqishme dhe shkatërrimtare në Kuran thotë:

“Pasha erërat që fryejnë një pas një (pandërprerë)! Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë. (Murselat 1 – 2)”

 Një lloj i këtyre erërave të fuqishme e që njihen me emrin tufanet dhe trumbetat, gjatë udhëtimit të tyre bartin sasi të mëdha pluhuri, rëre etj.[11] Edhe këto erëra Zoti xh.sh. i përmend në Kuran përmes ajetit në të cilin thotë:

“Për erërat që ngrejnë dheun dhe e shpërndajnë. (Dharijat 1)”

Oqeanet

Shkenca ka zbuluar se në vendin ku takohen dy dete ekziston një barrierë (pengesë) ndarëse, e cila bën të mundur që secili prej dy deteve të ruajë temperaturën, dendësinë dhe kripësinë e tij. P.sh. uji i detit Mesdhe është më i ngrohtë, më i kripur dhe me dendësi më të vogël se uji i oqeanit Atlantik.[12] Kurani i Shenjtë e përmend këtë barrierë midis deteve, të cilët nuk e kalojnë atë. Zoti thotë në Kuran:

“…në mes dy deteve bëri ndarje… (Neml 61)”

Oqeani botëror, në mënyrë vertikale është i ndarë në 5 shtresa: 1. Zona e rezeve të diellit (Epipelagic Zone), nga 0 deri 200 m, 2. Zona e Muzgut (Mesopelagic zone), nga 200 deri 1.000 m, 3. Zona e mesnatës (Bathypelagic Zone) nga 1.000 m deri 4.000 m, 4. Zona e pa fundmë (Abyssopelagic zone) nga 4.000 deri 6.000 m, 5. Zona Hadal nga 6.000 deri më shumë se 10.000 më thellësi.[13] Për këtë Zoti xh.sh. në Kuran thotë:

“Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet… (Nur 40)”

Ky ajet përmend edhe errësirën në thellësinë e detit, errësirë ku nuk mund të shikosh as dorën tënde. Errësira në dete haset në thellësi nga 200 m e poshtë.[14]

Grykëderdhja e lumenjve në det

Grykëderdhja e lumenjve në det (Estuaries), është vendi ku takohet uji i ëmbël i lumenjve më ujin e kripur të detërave. Ujin e ëmbël nga ai i kripur në grykëderdhjet e lumenjve e ndanë një zonë e cila është e përbërë nga disa shtresa ndarëse. Ky informacion është zbuluar nga Wollast dhe Duinker në vitin 1982,[15] kurse Zoti xh.sh. na ka treguar para 14 shekujve, në Kuran ku thotë:

“Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen. (Furkan 53)”

Ujërat nëntokësore, burimet dhe lumenjtë

Ujërat nëntokësore quhen të gjitha ujërat që ndodhën poshtë sipërfaqes së Tokës. Burimi kryesor i ushqimit të ujërave nëntokësore janë reshjet atmosferike. Për këto ujëra Zoti xh.sh, na tregon në Kuran ku thotë:

“Ne lëshuam me masë ujë nga qielli dhe atë e përqendrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim atë (ujin). (Muminun 18)”

Dalja e ujërave nëntokësore mbi sipërfaqen tokësore quhet burim. Për këtë Zoti xh.sh. në Kuran thotë:

“A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në Tokë nëpër burime, (Zumer 21)”

Burimet karstike janë të pranishme në sipërfaqet tokësore ku janë të zhvilluara format karstike. Karst quhet procesi i tretjes prej ujit i disa shkëmbinjve, gjatë të cilit lindin forma të veçanta karestore të relievit dhe formohen tipe të ndryshme boshllëqesh.[16] Për burimet karstike, Zoti xh.sh. na tregon në Kuran ku thotë:

 “…sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë… (Bekare 74)”

Shumica e të gjithë lumenjve në sipërfaqen e Tokës formohen nga burimet që ushqehen prej ujërave nëntokësore. Ka disa lumenj që formohen nga reshjet e shiut, mirëpo shumica e këtyre lumenjve janë të përkohshëm. Disa lumenj formohen edhe nga shkrirja e borës dhe akullit i cili ndodhet në majat e larta të maleve. Zoti xh.sh në Kuran na tregon për formimin e lumit ku thotë:

“A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, (Zumer 21)”

[1] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA E PËRGJITHSHME, Shtëpia Botuese LIBRI UNIVERSITAR, Tiranë 1996, faq. 129 – 133

[2] http://www.miraclesofthequran.com/scientific_25.html 20.8.2014

[3] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA……….. faq. 325 – 326

[4] ATLAS GJEOGRAFIK, TRIMAKS, Shkup 2008. faq. 66

[5] http://sq.wikipedia.org/wiki/Deti_i_Vdekur 30.8.2014

[6] http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=847 (Dr. Milazim Krasniqi) 30.08.2014

[7] Dr. Marko Milosavleviq, METEROLOGJIA……….. faq. 122

[8] Po aty, faq. 228

[9] Po aty, faq. 181

[10] http://www.miraclesofthequran.com/scientific_47.html 03.09.2014

[11] Dr. Marko Milosavleviq, METEROLOGJIA……….. faq. 224

[12] I.A. Ibrahim, UDHËZUES I ILUSTRUAR MBI ISLAMIN, CIMS – Aleksandri – Egypt, Prishtinë – Kosova 2006, faq. 20

[13] http://www.learner.org/courses/envsci/unit/pdfs/unit3.pdf 05.09.2014

[14] Po aty

[15] http://www.amap.no/documents/doc/Basic-circulation-and-salinity-distribution-in-salt-wedge-partially-mixed-well-mixed-and-fjord-type-estuaries-as-defined-by-Wollast-and-Duinker-1982-Numbers-and-shading-show-salinity-values/340 05.09.2014

[16] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA……….. faq. 287

M.sc. Artan S. Mehmeti

Të kërkuarit e diturisë sipas Islamit

Feja Islame e cila u shpall para 1400 viteve përmes pejgamberit Muhammed a.s., i nxit besimtaret në kërkimin e diturisë, si dhe e urren paditurin dhe injorancën.

