PERKUJTIM

durimdhenamaz

Si ta ngjallim zemren

SI U MARTUA GRUAJA QË KISHTE SIHËR TË MOS MARTOHET!

Shejh Dr. Muhamed el Arifi, Allahu e ruajt, thotë: Më lajmërua një grua dhe më tha se është e sëmurë nga magjia (sihri) dhe se nga sihri i saj nuk mundet të martohet! 

I thash: E kam një ilaç për ty, mirëpo a mundesh të durosh në të?

Më tha: Po, do të bëj sabër.

I thash: Unë betohem në Allahun, se ti nëse e merr ilaçin do të martohesh edhe pse magjistari nëpërmjet këtij sihri synon që ti mos të martohesh!!

Më tha: Cili është ilaçi?

I thash: Thënia: HASBIJALLAHU UE NI’MEL VEKIL (Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është). Përsërite këtë shpesh dhe je e bindur thellësisht në të!

Pasha Allahun, pas një muaji mu lajmërua përsëri dhe më tha: Të përgëzoi se jam fejuar dhe se martesa ime do të jetë shumë afër!!

I thash: Si erdhi deri te kjo?!

Më tha: Pasha Allahun, nuk u ndala duke thënë: HASBIJALLAHU UE NI’MEL VEKIL.

Kjo është porosi: Për çdo të mërzitur, të pikëlluar dhe të dëmtuar, të sëmurë dhe të ngarkuar me borxhe, për atë që nuk mundet të bën fëmi dhe që është në depresion.

“HASBIJALLAHU UE NI’MEL VEKIL”

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

ISTIGFARI- MIRËSITË, DOBITË, FORMAT DHE THËNIET RRETH TIJ

A dëshiron t’i shlyesh mëkatet, të i shtosh shpërblimet dhe t’i ngritësh lartë shkallët tek Allahu?

A dëshiron pasardhës të mirë, pasuri hallall dhe furnizim pa fund?

A dëshiron rehati dhe qetësi të zemrës?

A dëshiron shëndet në trup, dhe shpëtim nga s’mundjet?

Atëherë… bëj shumë istigfare.

Nuk ka dyshim se jemi të urdhëruar me istigfarë, duke u bazuar në fjalën e Allahut: ”…kërkoni falje…”.

Nuk është patjetër që ajo të bëhet vetëm atëherë kur bëjmë mëkate, njeriu mund të kërkojë falje për gjëra që ka bërë në të kaluaren e tij, pastaj njeriu mund të gabojë duke mos qenë i vetëdijshëm se ai ka gabuar, apo mund të mëkatoj duke mos qenë i vetëdijshëm se ai ka mëkatuar.

Mirësitë e istigfarit
1- Ajo është adhurim ndaj Allahut të Lartësuar.

2- Shkak për faljen e mëkateve, ajeti thotë: “Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtetë fal shumë”. (Nuh, 10)

3- Shkak për zbritjen e shiut, ajeti thotë: “Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk”. (Nuh, 11)

4- Shkak për shtimin e pasurisë dhe fëmijëve, ajeti thotë: “Ju shumon pasurinë dhe fëmijët…”. (Nuh, 12)

5- Shkak për hyrje në xhennete, ajeti thotë: “…ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj”. (Nuh, 12)

6- Shkak për shtimin e fuqisë, ajeti thotë: “…dhe fuqisë suaj i shton fuqi…”. (Hude, 52)

7- Shkak për mirësi, ajeti thotë: “…se Ai do t’ju mundësojë përjetime të mira…”. (Hude, 3)

8- Shkak për largimin e sprovave, ajeti thotë: “… Allahu nuk do t’i dënojë, nëse ata kërkojnë falje (istigfare). (Enfale, 33)

9- Çdo njërit ia jep shpërblimin, ajeti thotë: “…dhe çdo punëmiri i jep shpërblimin e merituar”. (Hud, 3)

10- Shkak për zbritjen e mëshirës së Allahut, ajeti thotë: “…pse të mos i kërkoni falje Allahut që të mëshiroheni”. (Neml, 46)

11- Shpagim i tubimit duke e pasuar Muhamedin (alejhi selam) i cili në çdo tubim kërkonte falje 70 herë, në një transmetim (tjetër) 100 herë.

Koha e istigfarit: Është legjitim në çdo kohë, dhe bëhet obligim atëherë kur robi bënë mëkate, dhe është i pëlqyeshëm pas punëve të mira si psh: istigfari tre herë pas faljes së namazit, dhe istigfari pas kryerjes së haxhit, etj.

Format e istigfarit

1- Duaja e istigfarit: All-llah Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje, Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, Unë pranoj se më ke begatuar me dhunti, i pranoj mëkatet e mia, prandaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje.

2- Estagfirullah

3- Rabig firli

4- Allahume ini dhalemtu nefsi fagfir li, feinehu la jagfirudh-dhunube ila ente.

5- Estagfirullahel-ledhi la ilahe ila huvel hajul kajum ve etubu ilejh.

Dobitë e istigfarit

a) Largon shejtanin

b) E kënaq Allahun

c) Largon brengat dhe pikëllimet

d) Sjell rehatinë dhe gëzimin

e) Ndriçon fytyrën

f) Sjell rrizkun

g) Gjallëron zemrën

h) Fshinë mëkatet

i) Ndihmon robin në raste vështirësie

j) Të ndalon nga përgojimi, gënjeshtra, bartja e fjalëve dhe fjalët e ndyta

k) Të afron me botën tjetër dhe të largon nga kjo botë

l) Sjell fitoren ndaj armikut

Thënie rreth Istigfarit:

1- Lukmani (alejhi selam) i ka thënë birit të tij: O biri im! Mësoje gjuhën me istigfare, sepse Allahu në disa kohë nuk e kthen lutësin.

