PERKUJTIM

durimdhenamaz

Si ta ngjallim zemren

TETË CILËSITË TEK ÇDO NJERI.. A I NJEH ATO?

Diskutues (kundërshtues), i dobët (i pafuqishëm), koprrac, frikacak (i paqëndrueshëm), i ngutur, punonjës (përpiqet shumë me mund), mohues, tiran! Shpesh i hasim këto cilësi te njerëzit, mirëpo në fakt, çfarë janë këto cilësi?! Dhe pse Allahu e përshkroi njeriun me këto cilësi?! Dhe ato, a janë prezent tek gjithë njerëzit?! 

Para se t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve, do ta qartësojmë kuptimin e çdo cilësie.

Cilësia e parë: Allahu tha: “por njeriu kundërshton më tepër se çdo krijesë Tjetër”. Kehf 54.

Njeriu, pra, është krijesa që më së shumti kundërshton dhe diskuton, ngase Allahu e furnizoi atë me aftësi të shumta mendore. Ai mashtron, e tradhton, bën kurthe dhe, edhe përskaj kundërshtimeve të shumta, prapë mundet të edukon shpirtin që të kapet për të vërtetën dhe drejtësinë, nëse atë e do!

Cilësia e dytë: Allahu thotë: “njeriu është krijuar si një qenie e pafuqishme”. Nisa 28.

Pra, njeriu është i dobët dhe i pafuqishëm, edhe pse ai shfaq art e mjeshtëri në paraqitjen e fuqisë. Një ther e vogël e bën që të rrokulliset tanë natën në shtratin e tij, një gjilpërë mundet t’i shkakton vdekje, një shikim i ëmbël mundet t’ia rrëmben zemrën, e ta robëron dhe mendimin t’ia bllokon, e epshi ta nënçmon, e kur bëhet i uritur acarohet, kur e godet e keqja ankohet dhe ulërin, dhe kur pakësohet ushqimi i tij dobësohen lëvizjet e tij dhe i ndalet të menduarit e tij!

Cilësia e tretë: Allahu thotë: “Por vërtet që njeriu shkel çdo cak”. Alak 6. Njeriu anon ka tirania dhe padrejtësia, e me të nënkuptojmë tejkalimin e të vërtetës dhe drejtësisë. Njeriu anon ka tirania kur i shtohet pasuria, apo i shtohet fuqia, apo i shtohen ithtarët, apo e merr ndonjë pozitë të lartë. Njeriu këtë sëmundje e largon me të lidhurit e tij të fortë me Zotin e vet, me qëllim që burimin e krenarisë dhe fuqisë ta merr nga Ai.

Cilësia e katërt: Allahu thotë: “Thuaj: “Sikur ju të zotëronit thesaret e mëshirës së Zotit tim, edhe atëherë ju do të rrudhnit dorën nga droja, se do të shpenzoheni. Njëmend, njeriu rëndom është koprrac”. Isra 100.

Pra, esenca tek njeriu është koprracia, dhe për këtë arsye, njeriu e pëlqen të tubon më shumë sesa të shpenzon, pasurinë grumbulluar i mjafton për njëqind vjet, dhe prapë bëhet koprrac për veten, dhe familjen, dhe rrethin. 

Cilësia e pestë: Allahu thotë: “Vërtet që njeriu është krijuar i paqëndrueshëm: kur atë e godet e keqja, ai ligështohet fort, por, kur i bie e mira, ai bëhet koprrac”. Mearixh 19-21. 

Njeri i paqëndrueshëm është ai që frikohet kur e godet e keqja, kurse kur i bie e mira bëhet koprrac dhe dorështrënguar, dhe kjo, për shkak të dashurisë së tij për vetveten dhe dashurisë së asaj që e kënaq atë. Kur e ndjen se atë që e do i kërcënohet rreziku, apo se do t’i humb, e godet frika dhe çrregullohet dhe mërzitet.