Zoti xh.sh. përmes Kuranit ju bënë thirrje besimtarëve në kërkimin e diturisë, e atë jo vetëm një herë po më dhjetëra herë, ku në disa raste në formë këshille, nxitje, apo edhe në formën urdhërore. Gjithashtu Zoti xh.sh. e ngre lartë pozitën e dijetarit, bile edhe më pozitë edhe më të lartë se të atij muslimani që lufton në rrugën e Tij. Edhe Muhammedi a.s. ju bënë thirrje muslimaneve që ti përkushtohen kërkimit të diturisë. Këtë e vërtetojnë më dhjetëra hadithe ku i Dërguari a.s. herë i nxitë, herë i urdhëron, dhe e herë i këshillon, në kërkimin e diturisë, mjafton ta cekim hadithin e të Dërguarit a.s. ku thotë: Kërkoni diturinë nga djepi deri në varr”.

Siç do të shohim edhe më poshtë, Zoti xh.sh. në Kuran, si dhe Muhammedi a.s. në hadithet e tij, ju kanë tregu muslimaneve për vlerën e diturisë që ka për besimtarin në veçanti dhe besimtaret në përgjithësi.

Të nxitur nga Kurani, si dhe hadithet, shumë musliman ju përkushtuan arritjes së diturisë, d.m.th. filluan të merren më shkencë. Këta nuk studiuan vetëm shkencën islame, por edhe shkencat natyrore si dhe ato humane – shoqërore. Rezultat e këtyre muslimanëve nuk munguan, arritjet e tyre shkencore kontribuuan në zhvillimin e shkencës moderne. Sot janë të njohur me qindra musliman që ndihmuan zhvillimin e shkencës. Më zbulimet e këtyre muslimanëve, janë vu edhe themelet e disa shkencave, siç është ajo e algjebrës.

Në këtë punim jemi mundur që ta trajtojmë rolin dhe nxitjen e diturisë, si dhe marrjen më hulumtime shkencore sipas fesë Islame.

Vlera e diturisë në Islam

Islami i kushton rëndësi të veçantë diturisë, meqë është bazë për përparimin e njerëzve në këtë botë dhe në botën tjetër. Vetë fakti se fjala e parë e shpallur ishte “lexo”, tregon për vlerën dhe nivelin në të cilin e ngre Islami diturinë. Në Kuran fjala dituri përmendet në 660 vende. Vlera e diturisë peshohet me vlerën e adhurimeve që bëjmë ndaj Allahut të Madhërishëm. Nuk ka asnjë adhurim në Islam i cili nuk realizohet pa dituri dhe të gjitha adhurimet që bëhen pa dituri, në fakt janë të destinuara që të shkatërrojnë jetën tonë dhe në këtë mënyrë të cenojnë integritetin e zemrës sonë.[1]

Pejgamberit që s’dinte shkrim – lexim i zbret shpallja e parë në shpellën Hira, gjë që është lidhje e tokës me qiellin dhe na­ty­risht në rend të parë edhe lidhje e qiellit me tokën, pas një periudhe e cila zgjati dhe qëndroi gjashtë shekuj (Ajo është periudha ndërmjet Pejgamberisë së Isait a.s. dhe Muhammedit a.s.). Shpallja nuk fillon me urdhrin e adhurimit, njohjen e Allahut të Madhërishëm dhe nën­shtrimin atij, apo thirrjen në Allahu xh.sh., të cilat janë prej gjërave pozitive; apo braktisjen e idhujve dhe putave, vajtimin e xhahilijetit, dokeve dhe zakoneve të tij, të cilat janë prej gjërave negative, gjë që plotësisht do të ishte me vend, por shpallja fillon me fjalën “Lexo”.[2]

Njeriu nëpërmjet arsimit dhe shkencës e kupton qëllimin e krijimit të tij dhe e njeh vetveten,e kupton gjithësinë dhe e njeh Krijuesin e tij. Kjo ka qenë edhe arsyeja se Muhammedit a.s. ajetet e para i kanë zbritur për hulumtim, studim dhe shkencë, e jo në adhurim.[3]

“Lexo, me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë). Krijoi prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte. (Alek 1)”

Kjo është jehona e parë e cila e lartëson vlerën e lapsit, e çmon vlerën e diturisë dhe i shpall luftë analfabetizmit negli – zhent. Allahu i Madhërishëm i lartësoi aq tepër gradat e dijetarëve, saqë i bashkëngjiti me Veten e Tij dhe melekët në dëshmi – min e Njëshmërisë së Tij dhe konfirmimin e drej­tësisë së Tij:[4]

“Allahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është zbatues i drejtë-sisë. Nuk ka zot, përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit. (Ali Imran: 18)”

Ai i cili analizon ajetet e Kuranit kupton qartë se Islami e obligon muslimanin të studioj dhe ia obligon shkencën dhe arsimimin. Në personalitetin e muslimanit shkenca dhe arsimi janë dy pjesë të pandashme. Në islam feja është shkencë dhe dituri, dituria dhe shkenca janë fe, që do të thotë Islami bënë bashkimin e shkencës me fenë. Prej qëllimeve kryesore të islamit është edukimi dhe arsimimi i njeriut, me fjalë tjera kompletimin e njeriut në të gjitha aspektet si në aspektin truporë ashtu edhe në atë shpirtërorë pasi që dihet se njeriu udhëhiqet prej mendjes dhe zemrës e jo prej syrit dhe veshit.[5]

Në Islam shumë ajete Kuranore dhe thënie të Muhamedit a.s., tregojnë për vlerën që Islami i jep diturisë.