2- Aishja -Allahu qoftë i kënaqur me të- ka thënë: Fat-lum është ai që në fletushken e tij gjenë shumë istigfare.

3- Katade –Allahu e mëshiroft- ka thënë: “Vërtetë ky Kur’an ju tregon për sëmundjen dhe ilaçin. Sëmudja juaj janë mëkatet, ndërsa ilaçi juaj është istigfari.

4- Hasen Basri –Allahu e mëshiroft- ka thënë: “Shpeshtone istigfarin në shtëpitë, takimet, rrugët, tregjet, dhe në ndejat e juaja, sepse nuk dihet kur zbret falja nga Allahu.

Tregim në dobinë e istigfarit

Tregimi ka ndodhur në kohën e imam Ahmedit (Allahu e mëshiroft).

Imam Ahmedi në një udhëtim dëshironte ta kalonte natën në xhami, por ai u pengua nga rojtari i xhamisë.

U përpoq ta bindte, por s’kishte asnjë rezultat. Rojtari e tërhoqi dhe e nxjorri nga xhamia me forcë.

Ndërsa tek imami vëreheshin shenjat e përulësisë dhe pleqërisë.

Atë e pa një bukëpjekës dhe i propozoi të qendroj tek ai, dhe imam Ahmedi pranoi. Bukëpjekësi e nderoi pamasë.

Më pas bukëpjekesi filloi ta pregatisë brumin, ndërsa imam Ahmedi e dëgjoi atë duke bërë shumë istigfare (pandërprerë). Kaloi një kohë dhe ai ende po bënte istigfare.

Kur u zgjua imami e pyeti për istigfarin e natës, e ai u përgjigj: “Unë gjatë gjithë kohës duke pergatitur brumin, bëj istigfare.”

Imam Ahmedi e pyeti: E, a ke gjetë frytet e istigfarit? (edhe pse ai i dinte frytet, dobitë dhe mirësitë e istigfarit)

Bukëpjeksi u përgjigj: Po, pasha Allahun nuk kam bërë ndonjë lutje, e të mos më jetë pranuar, pos njerës.

Imam Ahmedi i tha: Cila është ajo?

Bukëpjekësi tha: Ta shoh Imam Ahmed b Hambelin.

Imam Ahmedi i tha: Unë jam Ahmed b Hambel, dhe jam tërhequr me forcë drejt tij.

Përshtati: Valdet Kamberi

GJEOGRAFIA E SHTETEVE ISLAME[1]

Gjeografia e shteteve islame përfshin të gjitha shtetet anëtare të OBI – t. Në këtë studim kohë pas kohe janë përfshirë edhe shtetet të cilat, kanë status vëzhgues, si dhe shtetet të cilat nuk janë anëtare të OBI – t, mirëpo kanë përqindje të madhe të popullsisë myslimane (Sahara Perëndimore, Kosova, Tanzania etj.)

Punimi i është ndarë në katër kapituj. Në kapitullin e parë, janë trajtuar: 1. Pozita gjeografike, 2. Shtetet e Botës islame, 3. Historia e krijimit të shteteve Botës islame,                    4. Organizatat tjera të shteteve të Botës islame;

kapitullin e dytë, janë trajtuar karakteristikat fiziko – gjeografike dhe resurset natyrore:   1. Relievi, 2. Klima, 3. Ujërat, 4. Bota bimore dhe shtazore, 5 . Resurset natyrore.

kapitullin e tretë, janë trajtuar karakteristikat demografike: 1. Numri i popullsisë            2. Migrimet, 3. Lindshmëria  4. Vdekshmëria. dhe 5. Infrastruktura.

kapitullin e katërt,  janë trajtuar: 1 Ekonomia, 2. Infrastruktura dhe shërbimet.

Pozitës gjeografike

Organizata për Bashkëpunim Islamik – OBI (Shtetet e Botës Islame), është organizata e dytë më e madhe ndër – qeveritare pas Kombeve të Bashkuara, në të cilën janë të anëtarësuara 57 shtete që shtrihen në katër kontinente, në Azi, Afrikë, Evropë, dhe Amerikën Latine. Shumica dërrmuese e ndodhën në dy kontinente: Afrikë dhe Azi.[2]

Bazuar në hartën nr. 1, shihet se në kontinentin e Afrikës ndodhën 27 shtete apo 47,37 %, në Azi ndodhën 27 shtete apo 47,37 %, në Amerikën Latine 2 shtete apo 3,51 % si dhe ne Evropë 1 shtet apo 1,75 %.

Në aspektin e rajoneve gjeografike, shtete e OBI – t shtrihen: në Afrikën Veriore (6 shtete apo 10,53 %), Afrikën Perëndimore (13 shtete apo 22,81 %), Afrikën Qendrore (3 shtete apo 5,26 %), Afrikën Lindore (5 shtete apo 8,77 %),  Azinë Juglindore (3 shtete apo 5,26 %), Azinë Jugore (5 shtete apo 8,77 %), Azinë Jugperëndimore (14 shtete apo 24,57 %), Azinë Qendrore (5 shtete apo 8,77 %), Amerikën Jugore (2 shtete apo 3,51 %) dhe Evropën Jugore (1 shtet apo 1,75 %).

