PERKUJTIM

durimdhenamaz

Si ta ngjallim zemren

BEGATIA E ISLAMIT!

Islami e caktoi normën e zërit tënd, dhe tha: “dhe fol me zë të ulët”. Llokman 19.

Dhe e caktoi normën e të ecurit tënd, dhe tha: “dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi”. Llokman 18.

Dhe e caktoi normën e të shikuarit tënd, dhe tha: “Mos i drejto sytë e tu nga kënaqësitë”. Hixhër 88.

Dhe e caktoi normën e të dëgjuarit tënd, dhe tha: “Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin”. Huxhurat 12.

Dhe e caktoi normën e të ushqyerit tënd, dhe tha: “mos e teproni”. Earaf 31.

Dhe e caktoi normën e të folurit tënd, dhe tha: “do t’u thoni fjalë të mira njerëzve”. Bekare 83.

Pra Islami është garantues, se do ta normalizon jetën dhe se do ta realizon lumturinë e dy botëve.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

EMËRTIMET E DYNJASË DHE ATO TË AHIRET

Përkujdesemi tepër për emërtimet tona në dynja;

Profesor;

Mjek;

Farmacist;

Inxhinier;

Drejtor;

Mësues..

Mirëpo.. vallë çfarë përgatitëm për emërtimet tona në ahiret!!

Agjërues,

Që falin namaz nate,

E përmendin Allahun,

Që kërkojnë falje!!

Pyetje që meritojnë meditim?!

Shpeshtoni meditimin e fjalëve të Allahut: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!”. Fexhër 24, që ta kuptoni se jeta e realët nuk është ajo e tanishmja!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

UNË JAM MË I MADH SE SA MUHAMEDI!

Një njeri tha: Unë jam gjeneral i forcave detare në Gjermani!
Djaloshi ia kthehu: Na vjen mirë dhe na nderon!
Gjenerali i tha: Unë jam më i madh se i dërguari i juaj!
Djaloshi i tha: Kush është i dërguari im? A e njeh atë?!
U përgjigj: Po! Ti je musliman dhe i beson Muhamedit!
Djaloshi i thotë: Po mirë, unë jam musliman, mirëpo çfarë të shtyri ty të pretendosh se je më i madh se ai!
Gjenerali u përgjigj: Unë mundem ta rreshtoj një ushtri të plotë të përbërë nga njëzet mijë ushtarë, për më pak se dhjetë minuta!!
Djaloshi iu përgjigj duke i thënë: Nëse unë ti jap dy milion njerëz, sa kohë të duhet t’i rreshtosh në resht!!
U përgjigj: Nëse janë nën kontrollin tim, je i bindur se nuk do të zgjasë rreshtimi i tyre më tepër se dy orë!
Djaloshi ia kthehu: Edhe nëse nuk e flasin një gjuhë! Dhe nuk janë një moshë! Dhe janë nga gjitha vendet e botës! Si do t’i rreshtosh në rresht me precizitet!
U përgjigj duke u tallur: E pamundur është të rreshtohen kështu!
Djaloshi iu përgjigj: Shiko kah ekrani im! Dhe shiko ka Kibleja ime! Dhe shiko kah shtëpia e Zotit tim! Dhe shiko kah mysafirët e Zotit tim! Ata kanë ardhur nga të gjitha vendet e botës.. dhe me zërin e imamit kur thotë “rreshtohuni”, rreshtohen rreth dy milion njerëz nga falësit e namazit, pa gjeneral ushtarak, e pa mbikëqyrës dhe pa ligj!
Djaloshi i tha: Kjo është feja e jonë! Kjo është trashëgimia e Pejgamberit tanë dhe të Dërguarit tanë me të cilin ti tallesh.
Ai ka vdekur, mirëpo ligjet e tij ende vazhdojnë deri më sot dhe do të mbeten deri Ditën e Kiametit!
Nuk ka njeri më të madh se ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

ÇFARË MUNDËSH TË BËSH PËR NJË MINUTË!

1. Të lexosh suren Fatiha 7 herë dhe të fitosh 9800 shpërblime!

2. Të lexosh suren Ihlas tri herë dhe ajo si sure është e barabartë me një të tretën e Kuranit!

3. Të lexosh një faqe të Kuranit apo të mësosh një sure të shkurtër!

4. Të thuash, la ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike lehu, lehu el mulku ve lehu el hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir, 20 herë, dhe të shpërblehesh si t’i lirosh 8 robër musliman!

5. Të thuash SubhanAllahi ve bihamdihi, 100 herë, dhe të falen gjynahet e tua edhe nëse ato janë sa shkuma e detit!

6. Të thuash, SubhanAllahi ve bihamdihi, SubhanAllahi el adhim, 50 herë, dhe këto janë dy fjalë të lehta për gjuhë, të rënda në peshore dhe të dashura për Allahun!

7. Të thuash, la havle ve la kuvete il-la bil-lah, 50 herë, dhe kjo është thesar prej thesareve të Xhenetit!

8. Të thuash, estagfirullah 100 herë, dhe kjo është sebep i faljes dhe hyrjes në Xhenet, dhe largimit të fatkeqësive dhe lehtësimi të punëve!

9. Të lexosh dy faqe nga ndonjë libër i dobishëm, dhe me të ta shtosh diturinë dhe kuptimin, dhe kjo të ta lehtëson rrugën për në Xhenet!

10. Të përshëndetësh të afërmit apo të përshëndetësh një vëlla musliman dhe të pyesësh për gjendjen e tij!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box

 iggö

bik

 bfi

 kmsh

   lhsh

   qendra qsi 

Videot e fundit nga kanali jonë në Youtube

Vizitoni edhe

 facebook1                       YouTube

Si mund të na gjeni

Xhamia Bujarialogoinfo

Wiener Str. 288

4030, Linz

Austria

+43 (0) 676 55 21 259

Top