Ajetet të cilat flasin për vlerën e diturisë janë të shumtë po ne do i përmendim vetëm disa:

 “Po, Allahut i kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët.”(Fatir 28)

“…Thuaj: ‘A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?’ Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.”(Zumer 9)

A është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën. (Rad)”

Për sa u përket haditheve të cilat na tregojnë për vlerën e diturisë për muslimanet, ato të jenë të shumtë. Pejgamberi a.s. në disa hadithe ka thënë: “Vlera e diturisë është më e madhe se vlera e adhuri­mit.” (Transmeton Bezzari);

“Dituria e paktë është më e dobishme se adhurimi i shum­të.” (Transmeton Taberaniu);

“Vlera e dijetarit ndaj adhuruesit, është si vlera ime ndaj njeriut më të ulët prej jush.” (Trans­me­ton Tirmidhiu);

“Nëse ngrihesh në mëngjes dhe e mëson një ajet prej librit të Allahut, është më e dobishme për ty sesa të falesh njëqind rekate. Nëse ngrihesh në mëngjes dhe e mëson një çështje shkencore, pa marrë parasysh se a veprohet apo jo me të, është më e dobishme për ty sesa të falesh njëmijë rekate.” (Transmeton Ibën Maxhe).

 “Kush i mëson dikujt dituri, ai do të marrë shpërblimin e atij që punon sipas saj duke mos i munguar aspak shpërblimi edhe atij që vepron sipas saj.” (Sehl ibn Muadhi transmeton nga Enesi, i cili transmeton nga babai i tij).

Siç shihet edhe më lartë Zoti xh.sh. e ka lavdëruar dijen dhe poseduesit e saj, gjithashtu i ka nxitur robët e Tij që të mësojnë. Po ashtu edhe në Sunetin e të Dërguarit të Allahut a.s. shohim se gjejmë nxitje në kërkimin e dijës.

Islami obligon në arritjen e diturisë

Mësimi dhe arsimi është baza dhe jeta e Islamit. Në historinë islame zënë vend qendror, sepse janë shtyllat themelore të kulturës e të civilizimit islam. Mësimi dhe arsimimi në Islam janë të përcaktuar me fjalën e Zotit xh.sh në Kuranin madhërishëm, me thëniet e Pejgamberit a.s. në hadithet, dhe janë të urdhëruara për të gjithë muslimanët “prej djepit deri në varr”.[6]

Natyra e Islamit ia imponon popullatës, e cila e ka për­qafuar atë, që të jetë popull i arsimuar, popull në të cilën do të jetë e lartë përqindja e intelektualëve dhe do të ulet, apo do të zhduket krejtësisht, përqindja e analfabetëve.[7] Nëse njeriu dëshiron të arrijë imanin e rregullt, është i obliguar ta studioj shkencën.[8]

Feja islame qysh në fillim, të detyron të mësosh me shpalljen e parë: “Ikre’ bismi Rabbike… (Alek 1”) “Lexo, në emër të Zotit tënd… (Alek 1”). Më këtë dhe shumë ajete tjera Kurani udhëzon në udhëtime, hulumtime dhe kundrime të gjithësisë dhe të njeriut në gjithësi, në makro – e mikrokozmos në mënyrë që të zbulohet harmonia dhe ligjet e kësaj bote të krijuar dhe t’i hapë rrugën mendjes dhe zemrës së njeriut kah Krijuesi. Aty është, sipas fesë islame qëllimi i jetës dhe fatit në këtë botë kalimtare, si parakusht i lumturisë për në botën e amshueshme. Sipas disa muffesireve, feja Islame, është e vetmja nga fetë botërore e cila insiston në arritje të diturisë, duke përmendur në Kuran në më shumë se pesëqind vende “akl” – logjikë, kurse “kalb”zemër në katërqind vende. Ata e arsyetojnë këtë me faktin esencial se shpallja e më hershme u drejtohet fiseve të caktuara, kurse feja Islame si fe e fundit vjen në shekullin e shtatë kur logjika dhe provoja njerëzore kishte përparuar deri në atë masë sa që njerëzit të munden në të ardhmen ta zbulojnë vetë të vërtetën për Zotin xh.sh. me anë të njohjes së botës dhe përjetimit religjioz, pa shpallje të veçantë dhe pa mrekulli, të cilat më përpara i kanë përcjellur pejgamberet, që më lehtë t’i bindin popujt tek të cilit ishin dërguar.[9]