Sipërfaqja e OBI – t, përfshin 29.091.707 km2 ose përafërsisht ¼ e sipërfaqes kontinentale të botës, e cila ka afërsisht 149 milionë km2. Numri i banorëve të Shteteve OBI – t arrin në 1.614 miliard, që përbën 22.9 % të numrit të përgjithshëm të botës prej 7.058 miliard (viti 2012). Shih tabelën nr. 1

Bazuar në hartën politike të Botës, shtetet OBI – t shtrihen në të dy gjerësitë dhe në të dy gjatësitë gjeografike. Shtetet OBI – t shtrihen midis 56,40 të gjerësisë gjeografike veriore (Kazakistan) e 26,80 të gjerësisë gjeografike jugore (Mozambik) dhe 61,10 (Guajana) të gjatësisë perëndimore e 140,540 (Indonezi) të gjatësisë gjeografike lindore. Pjesa më e madhe e OBI – t ndodhet në hemisferën veriore. Po ashtu pjesa më e madhe e OBI – t është në gjatësinë gjeografike lindore.[3]

Shtetet e OBI – t, kanë pozitë të përshtatshme gjeografike këtë pozitë më së miri ja mundëson shtrirja gjeografike në katër kontinente, shumica e shteteve shtrihen në qendër të globit tokësor, siç janë shtetet në: Afrikën Veriore, Afrikën Perëndimore, Afrikën Lindore, Azinë Jugperëndimore, Azinë qendrore dhe Evropa Jugore. [4]

Në hapësirën e OBI – t ndodhën edhe ngushticat më të rëndësishme që shërbejnë si ura lidhëse mesë kontinenteve, si dhe nëpër këto ngushtica kalojnë rrugë të rëndësishme detare. Ngushticat e rëndësishme që ndodhën në hapësirën e OBI – t janë: 1. Ngushtica e Gjibraltarit,  2. Ngushtica e Dardaneleve, 3. Ngushtica e Bosforit, 4. Kanali Suezit (është kanal jo natyral, por i hapur nga njeriut, për te bashkuar Detin Mesdhe me Oqeanin Indian si rrugë më e afër për në Indi.) 5. Ngushtica e Otrantos etj. Gjithashtu hapësira e OBI – t, ka dalje në tre nga katër oqeanet sa ka gjithsej planeti i Tokës (Oqeani Atlantik, Indian, Paqësor) dhe një numër të madh detesh.[5]

Kjo pozitë gjeografike ja ka mundësuar hapësirës së OBI – t, që nëpër këtë hapësirë të kalojnë rrugët e rëndësishme botërore, detare e ajrore. Kjo pozitë e përshtatshme ndikon që këtu të realizohen të ardhura të mira që i bëhen trafikut botëror. [6]

HARTA 1. Shtetet e Organizatës për Bashkëpunim Islamik (http://en.wikipedia.org/wiki/File:OIC_map.png)

)

Shtetet e botës islame (Organizatës për Bashkëpunim Islamik – OBI)

Organizata synon që të jetë zëri i përbashkët i botës islame, e cila i mbron interesat e saj dhe siguron që progresi i mirëqenies së vendeve anëtare të vazhdojë në një atmosferë të paqes ndërkombëtare. [7]

OBI është themeluar më 25 shtator 1969, gjatë samitit që u mbajt në Mbretërinë e Marokut. Mbajtja e samitit ishte si rezultat i zjarrvenisë së Xhamisë së shenjtë Al – Aksa, që ndodhët në Jerusalem i cili sot ndodhët i pushtuar  nga Izraeli. Prej themelimit deri më sot numri i shteteve është rritur nga 25 shtete themeluese në 57 shtete anëtare sa ka sot organizata. Nevoja për themelimin e një organizate të tillë lindi si pasojë e rrethanave të krijuara pas luftës së parë botërore ku u shkatërrua edhe Kalifati (me shuarjen e Perandorisë Osmane që pasoi krijimin e shtetit të Turqisë), situata u rëndua pas humbjes së luftës 6 ditore në vitin 1967  të shteteve islame nga Izraeli. Kjo organizatë ka themeluar kartën e vet të të drejtave të njeriut, e njohur si Deklarata e Kajros mbi të drejtat e njeriut në Islam.[8]

Gjuhët zyrtare e OBI – t; janë: gjuha arabegjuha angleze dhe gjuha frënge. Selia e organizatës ndodhet në qytetin Xheda të Arabisë Saudite. OBI ka një delegacion permanent në Kombet e Bashkuara. Kjo organizatë paraqitet si përfaqësuese e përgjithshme e botëkuptimeve islame në botë. [9]

 Siç u cek edhe më lartë OBI, ka gjithsej 57 shtete. Në kontinentin e Afrikës ndodhën 27, në Azi ndodhën 27 shtete, në Amerikën Latine 2 si dhe ne Evropë 1 shtet.

Shtetet që ndodhën në kontinentin e Afrikës janë: 1. Uganda, 2. Benini, 3. Burkina Faso, 4. Çadi, 5. Tunizia, 6. Algjeria, 7. Ishujt e Bregut të Fildishtë (përfaqësohen nga flamuri i Bregut të Fildishtë), 8. Xhibuti, 9. Senegali, 10. Sudani (më 9 korrik Sudanit i ndahet Sudani jugor më shumicë të popullsisë krishtere katolike), 11. Siera Leone, 12. Somalia, 13. Togo, 14. Gaboni, 15. Gambia, 16. Guineja, 17. Guineja Bisao, 18. Kameruni, 19. Libia, 20. Mali, 21. Egjipti, 22. Maroku, 23. Muaritania, 24. Mozambiku, 25. Najgeri, 26. Nigeria, 27. Ishujt Komore.

