PERKUJTIM

durimdhenamaz

Si ta ngjallim zemren

MË FAL, UNË JAM I KAPUR PËR FE, MOS MË KËSHILLO!

I kapur për fe, mirëpo pa namaz nate, dhe pa agjërim, ditët e bardha, të hënën dhe të enjten!

I kapur për fe, mirëpo pa lexim të Kuranit brenda dite dhe nate!

I kapur për fe, mirëpo pa u përkujdesur për dhikrin, dhe për faljen e suneteve brenda namazeve!

I kapur për fe, mirëpo nuk shkoj në ligjërata!

I kapur për fe, mirëpo nuk kam mundësi të qëndroj nëpër seminare shkencore. Nëse ato janë të lehta, do të më gjesh i pari, kurse nëse ato janë shkencore dhe edukatore, atëherë jam i nxënë me punët e shtëpisë dhe familjen!

I kapur për fe, mirëpo kaosi e përfshin jetën time, dhe nuk ia di vlerën kohës!

I kapur për fe, mirëpo syri im nuk qan nga frika e Allahut!

I kapur për fe, shumë ankohem gjatë situatave!

I kapur për fe, mirëpo deri më tani nuk kam kohë ta përsëris Kuranin. Jam tepër i nxënë!

I kapur për fe, mirëpo me shumë përgojim!

I kapur për fe, mirëpo u zhyta në kërkimin e diturisë për disa vite, derisa mendova se u bëra dijetari i kohës sime, dhe i vetmi i dalluari, dhe fillova të jap fetva për gjëra, që nëse ia prezantoni Omer ibën Hatabit, Allahu qoftë i kënaqur me të, do t’i tubonte të gjithë sahabët!

I kapur për fe, mirëpo nuk e pranoj këshillën. Nëse më këshillon më ngushtohet gjoksi!

Tash parashtrohet pyetja, se ne, a jemi të kapur realisht për fe?!! Apo ne e mashtrojmë vetveten me dukuritë e përmisimit dhe të qëndrueshmërisë, e në fakt ne jemi shumë larg tyre!

Realisht, si duket kemi shumë nevojë ta rishikojmë të kapurit e tonë për feje!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

VLERA E SALAVATEVE MBI TË DËRGUARIN E ALLAHUT, LAVDIA DHE PAQJA E ALLAHUT QOFSHIN MBI TË.

E para: Siguri nga koprracia.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Koprrac është ai, që kur përmendem nuk më dërgon salavate”. 

E dyta: Përfitimi i dhjetë salavateve nga Allahu.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:”Kush më dërgon një salavat, Allahu atij i dërgon dhjetë salavate”.

E treta: Dërgimi i salavateve është shkak për faljen e gjynaheve dhe ngritjen e gradave.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush më dërgon mua një salavat i falen dhjetë gjynahe dhe i ngritën dhjetë shkallë”.

E katërta: Siguri nga pikëllimi dhe humbja Ditën e Kiametit.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk është tubuar një popull në një vend dhe në të nuk e përmendin Allahun dhe nuk dërgojnë salavate mbi mua, vetëm se për ta do të jetë pikëllim dhe humbje Ditën e Kiametit”.

E pesta: Kthimi i salavatit prej të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka asnjë musliman që më përshëndetë me selam e që Allahu të ma kthen shpirtin për t’ia kthyer selamin”. 

E gjashta: Përcjellja e salavateve nëpërmjet melekëve. 

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu ka melek të cilat shëtisin nëpër tokë dhe mi përcjellin salavatet e Umetit”.

E shtata: Afërsia me të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. 

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vërtetë njeriu më i afërt me mua në Ditën e gjykimit është personi që më së shumti më ka dërguar salavat”.

E teta: Arritja e ndërmjetësimit të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush më dërgon dhjetë herë salavate kur gdhihet dhe dhjetë herë kur e arrin mbrëmjen, e përfshin ndërmjetësimi im”. 

Përshtati: Irfan JAHIU

KURANI FAMËLARTË, SHOKU IM!