Sa i përket obligueshmërisë së të kërkuarit të diturisë, Pejgamberi a.s. shprehet: “Kërkimi i diturisë është farëz (obligim) për çdo myslimanin”. Obligimi i të cekurit në këtë hadith, përfshinë të gjithë muslimanët pa dallim, ngase obligimi është kolektivë. Për çdo musliman apo muslimane është detyrë të zotëroj dituri rreth obligimeve të domosdoshme – primare – që lidhet me jetën besimtare, me moralin dhe dispozitat themelore të jetesë. Në aspektin juridik islam, kjo dituri themelore përfshihet në kategorinë e “Farzit ajn”, gjë që do të thotë se kjo dituri është obligim i çdo individi besimtar. Njeriu vlerësohet si gjynahqar, kur nuk e zotëron këtë dituri themelore fetare – morale, apo është zotëruesi i saj por nuk e zbaton atë.[10]

Islami në mënyra të ndryshme i motivon kërkuesit e diturisë, njëra prej tyre është thënia e Pejgamberit a.s. ku thotë: “Kush merr rrugë për kërkim të dijes, Allahu ia lehtëson atij rrugën për në xhenet.” Nga hadithi kuptojmë se prej punëve më të virtytshmëve në islam është studimi, orvatja me kërkim të diturisë dhe kjo është njëra prej rrugëve që e shpie njeriun në xhenet.[11]

Edhe as’habët (shokët) e Pejgamberit a.s., edhe gjeneratat më pas, kanë qenë shumë të përpiktë në kërkimin e diturisë, sepse kërkimi i diturisë është obligim për çdonjërin, sepse Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kërkimi i diturisë është obligim për çdo musliman”; Omeri r.a. thotë: “O ju njerëz, e keni për borxh të kërkoni diturinë, ngase për Allahun është kostum i dashurisë. Ai që kërkon një derë të diturisë, Allahu do ta mbulojë me atë kostum të Tij”; Një njeri e kishte pyetur Ibn Abbasin për xhihadin. Ai iu ka përgjigjur: ”A nuk dëshiron të të tregoj ty diçka që është më e mirë se xhihadi? – ia ktheu ai dhe i tha: Mësyja një xhamie dhe aty mëso Kuranin, sunnetet e Pejgamberit a.s. dhe parimet e fesë”; Aliu r.a. thotë: “Dituria është më e mirë se pasuria, sepse pasurinë duhet ta ruash ti, ndërsa dituria të ruan ty; pasuria pakësohet me anë të dhënies, ndërsa dituria shtohet me anë të dhënies; dituria është gjykues, ndërsa pasuria e gjykuar; grumbulluesit e pasurisë kanë vdekur, edhe pse janë të gjallë, ndërsa dijetarët janë të gjallë sa të këtë jetë mbi tokë; trupat e tyre janë të humbur, ndërsa gjurmët e tyre në zemrat e njerëzve ekzistojnë”; Ebu Hurejre, radijallahu anhu, rrëfen se Pejgamberi a.s. ka thënë:”Kur të vdesë biri i Ademit, i ndërpriten të gjitha veprat, me përjashtim të trijave: Lëmosha në vijim, dituria që është e dobishme ose fëmija i mirë, i cili do të lutet për të”; El-Gazaliu ka thënë: “Përveç dijetarëve, të tjerët nuk llogariten njerëz, sepse veçoria që i dallon nga shtazët është dituria. Njeriu është njeri për shkak të asaj që është me vlerë dhe fisnik, jo për shkak të fuqisë fizike, ngase deveja për nga aspekti fizik është më e fuqishme se njeriu, jo për shkak të ashtit, sepse elefanti është më i fortë, jo për shkak të trimërisë, sepse luani është më trim se njeriu, jo për shkak të ngrënies ngase demi e ka barkun më të gjerë, jo për shkak të marrëdhënieve intime, sepse harabelat e nivelit më të ulët janë më të fuqishëm në marrëdhënie intime prej tij. Njerëzit nuk janë të krijuar për diç tjetër përveç për dituri dhe shkencë”.[12]

Feja e nxit shkencën

Nuk njohim ndonjë fe prej feve, e as libër prej libra­ve qie­­llor, e cila ka thirrur në përdorimin e logjikës dhe shfry­të­zi­­min e saj në të menduar dhe konkludim, lidhjen e pasojave me shkaqet dhe rezultateve me premisat, vështrim dhe për­kuj­tim, qortim të pasivizimit të aftësisë të cilën Allahu xh.sh. ia fali njeriut për të soditur atë që është rreth tij, shmangies nga dëshmitë e Allahut në persona dhe hori­zonte, vende dhe po­puj, shembuj dhe leksione që kaluan në jetën e popujve dhe ajo që u pa prej rezultateve të veprave dhe moralit, në nivel të individëve, popujve, pushteteve dhe kombeve, ashtu siç veproi për këtë Kurani.[13]

Në Kuran vazhdimisht përsëritet thirrja e besimtarëve për të kërkuar dituri, e në të njëjtën kohë aty paraqiten një mori observimesh për shumë fenomene si p.sh. si qiejt, shiun, bimët, kafshët, lindja dhe perëndimi i Diellit, shenjat gjeografike, procesi i krijimit të njeriut, planetët, etj. Për t’i eksploruar këto duhet ti studiojmë! Në ajetet që vijojnë vërehet qartë rëndësia e kërkimit të diturisë dhe përdorimit të intelektit për të kuptuar shenjat – argumentet e Allahut xh.sh. në Tokë, kudo që janë ato. Sa u përket ajeteve kuranore të cilat na thërrasin që ta studiojmë hapësirën ku jetojmë si dhe hapësirën e gjithësisë, jenë të shumtë. Ne në këtë punim i kemi zgjedhur vetëm tre prej tyre. Zoti xh.sh. për këtë çështje në Kuran thotë:

“A nuk shikojnë ata me vëmendje nga qielli se si mbi ta e kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti? Edhe tokën se si e kemi shtrirë e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura. Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen. Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren. Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluar njëri mbi tjetrin. (Kaf 6-10)”

Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente. (Bekare 164)”

“A nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar? Edhe qiellin se si është ngritur lart? Edhe malet se si janë vendosur? Edhe tokën se si është shtruar? (Gashijeh 17-20)”

Edhe pse Allahu xh.sh. u ka dhënë njerëzve atë që nuk ua ka dhënë krijesave tjera – logjikën dhe fuqinë e të menduarit, prapëseprapë kjo nuk mjafton që ai të njohë dispozitat e drejta të fesë Islame dhe të njoh këtë botë në të cilën jeton, as mundet me i gëzuar frytet dhe zbulimet shkencore. Prandaj Islami i urdhëron muslimanët që në emër të Allahut xh.sh.  të studiojnë, të mësojnë dhe t’i shfrytëzojnë të gjitha dituritë, pasiqë feja islame nuk bënë dallim në mes shkencës se është fetare apo jofetare.[14]

Islami urdhëron në një arsimim të përgjithshëm, të pa kufizuar dhe thotë: ”…Thuaj, a janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë.(Zumer, 9)”. Në këtë ajet, konkretisht me fjalën ilmun nënkuptohet shkenca në përgjithësi dhe nuk kufizohet vetëm në shkencat fetare, siç mendon dikush por qëllimi kryesor është për çdo dituri e cila e largon paditurinë, qoftë ajo të jetë dituri fetare apo për çështjet e kësaj bote. Për të vërtetuar se bëhet fjalë për shkencën në përgjithësi, mund të na shërbejë si shembull edhe hadithi i njohur i Pejgamberit a.s.:”lypnje diturinë bile edhe në Kinë”, – përpjekje që sot mund të korrespondojë me udhëtimin për në Hënë. Mbase në Kinë atëherë nuk ka pasur muslimanë, kuptohet qartë se me këtë Muhamedi a.s. ka pasur për qëllim diturinë (shkencën në përgjithësi). Kurani nxitë që të studiohet dhe të hulumtohet Toka dhe Gjithësia. Ai intelektin e njeriut e identifikon me aparatin për të menduar dhe studiuar, në realitet është pranim i arsyes dhe kërkesë që arsyeja të zhvillohet dhe të forcohet, sepse njeriu duke zhvilluar intelektin e vet do t’i njohë të vërtetat shkencore, më mirë do ta njohë Zotin xh.sh., dhe do të lirohet nga trillimet dhe përrallat. Në këtë mënyrë Islami u bë fe e logjikës, fe e arsyes, fe e shkencës, sepse Kurani për sa i përket diturisë në formë të imperativit, ka konstatuar se për lënien e shkencës pasdore do të ketë përgjegjësi edhe në botën tjetër dhe citon fjalët e atyre, të cilët intelektin e vet nuk e shfrytëzuan për të njohur të vërtetën dhe thotë: ”…sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit (Mulk, 10)”.[15]

Nga ajo që u tha më parë, del edhe një e vërtetë tjetër thelbësore: që feja Islame e shikon shkencën – dijen si një mjetë mik për njohën e botës materiale dhe shpirtërore, pa i ndarë njohuritë fetare nga të tjerat, pasi që shkencat shoqërore dhe ato natyrore përbejnë tërësinë, duke përfshirë edhe fenë edhe filozofinë, të cilat duhet të na shpijnë kah domethënia më e thellë e jetës dhe botës. Ajeti në të cilin thuhet se Allahu xh.sh. më së tepërmi i shfaqin respekt e drojë dijetarit, zbulon një realitet për shumë hulumtues të natyrës të cilët kanë qen edhe sot janë besimtarët më të mirë, ngase njohja e tyre me harmonin dhe ligjshmëritë e botës së pa fund i udhëzojnë kah Logjika Supreme e Përjetshme që krijon, drejton dhe shkatërron. Deklarata e drejtorit të përgjithshëm të UNESCO – s, zotëri M. Bov, se zhvillimi i shkencës moderne i ndihmon Islamizimit që afirmohet me të vërtetat, e gjithashtu i udhëzon muslimanët që të merren edhe më tepër me shkencë, e cila njeriun bashkëkohor e magjeps, e lë të mahnitur, por edhe i ndihmon të zbuloj rrugën ka Allahu xh.sh. krahas fisnikërimit të zemrës me jetën etike. “Ilm” është nga atributet e para të Zotit xh.sh. me anë të cilit besimtarët, duke arritur dije, i afrohen të gjithëdijshmit.[16]

Islami obligon edhe femrën në arritjen e diturisë

Në lidhje më të drejtën për arsimim, Kurani ka kërkuar nga njerëzit që të kërkojnë diturinë e që shumë ajete i referohen rëndësisë që ka dija, shkenca dhe kërkimi i diturisë në vazhdimësi. Për këtë kemi ajete të shumta por edhe hadithe që obligojnë kërkimin e diturisë. Islami e beri obligim kërkimin e diturisë për çdo musliman dhe muslimane dhe se në shoqërinë islame asnjëherë nuk mund të këtë ndalesë për marrjen e diturisë për asnjërën gjini.[17]

