PERKUJTIM

durimdhenamaz

Si ta ngjallim zemren

PESË GJËRAT QË TË PËRFORCOJNË NË KOHËN E SPROVAVE!!

1. Leximi dhe meditimi i Kuranit dhe të vepruarit me të.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ne ta kemi shpallur kështu për të forcuar zemrën tënde”. Furkan 32.

2. Leximi i historisë dhe i rrëfimeve të Pejgamberëve.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të dërguarve, për të ta forcuar zemrën”. Hud 120.

3. Të vepruarit me dituri.

Allahu i Madhëruar thotë: “E sikur të vepronin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim”. Nisa 66.

4. Duaja.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e shpeshtonte lutjen: “Ti që i rrotullon zemrat, përforcoje zemrën time në fenë tënde”

5. Shoqëria e mirë.

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete”. Kehf 28.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

KU TË KTHEHESHIM NJË MIJË VITE MBRAPA!

Thanë se të praktikuarit e sheriatit do të na kthen një mijë vite prapa?!

Atyre ju përgjigj se, a do të na kthen në periudhën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, apo në periudhën e sahabëve?!

Apo në periudhën e Omerit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, kur ai e sundonte Persinë dhe Romën?!

Apo në periudhën e Emevitëve kur ishin në Sham, kurse ushtria e tyre në zemrën e Spanjës?!

Apo në kohën e Abasitëve kur perëndimi iu përkuleshin në gjunjë?!

Apo në periudhën e Abdurrahman Dahilit kur ai e rrethoi Francën dhe Italinë?!

Apo në periudhën e Salahudin el Ejubit kur i shpartallonte ushtritë e të krishterëve?!

Ku të ktheheshim një mijë vite mbrapa!!

E ndoshta do të na kthehej diçka prej fisnikërisë dhe krenarisë së Islamit!!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

PASOJE TË VËRTETËN QOFTË AJO EDHE ME PAKICËN!

Kur e këshillon tjetrin me lënien e ndonjë mëkatit, ta kthen se, shumica e njerëzve e veprojnë të njëjtën gjë.. unë nuk jam i vetmi!

Po nëse hulumton për fjalën “shumica e njerëzve” në Kuran, do të gjesh se pas saj vijnë fjalët: “nuk dinë – nuk falënderojnë – nuk besojnë”!!

Po nëse hulumton për fjalën “shumica nga ta”, do të gjesh se pas saj vijnë fjalët: “gjynahqarë të pabindur – injorantë – kundërshtojnë – nuk logjikojnë – nuk dëgjojnë)!!

Pra nuk është qëllimi që ti ta pasosh shumicën, po qëllimi është që ti ta pasosh të vërtetën, qoftë ajo edhe me pakicën!

Ti bëhu nga pakica për të cilët Allahu thotë: “Megjithatë, pak nga robërit e Mi, janë falënderues”. Sebe 13.

“Por  shumë  të  paktë  ishin  ata  që  i kishin besuar atij!” Hud 40.

“Shumica e tyre janë prej të lashtëve”. Vakia 13.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kapu për rrugën e së vërtetës, dhe mos të largon nga ajo numri i paktë që shkojnë pas saj, dhe mjerë për ty nëse shkon pas rrugës të kotës, edhe pse numri i njerëzve që shkojnë pas saj është i madh”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

REALITETI I ARDHMËRISË!

Shejhu Ali Tantavi, Allahu e mëshiroftë, kur e përshkruan betejën e tij në mendjen e tij me çështjen e ardhmërisë, thotë:

Mësova në shkollën fillore për hir të ardhmërisë, dhe pastaj më thanë, mëso në të mesmen për hir të ardhmërisë!!

Pastaj më thanë, mëso në fakultet për hir të ardhmërisë!

Pastaj më thanë punësohu për hir të ardhmërisë!

Pastaj thanë martohu për hir  të ardhmërisë!

Pastaj thanë bën fëmijë për hir të ardhmërisë!

Dhe unë tash arrita deri këtu!! I bëra 75 vite dhe jam duke e shkruar këtë artikull, dhe ende vazhdoj të shikoj në ardhmëri!

Ardhmëria nuk është diç tjetër, pos një leckë e kuqe e vendosur mbi kokën e demit, i cili vrapon pas saj, dhe nuk mundet ta arrin, ngase ardhmëria, nëse arrihet bëhet e tashme, dhe e tashmja bëhet e kaluar, dhe pastaj e pret të ardhmen e re!!

Ardhmëria reale dhe ajo e vërteta është ta kënaqsh Allahun, dhe të shpëtosh nga zjarri i Xhehenemit dhe të  hysh në Xhenetin e Tij!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box

 iggö

bik

 bfi

 kmsh

   lhsh

   qendra qsi 

Videot e fundit nga kanali jonë në Youtube

Vizitoni edhe

 facebook1                       YouTube

Si mund të na gjeni

Xhamia Bujarialogoinfo

Wiener Str. 288

4030, Linz

Austria

+43 (0) 676 55 21 259

Top