Shtetet që ndodhën në kontinentin e Azisë janë: 1. Azerbajxhani, 2. Jordania, 3. Uzbekistani, 4. Afganistani, 5. Emiratet e Bashkuara Arabe, 6. Indonezia, 7. Irani, 8. Pakistani, 9. Bahrejni, 10. Brunei, 11. Bangladeshi, 12. Turqia, 13. Turkmenistani, 14. Arabia Saudite, 15. Siria, 16. Taxhikistani, 17. Iraku, 18. Omani, 19. Palestina, 20. Kirgistani, 21. Katari, 22. Kazakistani, 23. Kuvajti, 24. Libani, 25. Maldivi, 26. Malezia 27. Jemeni.

Shtetet që ndodhën në kontinentin e Azisë janë: 1. Surinami 2. Guajana.

Shteti që ndodhën në kontinentin e Evropës është 1. Shqipëria.

Përveç shteteve anëtare në OBI janë edhe 5 shtete të cilat nuk janë anëtare të kësaj organizate, mirëpo kanë status vëzhgues. Gjatë punimeve të kësaj Organizate këto 5 shtete nuk kanë drejt vote në vendimmarrje.

Shtetet Vëzhguese të Organizatës për Bashkëpunim Islamike janë: 1. Rusia, 2. Republika Afrikës Qendrore, 3. Tajlanda, 4. Bosnja dhe Hercegovina, 5. Qipro Veriore.[10]

Për shkak të luftës civile e cila shpërtheu në Siri në vitin 2011 për ta larguar nga pushteti Bashar Al Asadin, OBI ka suspenduar Sirinë nga organizata. [11]

Dy shtete tentojnë të anëtarësohen në OBI, mirëpo për shkaqe politike me anëtarët e organizatës këto shtete pengohen të anëtarësohen. Shtetet qe pengohen të anëtarësohen në OBI, janë: 1. India dhe 2. Pakistani.

India shteti i 3 – të më popullsi myslimane në Botë, ka kërkuar nga OBI që të jetë pjesë e kësaj organizate si shtet më status vëzhgues. Kandidatura e Indisë është përkrahur nga disa shtete anëtare të OBI – t, duke përfshirë edhe Arabin Saudite. Pakistani shtet fqinjë i Indisë ka kundërshtuar dhe bllokuar kandidaturën e Indisë duke e kërcënuar OBI – n, nëse India anëtarësohet në OBI, Pakistani do ta bojkotoj organizatën. Ministria e punëve të jashtme e Pakistanit, e argumentoi bllokimin e kandidaturës së Indisë në OBI, se është kundër rregullores së OBI – t, sipas të cilës rregullore një shtet i cili është në konflikt me një shtet anëtar të OBI – t, nuk mund të jetë kandidat për anëtarësim në OBI.[12]

Qeveria e Filipineve në vitin 2008 ka kërkuar ti jepet statusi i shtetit vëzhgues në OBI. Kërkesa e qeveris së Filipineve është kundërshtuar nga Fronti Çlirimtar Kobtar “Moro”.[13] Fronti Çlirimtar Kobtar “Moro”, është një organizatë politike e themeluar në vitin 1969, që lufton për të arritur pavarësinë e regjionit Bangsamoro nga Filipinet.[14] Fronti Çlirimtar Kobtar “Moro”, prej vitit 1977 ka statusin e anëtarit vëzhgues në OBI dhe e kundërshton anëtarësimin e Filipineve si anëtar vëzhgues me pretekstin se anëtarësimi i Filipineve është i pa nevojshëm.[15]

Për tu bashkuar OBI – t kane kërkuar edhe disa shtete tjera të cilat shumicën e popullsisë e kanë jo myslimane.

Shtetet të cilat kanë kërkuar për tu anëtarësuar në OBI janë: 1. Republika Afrikës Qendrore, është shtet anëtar më status vëzhgues në OBI, në vitin 2002 ka kërkuar për tu bërë anëtare me status të plot në OBI; 2.  Ishujt Maritanus, në vitin 2002 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI;  3. Brazili në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI; 4. Serbia në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI;                   5. Republika Demokratike e Kongos në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI dhe në vitin 2011 ka kërkuar bërë tu bërë anëtare më status të plot në OBI;          6. Nepali në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI; 7. Shri Lanka në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI; 8. Bjellorusia në vitin 2008 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI; 9. Kenia në vitin 2011 ka kërkuar për tu bërë anëtare më status të plotë në OBI; 10. Republika Popullore e Kinës në vitin 2012 ka kërkuar për tu bërë anëtar më status vëzhgues në OBI.[16]