Kurani na e qartësoi se si t’i tejkalojmë ato situata frike gjatë periudhës kur sprovohesh me të keqe dhe si të mos bëhemi koprrac kur na vijnë të mirat, dhe ai që përshkruhet me to, do të mundet t’i tejkalon ato cilësi të liga, e ato janë: “Përjashtim bëjnë ata që falen, e që janë të vazhdueshëm në faljet e tyre; e që caktojnë një pjesë të pasurisë së tyre për lypësin dhe për nevojtarin; e që besojnë në Ditën e Llogarisë (Gjykimit); e që frikësohen nga dënimi i Zotit të tyre, -vërtet që askush nuk është i sigurt prej dënimit të Zotit të vet -; e që e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), përveçse ndaj bashkëshorteve dhe skllaveve të veta – në këtë rast nuk meritojnë qortim, por kush kërkon jashtë këtyre caqeve, pikërisht ata janë shkelësit -; e që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë besëlidhjet e tyre; e që gjithnjë dëshmojnë drejt; e që i falin namazet rregullisht. Pikërisht ata do të jenë të nderuar në kopshtet e Xhenetit”. Mearixh 22-35. 

Cilësia e gjashtë: Allahu thotë: “vërtet që njeriu është i ngutur”. Isra 11.

Baza tek njeriu është se ngutet dhe e pëlqen që gjërat të kryhen shpejt para se të përfundojnë. Madje nga cilësia e të nguturit e tepërt, ai ngutet edhe në gjëra që e dëmtojnë, për shkak të mospasjes durim që të kryhen deri në fund. Për këtë arsye preferohet që kur merresh me ndonjë profesion apo kërkon diçka nga Allahu të thuash: “O Zot, nëse kjo punë është e mirë për fenë dhe jetën time dhe ahiretin tim, ma lehtëso, e nëse është e dëmshme për mua, atëherë largoje nga unë”.

Cilësia e shtatë: Allahu thotë: “atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt”. Inshikak 6. 

Pra, njeriu është që përpiqet shumë dhe punon me mund. Jeta e njeriut është e tëra me lodhje dhe vështirësi, edhe nëse është milioner, dhe e shfrytëzon pasurinë e tij për ta shërbyer dhe për t’u rehatuar, prapë se prapë do të ndjen lodhje. Dynjaja e tëra është lodhje, ashtu siç e përshkroi Allahu: “se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi!”. Beled 4. Nuk ka rehati përveç se në Xhenet!

Cilësia e tetë: Allahu thotë: “Kur Ne i japim njeriut të shijojë mëshirën Tonë e pastaj ia heqim atë, ai atëherë bëhet shpresëhumbur dhe mohues”. Hud 9. 

Njeriu, pra, është mohues dhe përgënjeshtrues. Njeriu ka shumë qëndrime karshi sprovave dhe begative, sipas bindjeve dhe vlerave të tij. Kur Allahu ia mundëson ta shijon një begati nga mëshira e Tij, e pastaj ia merr, njeriu atëherë zakonisht atë begati e mohon!

Këto janë tetë cilësitë që gjenden tek çdo njeri, dhe njeriu është mirë që t’i njeh dhe të ballafaqohet me to sa më lehtë, dhe të di se si të sillet me to më së miri që mundet, e ti shndërron këto cilësi negative në ato pozitive, dhe ky shndërrim kërkon vendosmëri, dhe vullnet, dhe mbështetje në Allahun, dhe punë të vazhdueshme.

Njohja e këtyre cilësive të ngulitura në shpirtin e njeriut na mundëson ta njohim veten më mirë, dhe njohja e vetes na ndihmon të kemi bashkëpunim sa më të lehtë me njerëzit dhe fëmijët tanë dhe familjen tonë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

PYETJE QË NA NGUSHTOJNË TEPËR NË JETËN TONË!

1. Pse na duken 10 euro të mëdha kur i japim për xhami, kurse shumë të vogla, atëherë kur shkojmë në restorant për të ngrënë!