Kërkimi i dijes dhe arsimimit është një e drejtë që i Islami e miraton në mënyrë të njëjtë për burrat dhe për gratë, si në rastin e diturisë fetare ashtu edhe të asaj shekullare. Është i saktë identifikimi i arsimimit si një e drejtë si për burrat ashtu edhe për gratë, por në të vërtetë kjo është diçka më shumë se kaq: ajo është një kërkesë, madje një obligim, që gjen mbështetje në shprehjen e qartë të një hadithi që deklaron se: “kërkimi i dijes është një detyrë e çdo muslimani”. Në shprehjen “çdo musliman” përfshihen natyrisht edhe gratë. Një tjetër version i të njëjtit hadith vazhdon me fjalët “për burrat dhe gratë”. Bashkëshortja e Profetit a.s., Aishja, është njohur gjerësisht si një dijetare (shkollare) kryesore midis shokëve (sahabëve) të Profetit a.s. dhe shfaqet në mënyrë të dukshme në shkollarizëm për shkak të njohjes që kishte rreth Kuranit dhe Sunetit. Gjithashtu, Profeti a.s. punësoi një grua, Shifa el-Adavijeh, për t’i mësuar gruas tjetër të tij, Hafsa – së, shkrim e këndim. Ibn Hazmi ka vërejtur me të drejtë se Islami na ka obliguar  me disa detyra fetare, të tilla si pesë faljet ditore, agjërimin, haxhin etj., të cilat e bëjnë të nevojshme njëfarë njohjeje rreth bazave të besimit. Si pasojë, pritet që çdokush të këtë një njohje bazë të hallallit dhe haramit. Në lidhje me këtë nuk ka asnjë dallim midis burrit dhe gruas, të cilët kanë të njëjtën të drejtë, madje janë të obliguar, që të kërkojnë dije.[18]

Muslimanët, që nga e kaluara e hershme, ishin të vëmendshëm në arsimimin e femrave, për faktin se ato janë edukatore në familje dhe shoqëri. Edhe në gjenerata të mëvonshme kërkimi i diturisë nga femrat muslimane ishte parim jetësor për t’u aftësuar dhe për të ngritur vetëdijen e tyre e të shoqërisë, kështu që, për hir të etjes së madhe për t’u pajisur me dije, pati prej tyre që kërkuan për dhuratë martese – mehër që burri i saj ta pajiste me dije nga ajo që dispononte ai, siç ishte rasti edhe me fekihen Fatime, bijën e dijetarit të mirënjohur të shkollës juridike hanefite – Alaudin es-Samerkandi, autori i librit “Tuhfetelfukaha”, të cilin e memorizoi e bija e tij, kurse Alaudin el Kasaniu përpiloi librin “Kitabul bedai’a”, qe ishte koment i tuhfes, e për ta shpërblyer mundin e tij, atë ia beri dhuratë martese me vajzën e tij, e të tjerët, lidhur më këtë, thanë: “E komentoi librin e tij – tuhfen dhe ia dha të bijën”.[19]

Muslimanet që i kontribuuan në zhvillimin e shkencës

Shkencëtarët musliman të cilët ishin nxitur nga mësimet Kuranore për të studiuar, hulumtuar, iu përkushtuan jo vetëm shkencës islame, por edhe shkencës në përgjithësi. Këta shkencëtarë bënë zbulime të rëndësishme si në fushat e shkencave natyrore ashtu edhe të atyre humane – shoqërore. Të arriturat e muslimanëve në këto fusha shkencore janë të pamohueshme.

Këta musliman i kushtuan vëmendje të madhe gjeografisë, astronomisë, mjekësisë, biologjisë, matematikës, fizikës, sociologjisë, farmacisë, filozofisë, etj. Kontributet e qindra personaliteteve muslimane që kontribuuan në zhvillimin e shkencës në përgjithësi, gjenden neper shumë publikime të njohura të historianëve perëndimore. Në pa mundësi për ti përmendur të gjithë këta shkencëtar, ne do i përmendim shkurtimisht vetëm disa prej tyre.