Disa shtete edhe pse kanë përqindje të madhe të popullsisë myslimane, nuk janë anëtare të OBI – t. Prej këtyre shteteve e vetmja Bosnja dhe Hercegovina ka status vëzhgues. Këto shtete janë: 1. Sahara Perëndimore – 99,6 % e popullsisë janë mysliman (ndodhet në Afrikën Perëndimore, në OKB ka statusin e shtetit vëzhgues), 2. Ishujt Mayotte – 98,8 % (këta ishuj ndodhen në Afrikën Lindore, janë koloni franceze që nga viti 1841. Ishujt Mayotte kanë 92 % të popullsisë me kombësi komoriane.[17]), 3. Bosnja dhe Hercegovina – 41,6 % (është anëtar më status vëzhgues në OBI),      4. Eritreja – 36,5 %, 5. Maqedonia – 34.9 %, 6. Etiopia 33,8 %, 7. Tanzania – 29,9 %, 8. Kosova me rreth 91,7 % (sipas regjistrimit të fundit të kryer në vitin 2001 sillet rreth 98 %), (nuk njihet si vend i pa varur nga të gjitha shtetet anëtare të OBI – t edhe pse është miratuar një rrezulut e cila ju benë thirrje shteteve anëtare qe nuk e kane njohur Kosovën që ta njohin si shtet te pa varur). Nga  ana tjetër disa shtete kanë përqindje shumë të vogël në krahasim më këto shtete qe nuk janë anëtare të OBI – t. Këto shtete janë anëtare të OBI – t me të drejta të plota. Shtetet që janë anëtare të OBI – t, mirëpo kanë përqindje të vogël të popullsisë myslimane janë: 1. Guajana – 7,2 %  e popullsisë janë mysliman, 2. Gaboni – 9,7 %, 3. Uganda – 12,0 %, 4. Togo – 12,2 %, 5. Surinami – 15,9 % dhe 6. Kameruni – 18,0 %. Këtyre shteteve për nga përqindja e popullsisë myslimane ja u kalon edhe disa shtete tjera të cilat njihen si shtete jo myslimane. Këto shtete janë: 1. Mauritanusi me 19,6 % të popullsisë myslimane, 2. Gana me 16.1 %, 3. Bullgaria me 13, 4 % dhe 4. Gjeorgjia me

Tabela 1. Disa të dhëna për Shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik
  1. 5 %.[18]
Shteti Viti Sip. km2. [19] N. pop. Milion. 2012[20] % e Muslim

2010[21]

Shteti Viti Sip. km2 N. pop. Milion.

2012

% e Muslim 2010
Afganistan 1969 652.230 33.4 99.8 Liban 1969 10.452 4.3 59.7
Algjeri 1969 2.381.741 37.4 98.2 Libi 1969 1.759.540 6.5 96.6
Azerbajgjan 1991 86.600 9.3 98.4 Malajzi 1969 330.803 29.0 61.4
Arabia Saudit 1969 2.149.690 28.7 97.1 Ishujt Maldive 1976 300 0.3 98.4
Bahrehn 1970 765 1.3 81.2 Mali 1969 1.240.192 16.0 92.4
Bangladesh 1974 147.570 152.9 90.4 Mauritania 1969 1.025.520 3.6 99.2
Benin 1982 112.622 9.4 24.5 Marok 1969 446.550 32.6 99.9
Brunei 1984 5.765 0.4 51.9 Mozambik 1994 801.590 23.7 22.8
Burkina Faso 1975 272.967 17.5 58.9 Niger 1969 1.267.000 16.3 98.3
Bregu i Fildisht 2001 322.463 20.6 36.9 Nigeria 1986 923.768 170.1 47.9
Çad 1969 1.284.000 11.8 55.7 Oman 1970 309.500 3.1 87.7
E. B. Arabe 1970 83.600 8.1 76.0 Pakistan 1969 881.912 180.4 96.4
Egjipt 1969 1.002.000 82.3 94.7 Palestina 1969 6.220 4.3 97.5
Gabon 1974 267.668 1.6 9.7 Senegali 1969 196.722 13.1 95.9
Gambia 1974 11.295 1.8 95.3 Siera Leon 1972 71.740 6.1 71.5
Guinea 1969 245.857 11.5 84.2 Somalia 1969 637.657 10.1 98.6
Guinea  Bissau 1974 36.125 1.6 42.8 Sudan 1969 1.861.484 33.5 71.4
Guajana 1998 214.969 0.8 7.2 Surinam 1996 163.820 0.5 15.9
Indonezi 1969 1.904.569 241.0 88.1 Siria 1970 185.180 22.5 92.8
Iran 1969 1.648.195 78.9 99.6 Shqipëri 1992 28.748 2.8 82.1
Irak 1976 438.317 33.7 98.9 Tagjakistan 1992 143.100 7.1 99.0
Ishujt Komore 1976 1.862 0.8 98.3 Togo 1997 56.785 6.0 12.2
Jemeni 1986 527.968 25.6 99.0 Tunizia 1969 163.610 10.8 99.8
Jordan 1969 89.342 6.3 98.8 Turkmenistan 1992 488.100 5.2 93.3
Kameruni 1975 475.442 20.9 18.0 Turqia 1969 783.562 74.9 98.6
Katar 1970 11.586 1.9 77.5 Uganda 1974 241.550 35.6 12.0
Kazakistan 1995 2.724.900 16.8 56.4 Uybeksitan 1995 447,400 29.8 96.5
Kuvajt 1969 17.818 2.9 86.4 Xhibut 1978 23.200 0.9 97.0
Kirgistan 1992 199.951 5.7 88.8 Gjithsej   29.091.707 1.614 miliard

Shteti me sipërfaqe më të madhe në OBI, është Kazakistani (2.724.900 km2), që është i 9 – ti në botë për nga sipërfaqja; pasojnë: Algjeria (2.381.741 km2), dhe Arabia Saudite (2.149.690 km2). Ndërkaq, shtetet me sipërfaqe më të vogël janë Maldivi (300 km2); pasojnë: Bahrejni (765 km2) dhe Ishujt Komore (1.862 km2).