2. Pse na duket një orë në adhurim të Allahut shumë e gjatë, kurse një orë e gjysmë për futboll, apo tri orë në internet, na duken se shumë shpejt po kalojnë!

3. Pse na duket shumë e rëndë të lexojmë një pjesë të Kuranit brenda dite, kurse shumë e lehtë të lexohet një tregim apo roman prej 200 apo 300 faqeve!

4. Pse i pranojmë dhe i besojmë lajmeve të gazetave dhe revistave me shumë lehtësi, kurse bëjmë shumë pyetje dhe jemi kureshtar për atë që e thotë Kurani!

5. Pse i pranojmë stilet e jetës dhe i pasojmë modat e ndryshme pa asnjë problem dhe dyshim, kurse ia kthejmë shpinën traditës së të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!

6. Pse na duket ndeja dyorëshe në xhami e rëndë dhe e gjatë, kurse para ekranit kur luan ndonjë film shumë e shkurtë!

Besoj se këto pyetje, kur parashtrohen na ngushtojnë tepër të gjithëve, dhe arsyeja e vetme se pse ngushtohemi është se të gjithë e dimë përgjigjen!! 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

VIRTYTET E IMAM MALIKU

E porosis veten dhe juve me devotshmëri ndaj Allahut, azze ue xhel: O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë”. Ali Imran 102.

Të folurit për dijetarët e mëdhenj nuk është çështje e lehtë, sado që përpiqesh ta përfshish jetën e ndonjërit prej tyre lapsi yt është i pafuqishëm ta përshkruan atë, dituria e jote është e mangët, madje është e mundur që të fshihen prej teje gjërat më të rëndësishme dhe më ndikuese të jetës së tyre. Fragmentet nga jeta e të mëdhenjve prej dijetarëve të parë janë shëmbëlltyra më ideale dhe më stimuluese për të rinjtë dhe për të rejat tona që të përfitojnë prej tyre dhe t’i largohen marrjes së shëmbëlltyrës prej njerëzve që nuk kanë peshë as në jetë e as në histori.

Të folurit për historinë e dijetarëve, e në këtë rast për historinë e imam Malikut, Allahu e mëshiroftë, nuk është prej fanatizmit dhe dashurisë së tejskajshme ndaj tij, për arsye se dituria merret dhe refuzohet prej çdo njërit prej tyre, kurse ajo dituri e cila merret dhe nuk refuzohet është vetëm se ajo e cila vjen prej të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam.

Imami i jonë, imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, u rrit në Medine, piu prej burimeve të saja, aty u bë i njohur, prej aty dituria e tij u shpërnda në krejt tokat, jepte mësime në xhaminë e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, deri sa u emërtua si “Dijetari i Medinës” apo si imami i “Darul Hixhreh”.  

Imami Malik ibën Enes, Allahu e mëshiroftë, u lind në qytetin e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, në një familje të varfër, mirëpo dashamirës ndaj diturisë dhe dijetarëve. Kjo ndikoi që imam Maliku ta donë diturinë dhe të fillon si fëmi ta kërkon atë. Nëna e tij ishte një grua shumë e mençur e cila diti si ta udhëzon në të mirë të birin e saj duke i thënë një ditë prej ditëve: “O biri im, shko tek Rebia, Allahu e mëshiroftë, dhe merre prej tij edukatën para se ta marrish diturinë e tij”.

Kjo grua e kuptoi rolin e saj në jetë dhe porosinë e saj në edukatë dhe në përgatitjen e brezave të rinj dhe e kuptoi se edukata vjen paralele me diturinë. Dituria nuk ka vlerë pa edukatë dhe ajo kërkohet edhe në fillim të kërkimit të diturisë, por edhe pasi që ta arrish atë. Kjo grua arriti ta edukon dhe ta përgatit një burrë i cili më vonë i bëri mirë një Umetit.