Në mes të emrave më të njohur musliman që kontribuuan në shkencë janë: Abu Musa Xhabir Ibn Haijan (vdiq 880 e.r.) – i njohur më emrin Geber, kontributi i tij më i madh ishte në fushën e kimisë, njihet edhe si babai i kimisë; Abdul Malik ibn Kureib el-Esmai (740 – 828 e.r.) – konsiderohet si shkencëtari i pare musliman i cili kontribuoi ne zoologji, botanike, dhe përkujdesjen e kafshëve; Muhamed Bin Musa Al-Khuarizmi (770 – 840 e.r.) – ishte një nga matematikanët më të mëdhenj e kohës së tij. Al-Khuarizmi ishte gjithashtu edhe astronom dhe gjeograf i njohur. Njihet si themeluesi i algjebrës. Emri algjebër rrjedh nga libri i tij i famshëm “Al-Xhabr ua-al-Mukabilah”; Jakub Ibn Ishak Al-Kindi (Alkindus) (800 – 873 e.r.) – ishte një filozof, astronom, fizikanë, matematikan, dhe gjeograf. Midis të tjerave ai ishte edhe një ekspert në muzikë; Ali Ibn Rabban El (Tabari) (838 – 870 e.r.) u be i famshëm me trajtimin e tij mjekësor “Firdeus El-Hikmah”. Përveç njohurive në shkencat mjekësore ai gjithashtu ishte edhe filozof, matematikan dhe astronom; Thabit Ibn Kurrah (Thebit) (836 – 901 e.r.) – i njohur në botën perëndim me emrin Thebit, njihet për kontributin e tij ne mekanikë, astronomi, matematikë dhe gjeometri; Ebu Abullah El-Batani (858 – 929 e.r.)është i njohur si astronomi më i madh gjatë kohës së tij, gjithashtu Thebeti është nga astronomët më të njohur në Mesjetës; Abd El-Rrahman El-Sufi (Azofi) (903 – 986 e.r.) – në botën perëndimore është i njohur si Azofi, kontribuoi në astronomi dhe ishte nder dy astronomët më të njohur gjatë mesjetës; Ebul Kasim Halaf ibn El-Abas El- Zahravi (Albukasis) (936 – 1013 e.r.) – shërbeu si fizikanë në oborrin mbretëror të mbretit El-Hakami II të Spanjës, gjithashtu ishte një kirurg i dalluar. Pacientët dhe studentët nga gjithë vendet e Evropës vinin tek ai për mjekim si dhe këshilla; Ebu El-Hasan Ali Ibn Muhammed Ibn Habib el-Mavardi (927 – 1058 e.r.) – ishte një nga mendimtarët më të njohur të shkencave politike në epokën e mesjetës. Ai ishte gjithashtu sociolog, jurist dhe muhadithin i madh; Ebu Raihan Muhamed el-Biruni (973 – 1048 e.r.) – ishte një astronom, matematikan, fizikanë, gjeografë, gjeologë dhe historian i shquar; Ebu Ali el-Husein ibn Abdullah ibn Sina (981 – 1037 e.r.) – është i njohur në filozofi, enciklopedi, matematik dhe astronomi, ku ishte astronomi më më famë gjatë kohës së tij. Kontributi kryesor i tij ishte në shkencën e mjekësisë. Në botën perëndimore ishte i njohur me emrin Avicena; Omar Al-Khajami (1044 – 1123 e.r.) – ishte i njohur si matematikan dhe astronom i shquar. Gjithashtu u njoh edhe si poet, filozof dhe fizikanë; Abu Maruan Abd Al-Malik Ibn Zuhr (Avenzoar) (1091 – 1161 e.r.) në perëndim ishte i njohur më emrin Avenzoar, ishte një nga fizikantet, specialistet klinik dhe parazitologjistët më të mëdhenj në kohën e mesjetës. Nasir al-din al-Tusi (1201 – 1274 e.r.) – është një nga shkencëtarët më të njohur të kohës së tij, kontributi i tij ishte në matematikë, astronomi, filozofi, teologji, fizik dhe poezi. Shkroi edhe shumë teori në fusha të  algjebër, trigonometri, gjeometri, logjik, metafizik, etik dhe teologji; Ibn Khalduni (1332 – 1395 e.r.) – njihet si themeluesi dhe babai i sociologjisë dhe i shkencave të historisë; Abu Abd Allah Muhammad al-Idrisi (1099 – 1166 e.r.) – kontributi i tij është në gjeografi, hartografi, zoologji, botanik. Ai gjithashtu dha ndihmese të madhe në bimët mjekësore; Muhamed al-Bujzani (940 – 997 e.r.) – kontribuoi në zhvillimin e matematikës, astronomisë, gjeometrisë dhe trigonometrisë; Abas ibn Firnas (810 – 887 e.r.) – kontribuoi në shkencën e gjeografisë dhe historisë; Ibn al-Baitar (1197 – 1248 e.r.) – kontributi i tij është në botanik, farmaci. Si dhe shumë muslimanë tjerë që kontribuuan në zhvillimin e shkencës.[20]

Përfundim

Vlera e diturisë për fenë Islame është e veçantë. Këtë e vetëton fakti, se shpallja nuk fillon me urdhrin e adhurimit, apo njohjen e Allahut xh.sh. dhe nën­shtrimin ndaj tij, mirëpo shpallja fillon me fjalën “Lexo”. Çdo njeri i cili analizon ajetet e Kuranit kupton qartë se Islami të obligon që të merremi me hulumtimin dhe arritjen e diturisë dhe zhvillimin e shkencës. Siç u tha edhe më lartë, “në islam feja është shkencë dhe dituri, dituria dhe shkenca janë fe”, nga kjo kuptojmë se feja Islame e vlerëson aq shumë arritjen e diturisë sa që kjo fe e bënë bashkimin e shkencës me fenë. Ketë e vërtetojnë shumë ajete kuranore dhe hadithe të të Dërguarit a.s.

Feja Islame ia imponon popullatës, e cila e ka për­qafuar atë, që të jetë popull i arsimuar, që ta ulë nivelin – përqindjen e analfabetizmit, si dhe të ngrit përqindjen e intelektualeve. Kjo fe na mëson se nëse një besimtar dëshiron që të jetë besimtar dhe ta arrij imanin e rregullt, ai besimtar është i obliguar ta studioj shkencën. Në lidhje më obligueshmërin e të kërkuarit të diturisë, Pejgamberi a.s. shprehet: “Kërkimi i diturisë është farëz (obligim) për çdo myslimanin”. Obligimi i të cekurit në këtë hadith, përfshinë të gjithë muslimanët pa dallim, ngase obligimi është kolektivë, për çdo musliman apo muslimane.

Kurani vazhdimisht përsëritet thirrja e besimtarëve për të kërkuar dituri. Në Kuran janë të paraqitura shumë fenomene natyrore si p.sh. si qiejt, shiun, bimët, kafshët, lindja dhe perëndimi i Diellit, krijimi i universit, procesi i krijimit, planetët, shenjat gjeografike, etj., ku na bënë thirrje në mënyrë të vazhdueshme që ti eksplorojmë dhe ti studiojmë. Në shumë ajete, vërehet qartë rëndësia e kërkimit të diturisë dhe përdorimit të intelektit për të kuptuar shenjat – argumentet e Zotit xh.sh. në Tokë, kudo që janë ato.