Indonezia është shteti islam që ka më së shumti banorë (afro 241.0 milionë banorë), pason Pakistani (afro 180.4 milionë banorë) dhe Bangladeshi (152.9 milionë banorë). Vetëm këto tri shtete përbejnë 34,5 % të numri të gjithmbarshëm të banorëve të OBI – it. Ishujt Maldive është shteti me numër më të vogël të banorëve (afro 300.000 banorë); pasojnë: Brunei (400.000 banorë), Ishujt Komore dhe Guajana me nga (800.000 banorë). Shteti më më pak përqindje të popullsisë myslimane është Guajana me 7,2 % të popullsisë. Shih tabelën 1

Literatura

  1. Meleqi, GJEOGRAFIA REGJIONALE – I (Evropa), Prishtinë 2008, (Dispenc)
  2. Meleqi, GJEOGRAFIA REGJIONALE – II (KONTINENTET JASHTË EVROPËS), Prishtinë 2008, (Dispenc)
  3. ATLAS GJEOGRAFIK , TRIMAKS, Shkup 2008,
  4. Population Reference Bureau, 2012 World Population Data Sheet (Most Populous Countries, 2012 and 2050)
  5. http://features.pewforum.org/muslim-population/
  6. http://www.oic-oci.org
  7. http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_countries_and_dependencies_by_area
  8. http://en.wikipedia.org/wiki/Moro_National_Liberation_Front
  9. http://en.wikipedia.org/wiki/Member_states_of_the_Organisation_of_Islamic_Cooperation
  10. https://en.wikipedia.org/wiki/Mayotte#cite_note-1

Vazhdon me: Historia e krijimit të shteteve Botës islame, Organizatat tjera të shteteve të Botës islame.

[1] Më shtetet islame kemi përfshi të gjitha shtetet Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI)

[2]  http://www.oic-oci.org

[3] Marrë dhe përpunuar nga Literatura dhe hartat gjeografike nga Autori

[4] Po aty

[5] Po aty

[6] Po aty

[7] http://www.oic-oci.org

[8] http://www.oic-oci.org

[9] Po aty

[10] Po aty

[11] Po aty

[12] http://en.wikipedia.org/wiki/Member_states_of_the_Organisation_of_Islamic_Cooperation

[13] Po aty

[14] http://en.wikipedia.org/wiki/Moro_National_Liberation_Front

[15] http://en.wikipedia.org/wiki/Member_states_of_the_Organisation_of_Islamic_Cooperation

[16] Po aty

[17] https://en.wikipedia.org/wiki/Mayotte#cite_note-1

[18] http://features.pewforum.org/muslim-population/

[19] Population Reference Bureau, 2012 World Population Data Sheet (Most Populous Countries, 2012 and 2050). faq. 6 – 9

[20] http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_countries_and_dependencies_by_area

[21] http://features.pewforum.org/muslim-population/

M.sc Artan S. Mehmeti

Historia e krijimit të shteteve së Botës islame

Historia e krijimit të shteteve islame përfshin të gjitha shtetet anëtare të OBI – t, si dhe shkurtimisht janë përfshirë edhe shtetet të cilat, kanë status vëzhgues. Në këtë punim nuk janë elaborue shtetet që kanë përqindje të madhe të popullsisë myslimane mirëpo nuk janë anëtare të OBI – it. (Sahara Perëndimore, Kosova, Tanzania etj.).

Historia e krijimit të Shteteve të OBI – t

Historia e krijimit të shteteve islame, është ndryshuar krahas zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Në të kanë ndikuar lëvizjet mekanike të popujve, pushtimet nga perandorit e mëdha, pushtimet koloniale të fuqive të mëdha evropiane (Britania Madhe, Franca, Italia, Holanda) Japonisë, luftërat botërore e lokale etj. Pas Luftës së Dytë Botërore, shtohet numri i shteteve të pavarura islame, të cilat zgjodhën rrugë të ndryshme të zhvillimit (disa shtete zgjodhën rrugën e Socializmit si p.sh Algjeria Libia etj., disa rrugën e kapitalizmit Kuvajti, Katari etj.). Në fillim të viteve 90 – ta, ndodhi shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, ku pavarësohen 6 shtete më shumicë të popullsisë myslimane.[1]

Bazuar në tabelën e më poshtme, përveç Republikës së Turqisë që merret si shteti pasardhës e Perandorisë Osmane, të gjitha shtetet e tjera të OBI – it deri në momentin e shpalljes së pavarësisë kanë qenë të pushtuara dhe të kolonizuara nga: Perandoria Osmane, Britania e Madhe, Franca, Italia, Holanda, Portugalia si dhe Bashkimit Sovjetik (BRSS) – ja etj.

Lufta për liri dhe pavarësi e shteteve të OBI – it, ishte e gjatë e mundimshme dhe e dhimbshme. Përpos Turqisë që ishte trashëgimtare e Perandorisë Osmane të gjitha shtetet e tjera deri të pavarësia e tyre erdhën pas një lufte të gjatë dhe të përgjakshëm, të cilat mbrapa saj lanë shumë viktima, si në radhët e forcave të armatosura ashtu edhe në radhët e civileve të pa armatosur duke përfshi: gra, fëmijë, pleq etj.