Nuk është roli i një nëne ushqimi i trupit të fëmijës dhe marrja e preventivave për mbrojtjen e fëmijës prej sëmundjeve, por porosia e saj është më madhështore, më e lartë, e ajo është përforcimi i besimit, ndërtimi i personalitetit, zhvillimi i mendjes, stimulimi i ambicieve të larta dhe kjo nuk mundet të arrihet deri sa të vyshken të gjitha interesat e dynjasë para interesit më të madh, e ai është interesi i edukatës. Kjo ishte ajo e cila e ngjyrosi jetën e imam Malikut realisht edhe në vepra e jo vetëm në fjalë dhe prej kësaj medreseje edukatore nxënësit e imam Malikut e mësonin edukatën prej moralit dhe pamjes së tij, ndërsa Umeti përfitoi shumë prej historisë së tij.

Imam Maliku i tha një djaloshi prej fisit Kurejsh: “O biri i vëllait tim, mësoje edukatën para se ta marrish diturinë”.

Ibën Uehb, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ajo të cilën e mësuam prej edukatës së Malikut ishte më shumë se sa ajo të cilën e mësuam prej diturisë së tij”.

Poashtu nxënësit e tij përfituan dhe morën shumë edhe prej diturisë së tij. Jahja ibën Jahja Temimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Pasi që morra prej Malik ibën Enesit dituri një kohë të gjatë, e vazhdova qëndrimin tim edhe për një vit që të përfitoj prej moralit dhe virtyteve të tij dhe me të vërtetë, ato i përngjanin virtyteve të sahabëve dhe tabi’inëve”.

Metodologjia bashkëkohore në arsim nxit në arsimim pa edukim. Librat të cilat mësohen nëpër institucione arsimore në vete përmbajnë citate të cilat janë të thata dhe nuk nxisin aspak në përmisimin e moralit dhe të edukatës. Me këtë arsimi e humbi shkëlqimin dhe bukurinë, ndikimin dhe përhapjen e tij, u nda dhe u largua dituria prej edukatës dhe sado që të ketë njeriu potencial të madh shkencor dhe dituri të gjerë do të vëresh dobësi të madhe në ndikimin e diturisë së tij mbi moralin dhe edukatën e tij, mbi përmisim e zemrës dhe veprave të tij. Nuk ka dobi prej diturisë së njeriut e cila nuk ndikon në përfitimin  e moralit dhe përmisimin e edukatës së tij.

Ndarja mes diturisë dhe edukatës lindi shumë sëmundje morale, prej saj sulmet ndaj dijetarëve, shpifjet ndaj njerëzve të mirë, degjenerimet në moral, mosrespektimin e prindërve, mosrespektimin dhe sulmet e ndryshme ndaj mësuesve dhe edukatorëve edhe atë me fjalë dhe me vepra.

Qyteti i Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, kishte ndikim të madh në ndërtimin e personalitetit të imam Maliku, në atë kohë ky qytet ushtonte prej dijetarëve dhe tabi’inëve të cilët i tubonte një universitet i madh, Xhamia e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam. Në çdo qosh të saj uleshte nga një dijetar i cili ua mësonte njerëzve fenë e pastër të Allahut dhe njerëzit i dërgonin fëmijët e tyre të mësonin Kuranin dhe  Sunetin e me mësimin e tyre e përmisonin edhe moralin.

Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, u ul në Xhaminë e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, të jep fetva pasi që për të dëshmuan shtatëdhjetë dijetarë se e meriton këtë pozitë. Ekziston dallim mes atij i cili e lavdëron veten dhe fletë fjalë miradije për vetveten dhe mes atij që dëshmojnë njerëzit e mirë dhe dijetarët për të. Imam Maliku thotë: “Nuk kishte mundësi që të ulet në xhami secili që donte të ligjëron rreth shkencës së hadithit apo të jep fetva, derisa të konsultoheshin mes vete dijetarët, nëse e shihnin se është meritor për këtë pozitë e lejonin e nëse jo nuk e lejonin dhe unë nuk u ula derisa dëshmuan për mua shtatëdhjetë dijetarë se unë e meritoj këtë vend”.