– A e ke pyetur ndonjë ditë vetveten, se çka do të ndodhte me ne, nëse silleshim me Kuranin ashtu si sillemi me celularët tanë??

Çka do të ndodhte me ne, nëse e bartnim kudo që shkonim … në çantat tona dhe xhepat tanë??

Çka do të ndodhte me ne, nëse i shfletonim fletët e tij ashtu si i shfletojmë fletët e gazetave??

Çka do të ndodhte me ne, nëse silleshin me të ashtu si sillemi me gjërat që nuk mundemi të jetojmë pa to?? – Dhe me të vërtetë, ne nuk mundemi të jetojmë pa të, librin e Allahut!!

Çka nëse fëmijëve tanë ua jepnim si dhuratë??

Çka nëse e lexonim gjatë udhëtimeve??

Çka do të ndodhte me ne, nëse atë e bënim të jetë gjëja primare e ditës sonë??

– Le të bëhet parulla jonë: “Kurani Famëlartë Shoku Im”!!

Për çdo ditë i hapin mesazhet e celularëve dhe i lexojmë mesazhet e dërguara nga shokët, por sa herë e hapim Kuranin dhe i lexojmë mesazhet e dërguara nga ana Allahut!?

Iblisi thotë: “Çudi me birin e Ademit!! Pretendojnë se e dojnë Allahun dhe i bëjnë gjynahe, pretendojnë se më urrejnë mua dhe prapë më nënshtrohen!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

SHKAQET E RISKUT

Po të kishte qenë risku i njeriut në duart e njerëzve, sa padrejtësi dhe sa urrejtje dhe sa çorodi do u bënte! Pasha Allahun, nëse atyre ju lihej kjo çështje në dorë do t’i bënin padrejtësi njëri-tjetrit, dhe do ta urrenin njëri-tjetrin, madje do ta harronin njëri-tjetrin dhe do ta neglizhoni njëri-tjetrin!

Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi! Ai nuk i bën padrejtësi askujt, dhe nuk e dëmton, dhe nuk e harron, dhe nuk e neglizhon, po e begaton, dhe e mëshiron, dhe atij mirë i bën: po edhe në vetet tuaja – a nuk e shihni vallë? Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju është premtuar Betohem për Zotin e qiellit dhe të Tokës, se kjo (që ju premtohet) është e vërtetë, ashtu siç është të folurit tuaj”. Dharijat 21-23.

Brenga për riskun i ka ngrënë disa zemra dhe i ka lodhur disa mendje. Disa njerëz kur dëgjojnë për ndryshimet ekonomike, dhe për ndryshimet e çmimeve, dhe për problemet jetësore, bien në depresion dhe stresohen, thuaj ti se ata nuk e dinë se Allahu garantoi furnizimin për të gjitha krijesat e Tij, besimtarë dhe jobesimtarë, të fortin dhe të dobëtin, të  moshuarin apo të voglin: “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë”. Hud 6, dhe “Sa krijesa ka që nuk e mbajnë dot veten me ushqim! Allahu u jep atyre dhe juve! Ai dëgjon dhe di gjithçka”. Ankebut 60.

S’ka njeri që del nga kjo dynja pa e plotësuar riskun e tij. Allahu ia shënoi të birit të Ademit riskun dhe ia përcaktoi atë para se të del në dynja. Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai,  transmetohet se ka thënë: “Më ka treguar i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kurse ai është ai i cili e fliste të vërtetën dhe të cilit i besohet: “Vërtet çdonjëri nga ju formohet në përbrendësen e nënës së tij katërdhjetë ditë si pikë, pastaj bëhet e varur ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe e frymëzon në të shpirtin, dhe këtij meleku i urdhërohen dy gjëra: ta shkruaj nafakën (riskun) (e fëmijës), exhelin (sa do të jetojë), veprat dhe (në pikëpamje të jetës tjetër) a është i fatshëm apo i pafatshëm..”.

Në vazhdim do t’i paraqesim disa nga shkaqet që e sjellin riskun të bazuara në Kuran dhe Synet.