Islami e beri obligim kërkimin e diturisë për çdo musliman dhe muslimane. Në shoqërinë islame asnjëherë nuk mund të këtë ndalesë për marrjen e diturisë për asnjërën gjini. Kërkimi i dijes dhe arsimimi është një e drejtë që nuk i mohet as burrave dhe as grave, si në rastin e diturisë fetare ashtu edhe të asaj shkencore. Se feja Islame nuk bën dallim mes femrave dhe meshkujve në kërkimin e diturisë, si dhe nxitjes së të marruarit më shkencë, e gjen mbështetjen në shprehjen e qartë të një hadithi që deklaron se: “kërkimi i dijes është një detyrë e çdo muslimani”. Në shprehjen “çdo musliman” përfshihen natyrisht edhe gratë. Një tjetër version i të njëjtit hadith vazhdon me fjalët “për burrat dhe gratë”.

Shumë musliman të nxitur nga mësimet Kuranore dhe hadithet për të studiuar, hulumtuar, iu përkushtuan jo vetëm shkencës islame, por edhe shkencës në përgjithësi. Këta nuk studiuan vetëm shkencën Islamen, por edhe shkencat natyrore si dhe ato humane – shoqërore. Të arriturat e muslimanëve që u morenë më hulumtime shkencore janë të pamohueshme. Në ditët e sodit janë të njohur me qindra musliman që kontribuuan në zhvillimin e shkencës moderne.

[1] http://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=1546, (Mr. Lutfi Nexhipi ) 15.09.2014

[2] Ebul-Hasen Ali en-NEDEVIJJ, ISLAMI – ndikimi i tij në civilizim dhe merita e tij për njerëzimin, Përktheu nga arabishtja Bashkim ALIU, KOMITETI I BASHKUAR SAUDIT – NDIHMË KOSOVËS, Prishtinë 2002, f. 62 – 63

[3] http://www.radioislame.com/index.php?frame_rd=artikulli.php?id=6952 (Dr. Musli Vërbani) 12.09.2014

[4] Muhammed GAZALI, KARAKTERI I MUSLIMANIT, Përkthyes Bashkim ALIU, KOMITETI I BASHKUAR SAUDIT – NDIHMË KOSOVËS, Prishtinë 2002, f. 261

[5] http://www.radioislame.com/index.php?frame_rd=artikulli.php?id=6952 (Dr. Musli Vërbani) 12.09.2014

[6] http://www.radiodituria.com/rendesia-e-kerkimit-te-diturise-dhe-e-arsimit-ne-islam-2/ Muhidin Ahmeti 16.09.2014 

[7] Muhammed GAZALI, KARAKTERI I MUSLIMANIT,…….. f. 261

[8] ABDUL – MEXHID EZ ZINDANI, EL IMAN Të besuarit e vërtetë në dritën e Kuranit, Sunnetit dhe argumenteve shkencore (Përktheu dhe përshtati Nig’jar Bajrami – HOTI, Prishtinë 2000 – 1421 Hexhër, f. 27

[9] Sulejman Mashoviq, Pikëpamje islame, përktheu Dr. Feti Mehdiu, Grafo Beni, Prishtinë 2007, f. 82

[10] Mr. Abdylkader Durguti, Vlera e diturisë dhe veprës në Islam, Publikuar në revistën Etika, nr. 30, Shtator 2010, f. 44

[11] Po aty.f.44

[12] http://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=1546, (Mr. Lutfi Nexhipi ) 15.09.2014

[13] Ebul-Hasen Ali en-NEDEVIJJ, ISLAMI – ndikimi i tij në civilizim,…….. f. 72

[14] http://www.mesazhi.com/artikuj/islami-dhe-dituria (Kujtim Kasami) 16.09.2014

[15] http://www.radioislame.com/index.php?frame_rd=artikulli.php?id=595 (Kujtim Kasami) 15.09.2014

[16] Sulejman Mashoviq, Pikëpamje islame,…….. f. 82 – 83

[17] http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=1198 (Mr. Bekim Jashari) 15.09.2014

[18] http://www.e-zani.com/2012/02/18/statusi-i-gruas-ne-islam/ (Mohammad Hashim Kamali) 16.09.2014

[19] http://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=5086 (Mr. Sadat Rrustemi) 16.09.2014

[20] Më gjerësisht rreth muslimaneve që kontribuuan në zhvillimin e shkencës mund te shikoni në: BIOGRAPHY Muslim Scholars and  Scientists, Dr W. Hazmy C.H. Dr Zainurashid Z. Dr Hussaini R. (http://www.social-sciences-and-humanities.com/PDF/Biographies-of-Muslim-Scholars-and-Scientists.pdf); si dhe në uebfaqen http://mendohu.ucoz.com/blog/2009-03-20-150

M.sc. Artan S. Mehmeti

  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box

 iggö

bik

 bfi

 kmsh

   lhsh

   qendra qsi 

Videot e fundit nga kanali jonë në Youtube

Vizitoni edhe

 facebook1                       YouTube

Si mund të na gjeni

Xhamia Bujarialogoinfo

Wiener Str. 288

4030, Linz

Austria

+43 (0) 676 55 21 259

Top