Imam Maliku thonte. “Unë jam njeri, gaboj dhe ia qëlloj, shikojeni mendimin tim nëse ai përputhet me Sunetin kapuni për të”. Me këtë imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, e vendosi një metodologji mesatare mes atyre që ishin fanatikë ndaj imamëve të tyre dhe i pasonin ata verbërisht dhe i refuzonin argumentet e sakta dhe mes atyre që i refuzonin thëniet e imamëve të mëdhenj duke thënë se:  “Ata janë burra dhe ne jemi burra”. Sa dallim të madh ka mes burrave, të cilëve Allahu ua lartësoji emrat dhe i bëri të përmenden nëpër shekuj edhe pse ata janë të vdekur, dhe mes burrave që nuk kanë asnjë peshë e as nuk përmenden edhe pse ata janë të gjallë. Me përmendjen e të parëve ngjallen zemrat edhe pse ata janë të vdekur, kurse me uljen në një mexhlis me këta të fundit dhe që janë gjallë vdesin zemrat. Kur përmenden imamët, Ebu Hanifja, imam Maliku, Shafiu, Ahmed ibën Hanbeli, Allahu i mëshiroftë, ata nuk ishin thjeshtë njerëz të pajisur vetëm se me citate, por ishin shëmbëlltyrë në edukatë dhe dituri, ishin dijetarë në devotshmëri, dijetarë në adhurim, dijetarë në asketizëm, e kështu me radhë.

O ju besimtarë, nuk lejohet nënçmimi i veprave të tjerëve. Prej injorancës është mendimi i disa njerëzve se veprat e tyre janë më të mira se të tjerëve, apo mendimi i ndonjërit që Allahu i ka dhënë pak dituri se ai është më i mirë se sa tjetri, apo mendimi i ndonjërit që e ka penguar një të keqe apo thirr në të mirë se ai është më i mirë se tjetri. Këto mundësi dhe aftësi janë furnizime prej anës së Allahut dhe nuk janë prej njerëzve. Kjo është kuptimi i imam Malikut që ia përshkruan të gjitha kategorive dhe grupeve të këtij Umeti, se shërbimin e kësaj feje e organizojnë të gjithë, pavarësisht se cilës lëmi dhe drejtim i takon, duke i dhënë  secilit mundësi të punon sipas mundësive të veta dhe të ecën sipas asaj rruge që ia ka caktuar Allahu.

Imam Malikut i shkroi një asket i asaj kohe i cili e nxiste me këmbëngulje në izolim dhe vepër dhe imami iu përgjigj: “Allahu i caktoi veprat ashtu siç i caktoi furnizimet. Ndoshta një njeriut i jepet mundësia të falë namaz (vullnetar), mirëpo nuk i jepet mundësia të agjëron (agjërim vullnetar), tjetrit i jepet mundësia të jep lëmoshë, mirëpo nuk i jepet mundësia të agjëron, tjetrit i jepet mundësia të bën xhihad, e tjetrit i jepet mundësia të merr dituri dhe përhapja e diturisë është një prej veprave më të mira. Unë jam i kënaqur me atë çka ma ka mundësuar Allahu dhe mendoj se unë nuk do të mundem të jem aty ku jam pa mos qenë ty aty ku je dhe shpresoj që të gjithë ne të jemi në mirësi dhe begati”.

Pra, ata që japin lëmoshë, asketët dhe adhuruesit janë në mirësi, ata që shpenzojnë në rrugë të Allahut janë në mirësi, këshilluesit, thirrësit, dijetarët dhe ata që thirrin në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja janë në mirësi, ata që i shërbejnë fesë me lëmit dhe drejtimet e tyre dhe me specializimet e tyre të gjithë janë në mirësi nëse e pastrojnë nijetin e tyre që të jetë vetëm se për Allah. Në këtë Umet ka njerëz që posedojnë aftësi dhe kanë kapacitet dhe nëse atë e nënshtrojnë dhe e investojnë në shërbimin e shoqërive të tyre dhe Umetit të tyre, edhe ata edhe Umeti do të kishin një pamje krejtësisht tjetër.  