Fuqitë e mëdha koloniale evropiane, i kolonizuan këto shtete për qëllime të ndryshëm, p.sh. Perandoria franceze, ishte perandoria e dytë më e madhe pas Perandorisë Britanike u krijua për qëllime të tregtisë, prestigjit, për të përhapur kulturën, gjuhen franceze, si dhe fenë katolike.[2] Edhe misioni i Perandorisë Britanike, që ishte perandoria më e madhe kolonizatorë, kishte qëllim pothuajse të njëjtë më atë të Francës. Në fillim ishte mision për të përhapur kulturën, gjuhen angleze, fenë krishtere si dhe misione shkencore për ti eksploruar këto vende të pa zbuluara deri atëherë.[3] Edhe kolonizatorët tjerë evropian siç ishin: Italia, Holanda, Portugalia si dhe BRSS – ja etj., kishin të njëjtat qëllime si të francezëve dhe anglezëve. Në realitet qëllimi i këtyre kolonizimeve nga kolonizatorët evropian siç shihet më vonë ishte: zbulimi dhe vjedhja e pasurive natyrore, (ari, argjendi, diamanti etj), tregtia më skllevër nga njëri kontinent në tjetrin për të punuar në plantacionet e kafes, plantacionet bujqësore – pemëtore, në miniera, në industritë e renda etj. Këto kolonizime quan në robërimin dhe varfërimin e këtyre shteteve.[4]

Aspiratat e popujve të këtyre shteteve për liri dhe pavarësi fillon qysh para Luftës së Parë Botërore.

Shumica e shteteve të OBI – it, filluan të pavarësohen pas Luftës së Parë Botërore dhe në veçanti pas Luftës së Dytë Botërore.

Në vitet e 10 – ta fituan pavarësinë: Shqipëria 1912, Afganistani 1919. Në vitet e 20 – ta fituan pavarësinë: Egjipti 1922, po në këtë vit (1922), Perandoria Osmane zëvendësohet nga Republika e Turqisë, e cila më 1923 shpallet Republikë, ndërsa më 1924 shpallet i pavlefshëm edhe Kalifati.[5] Në vitet e 30 – ta fituan pavarësinë Iraku 1931, Arabia Saudite 1932. Në vitet e 40 – ta fituan pavarësinë: Libani 1943, Indonezia 1945, Jordania 1946, Siria 1946, Pakistani 1947. Në vitet e 50 – ta fituan pavarësinë: Omani 1950, Libia, Maroku 1956, Tunizia 1956, Sudani 1956, Malajzia 1957, Guineja 1958. Në vitet e 60 – ta fituan pavarësinë: Benini 1960, Burkina Faso 1960, Bregu i Fildishtë 1960, Çadi 1960, Gaboni 1960, Kameruni 1960, Mali 1960, Mauritania 1960, Nigeri 1960, Nigeria 1960, Senegali 1960, Somalia 1960, Togo 1960, Kuvajti 1961, Siera Leone 1961, Uganda 1962, Algjeria 1965, Gambia 1965, Maldivet 1965, Guajana 1966. Në vitet e 70 – ta fituan pavarësinë: Bahrejni 1971, Bangladeshi 1971, Emiratet e Bashkuara Arabe 1971, Katari 1971, Guineja Bissau 1973, Irani 1975, Komoret 1975, Mozambiku 1975, Surinami 1975, Xhibuti 1977. Në vitet e 80 – ta fituan pavarësinë: Brunei 1984. Në vitet e 90 – ta fituan pavarësinë: Jemeni 1990, Azerbajxhani 1991, Kazakistani 1991, Taxhikistani 1991, Kirgistani 1991, Uzbekistani 1991. Shih tabelën nr. 1.

Kufijtë e shteteve të OBI – it, që nga pavarësimi i tyre kanë pësuar ndryshime. Më 20 majë 2002 nga Indonezia shkëputet dhe shpallet Republika e Timorit Lindor, një republikë më shumicë të popullsisë së krishtere. Më 9 korrik 2011 nga Sudani shkëputet dhe shpallet republika e Sudanit të Jugut, gjithashtu një republikë më shumicë të popullsisë së krishtere. Që nga viti 1991, brenda territorit të Azerbajxhani është krijuar Republika Nagorno – Karabakh më shumicë të popullsisë armene që i takoj fes krishtere, që defakto është shtet i pa varur, dejuro i takon Azerbajxhanit. Probleme territoriale vazhdon të këtë edhe Somalia, e cila që nga viti 1991 është krijuar Republika e Somalandit më shumicë të popullsisë myslimane që defakto është shtet i pa varur dejuro i takon Somalisë. Maroku ka pretendime mbi Republikën e Saharës Perëndimore më shumicë të popullsisë Arabe që i takon 99 % fes myslimane. Pakistani ka problem të brendshme territoriale, si dhe ka pretendime mbi Kashmirin. Edhe shtetet tjera të OBI – t kanë probleme territoriale që le të hapur ndryshimin e kufijve të këtyre shteteve apo edhe krijimin e ndonjë shteti të ri në hapësirat e këtyre shteteve.[6]

Krijimi shtetit Izraelit dhe Çështja Palestineze

Një çështje ende e pa zgjidhur edhe në ditët e sotme, në hapësirën e OBI – it, është çështja e Palestineze. Në vitit 1949 krijohet shteti i Izraelit. Që nga krijim i shtetit izraelit kanë kaluar 50 vjet dhe sot e asaj dite ky shtet i krijuar artificialisht mbi tokat arabe, më shtrenjtë e pagoi dhe vazhdon ta paguaj Palestina.[7]

Krijimi i një shteti të pavarur palestinez nuk vihej në diskutim, por vihen kufijtë e tij, që diskutohen edhe në ditët e sotme, më qëllim që të vihet deri në dhënien fund të konfliktit izraelite – palestineze dhe krijimin e një shteti Palestinez.[8]