E para nga ato dhe më rëndësishmja është devotshmëria (takvaja). Ai që ia ka frikën Allahut dhe kapet për ligjet e Tij, i jep furnizim prej nga nuk i shkon mendja dhe prej nga nuk e pret dhe nuk e shpreson. Ky është premtim i prerë nga Allahu: Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret”. Talak 2-3.

Nga shkaqet e riskut është edhe istigfari (kërkim falja) dhe vazhdimësia në të. Allahu për Nuhin, alejhi selam thotë: “e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!”. Nuh 10-12.

Dhe për Hudin, alejhi selam, thotë: “O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar, se Ai do t’ju sjellë shi të begatshëm dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. Mos u shmangni prej Atij duke qenë keqbërës!”. Hud 52.

Me një hadith përcillet: “Kush e shpeshton istigfarin Allahu do t’ia hap për çdo gjë nga një rrugë dhe për çdo vështirësi i ofron lehtësim dhe do ta furnizojë nga nuk e mendon”. 

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, thotë se kjo është argument se istigfari e sjell riskun dhe është shkak për zbritjen e shiut.

Nga shkaqet e riskut është edhe mbështetja e drejtë në Allahun. Pra të lidhet zemra me Zotin e saj dhe t’ia mbështet çështjet Atij. Ai që i mbështetet Allahut, Ai i mjafton, dhe i largohet ajo që e preokupon dhe e mundon, dhe e furnizon prej ku nuk e pret. Përcillet me një hadith se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Sikur ju të mbështeteni ne Allahun me mbështetje të vërtetë, Allahu do t’ju furnizojë ashtu si furnizon zogun, del në mëngjes i uritur dhe ngryset i ngopur”.

Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ky hadith është bazë për tevekulin (mbështetjen në Allahun) dhe është një nga shkaqet kryesore që e sjellin riskun”.

Disa nga të parët tanë thoshin: Tevekuli ta sjell riskun pa lodhje dhe mundim!

Ajo që duhet të dihet është se tevekuli (mbështetja në Allahun) nuk e kundërshton marrjen e shkaqeve dhe përpjekjen në kërkim të riskut. Allahu për sa i përket marrjes së shkaqeve të riskut tha: Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai”. Mulk 15, dhe tha: “Ai e di se disa prej jush do të jenë të sëmurë, disa do të udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar mirësitë e Tij (për jetesë)”. Muzemil 20.

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, tha: Allahu në këtë ajet e barazoi atë që lufton në rrugë të Allahut me atë që del dhe e kërkon riskun në hallall, dhe atë e shpenzon për veten dhe familjen dhe për bamirësi. Dhe kjo është argument se të kërkuarit e riskut apo përfitimi është në gradë të luftës në rrugë të Allahut, sepse në ajet i ceki të dyja bashkë.

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: Mos ta len asnjëri nga ju kërkimin e riskut, dhe të  thotë: O Zot me furnizo! Ju e dini se qielli nuk pikon ari dhe argjend!

Nga shkaqet e riskut është edhe respektimi i lidhjes farefisnore.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: Kush dëshiron t’i shtohet risku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta le të mbajë lidhjet farefisnore”.

Respektimi i lidhjes farefisnore len gjurma të çuditshme dhe fryte të dëshmuara; duke filluar nga lehtësimi i riskut, dhe zgjatjes së jetës dhe mbjelljes së dashurisë.

Prej urtësisë dhe meritës së Allahut është se e bëri shpenzimin nga shkaqet e shtimit të riskut. Ai që jep, Allahu ia zëvendëson dhe e bekon në atë  që e posedon: Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë”. Sebe 39. E zëvendëson me bereqet dhe me shtim të pasurisë në dynja, kurse në ahiret me shpërblime të mëdha: “Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm”. Bekare 268.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Dy janë nga Allahu dhe dy janë nga shejtani! Shejtani ju premton fukarallëk dhe thotë: mos shpenzo dhe mbaje për vete se ti ke nevojë për të, dhe ju urdhëron në të ligë, kurse Allahu ju premton falje nga gjynahet dhe mëkatet dhe ju premton shtim në risk”.