Shtetet vëzhguese të OBI – it

Rruga deri të pavarësia edhe për shtetet vëzhguese të OBI – it (Federata Ruse, Mbretëria e Tajlandës, Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe Republika e Qipros Veriore), ishte e gjatë dhe e mundimshme po thuajse e njëjtë si e shteteve të OBI – it. Përpos Federatës Ruse që ishte trashëgimtare e BRSS të gjitha shtetet e tjera deri të pavarësia e tyre erdhën pas një lufte të gjatë dhe të përgjakshëm, të cilat lanë mbrapa saj lanë shumë viktima dhe shkatërrime. Kufijtë e sotëm të këtyre shteteve u përcaktuan pas Luftës së Dytë Botërore: Tajlanda 1932, Qipro Veriore 15 nëntor 1983, Rusia 12 qershor 1990, Bosnja dhe Hercegovina 1 mars 1992.[9]

Tabela 1. Emri zyrtar i shtetit, data e shpalljes së pavarësisë si dhe emri i kolonizatorit [10]

Emri zyrtar i Shteti t Viti i Nga: Emri zyrtar i Shteti t Viti Nga:
Republika Islamike e Afganistanit 19.08.1919 Britania Republika Libaneze 22.11.1943 Franca
Republika Popullore Demokratike e Algjerisë 05.06.1965 Franca Libia 24.12.1951 Nën kujdesin e OKB – së
Republika e Azerbajxhan 30.08.1991 BRSS Malajzia 31.08.1957 Britania
Mbretëria e Arabisë Saudite 23.09.1932 ——– Republika e Maldive 26.07.1965 Britania
Mbretëria e Bahrejnit 15.08.1971 Britania Republika e Malit 22.09.1960 Franca
Republika Popullore Demokratike e Bangladeshit 16.12.1971 Pakistani Perëndi. Republika Islamike e Mauritanisë 28.11.1960 Franca
Republika e Benini 01.08.1960 Franca Mbretëria e Marokut 02.03.1956 Franca
Negara Brunei Darussalam 01.01.1984 Britania Republika e Mozambikut 25.06.1975 Portugalia
Burkina Faso 05.08.1960 Franca Republika e Nigerit 03.08.1960 Franca
Republika e Bregut të Fildishtë 07.08.1960 Franca Republika Federale e Nigerisë 01.11.1960 Britania
Republika e Çadit 11.08.1960 Franca Sulltanati i Omanit 1950 Portugalia
Emiratet e Bashkuara Arabe 02.12.1971 Britania Republika Islamike e Pakistanit 14.08.1947 India
Republika Arabe e Egjiptit 28.02.1922 Britania Palestina ——– ——–
Republika e Gabonit 17.08.1960 Franca Republika e Senegalit 04.04.1960 Franca
Republika e Gambisë 18.02.1965 Britania Republika e Siera Leonit 27.04.1961 Britania
Republika e Guinesë 02.10.1958 Franca Republika Federale e Somalisë 01.07.1960 Britania dhe Italia
Republika e Guineja Bissau 24.09.1973 Portugalia Republika e Sudanit 01.01.1956 Britania dhe Egjipti
Republika Koperativa e Guajanës 26.05.1966 Britania Republika e Surinamit 25.11.1975 Holanda
Republika e e Indonezisë 17.08.1945 Holanda Republika Arabe e Sirisë 17.04.1946 Franca
Republika Islamike e Iranit 01.04.1975 ——– Republika e Shqipërisë 28.11.1912 P. Osmane
Republika e Irakut 03.10.1932 Britania Republika e Taxhikistanit 09.09.1991 BRSS
Unioni (Bashkimi) i Komore 06.07.1975 Franca Republika Togoleze 27.04.1960 Franca
Republika e Jemenit 22.05.1990 Bashkimi i Jemenave Republika Tuniziane 20.03.1956 Franca
Mbretëria Hahimite e Jordanit 25.05.1946 Britania Turkmenistani 27.11.1991 BRSS
Republika e Kamerunit 01.01.1960 Franca Republika e Turqisë 29.11.1923 P.Osmane
Shteti i Katarit 03.09.1971 Britania Republika e Ugandës 09.11.1962 Britania
Republika e Kazakistanit 16.12.1991 BRSS Republika e Uybeksitanit 01.12.1991 BRSS
Shteti i Kuvajtit 19.06.1961 Britania Republika e Xhibut 27.06.1977 Franca
Kirgistan 31.08.1991 BRSS
[1] Marrë dhe përpunuar nga Literatura gjeografike dhe internet, nga Autori. [2] Decolonization, the French Empire and sites of memory, Dr Robert Aldrich, University of Sydney Keywords, anti-colonialism, colonialism, decolonization, the French Empire, sites of memory. f. 1 – 2. [3] James B. Alcock, B.A. History Of The Br it ish Empire And Commonw ealth The Greatest Empire The Wor ld Has Ever Know n Upon Which The Sun Never Set. f. 3 – 4. [4] Marrë dhe përpunuar nga Literatura gjeografike dhe internet, nga Autori. [5] http://www.britannica.com. [6] Marrë dhe përpunuar nga Literatura gjeografike dhe internet, nga Autori. [7] http://www-tc.pbs.org . [8] Po aty. [9] https://www.cia.gov. [10] Po aty.

M.sc Artan S. Mehmeti

  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box

 iggö

bik

 bfi

 kmsh

   lhsh

   qendra qsi 

Videot e fundit nga kanali jonë në Youtube

Vizitoni edhe

 facebook1                       YouTube

Si mund të na gjeni

Xhamia Bujarialogoinfo

Wiener Str. 288

4030, Linz

Austria

+43 (0) 676 55 21 259

Top