Në një hadith kudsij: “O biri i Ademit, shpenzo (në bamirësi) e Unë do të shpenzoj për ty”.

Dhe me një hadith të vërtetë: “Nuk ka ditë që nuk zbresin dy melek prej Allahut dhe thonë: O Allah, jepi atij që jep dhe atij që nuk jep shkatërroja pasurinë”.

Për këtë arsye shpenzoni dhe përgëzohuni me zëvendësim të gjerë nga mirësitë e Allahut. Madje Allahu tha: “Pasaniku le të shpenzojë sipas pasurisë që ka, ndërsa i varfri le të shpenzojë sipas asaj që i ka dhënë Allahu; Allahu nuk e ngarkon askënd mbi sa i ka dhënë. Pas vështirësisë, Ai sjell lehtësimin”. Talak 7.

Nga shkaqet e riskut dhe të shtimit të tij është edhe bamirësia ndaj të varfërve dhe të mjerëve dhe nevojtarëve. Me një hadith përcillet: “Vallë ndihma dhe risku a nuk ju vjen nga shkaku  i të ngratëve që keni në mesin tuaj”.

Kjo i përfshin shtresat e nevojtarëve nga të varfrit, dhe të mjerët, dhe të sëmurëve, dhe të  huajve, dhe të atyre që nuk kanë familje.

Nga shkaqet më madhështore të riskut dhe të shtimit të tij, madje ky shkak është gjithëpërfshirës i gjitha shkaqeve të mëhershme, është qëndrueshmëria në fenë e Allahut, dhe të vepruarit me vepra të mira dhe largimi nga ato të ligat. Risku nuk shtohet vetëm se me shtimin e adhurimeve dhe nuk pakësohet  apo humbet vetëm se si shkak i gjynaheve dhe mëkateve. Robi privohet nga risku dhe furnizimi për shkak gjynaheve që i bën.

Gjynahet, dhe mëkatet, dhe të ligat janë dyert më të mëdha që i mbyllin burimet e riskut, qoftë ajo për individin apo për shoqërinë! Gjynahet dhe mëkatet i vështirësojnë shkaqet e arritjes së riskut dhe e shkatërrojnë bereqetin: Sikur të qëndronin (banorët e Mekës) në rrugën e vërtetë, Ne do t’u jepnim ujë të bollshëm, për t’i vënë ata me këtë në sprovë. Por këdo që largohet nga këshillat e Zotit të tij, Ai do ta hedhë në një dënim të ashpër”. Xhin 16-17.

Ai që donë risku t’i shtohet, dhe jetesa t’i përmisohet, dhe bereqeti ta kaploje, le të kapet për fenë e Allahut, dhe le t’i respekton ligjet e Tij dhe le t’i largohet ndalesave të Tij, dhe ta mbron veten nga vendet që është i zemëruar Allahu me to!

O ju musliman frikojuni Allahut dhe meditoni këtë hadith të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “Vërtetë Shpirti i Shenjtë (Xhibrili) e ka vulosur në zemrën dhe shpirtin tim se asnjë njeri nuk mund të vdes pa e plotësuar exhelin (afatin e jetës së tij), dhe pa e harxhuar apo shpenzuar riskun e caktuar të Tij. Frikësojuni Allahut dhe kërkoni prej Tij, mos e lejoni veten për të mos kërkuar risk prej Allahut e pastaj të kundërshtoni dhe të mos i përfillni urdhrat e Allahut. Vërtet prej Allahut përfitohet duke respektuar urdhrat e Tij”.

SHEJH DR. SALIH HUMEJD

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box

 iggö

bik

 bfi

 kmsh

   lhsh

   qendra qsi 

Videot e fundit nga kanali jonë në Youtube

Vizitoni edhe

 facebook1                       YouTube

Si mund të na gjeni

Xhamia Bujarialogoinfo

Wiener Str. 288

4030, Linz

Austria

+43 (0) 676 55 21 259

Top