Kur u pyeste imam Maliku për ndonjë çështje i thonte pyetësit: “Ik ti deri sa ta hulumtoj çështjen”. Pasi që u largua pyetësi imam Maliku ishte i pavendosur dhe i lëkundët në përgjigjen e pyetjes dhe nuk ishte i sigurt se a t’i përgjigjet apo jo. Kur e pyetën disa prej shokëve të tij se ku qëndron problemi imam Maliku filloi të qan dhe tha: “I frikohem një dite edhe atë çfarë dite, kur pyetësi do të kërkon llogari prej meje për përgjigjen e dhënë”.    

Erdhi një njeri prej një vendi të largët ta pyes imam Malikun për një çështje të cilën u interesonte banorëve të atij vendi dhe përgjigja e imamit Malikut ishte: “Nuk e di, nuk jemi sprovuar me këtë mesele në vendin tonë dhe nuk kemi dëgjuar asnjë prej dijetarëve tanë të cilët kanë folur për këtë problem. Eja nesër”. Ditën e nesërme shkoi prapë me shpresë se do t’i japë përgjigje, por përgjigja e imam Malikut ishte: “Më pyete, por nuk e di përgjigjen”. Atëherë njeriu  i tha: “O imam, unë pas vete kam lanë njerëz të cilët më thonin se nuk ka njeri në këtë rruzull tokësor më të mençur se imam Maliku!”. Imam Maliku iu përgjigj dhe i tha: “Unë pyetjen tënde nuk e di”.

Një ditë e pyeti një njeri për një mesele dhe imam Maliku kërkoi prej tij kohë që ta shikon çështjen, e atëherë i tha pyetësi: “O imam çështja është shumë e lehtë”. Imam Maliku ia ktheu dhe i tha: “Në dituri nuk ekziston çështje e lehtë, a nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut: “Sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë me peshë të rëndë”. Muzemil 5.

Disa thonin se: “Pasha Allahun kur u pyeste imam Maliku për ndonjë çështje dukeshte sikurse qëndron mes xhenetit dhe xhehenemit”.

Këto ishin dijetarë të cilët e mbushën dunjan me diturinë dhe veprat e tyre. Është fortë për të çuditur me disa njerëz të cilët e marrin guximin për të dhanë fetva, ndërsa nuk kanë asnjë ditë shkollë për fenë e Allahut. Flasin për gjërat se kjo është hallall e kjo haram, apo e nxisin një mesele nëpër forume apo mexhlise dhe nuk ngrihen prej atyre mexhliseve deri sa të japin fetva kush si mundet dhe si ja kap mendja e vet. Njëri prej tyre thotë unë mendoj, e tjetri thotë mua ma merr mendja, e tjetri thotë unë besoj, e tjetri merr vendime të prera se kjo është haram e kjo hallall. I lartësuar qofsh o Zoti im, a ka mbetur që hallalli, harami dhe fetvaja në emër të Allahut të jenë hapësirë e lirë ku në të do të flasin injorantët, se mua ma merr mendja e ty ta merr mendja? Nëse një arkitekt fillon të përshkruan receta dhe barna të sëmurëve çka do të thoni për të? Me çka do ta përshkruani atë? Si do të jetë përfundimi i tij? Si mendoni për ata të cilët flasin për fenë e Allahut padituri, i mbushin librat e gazetat duke thënë se kjo është hallall e kjo haram, ndërsa një ditë shkollë për fenë e Allahut nuk e kanë, e mos të flasin për fetvat e posaçërisht për çështjet e reja të cilat i zbresin këtij Umeti dhe të cilat nëse do t’i kishin zbritur Omerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, do t’i mblidhte për rishikimin e saj të gjithë sahabët që morën pjesë në luftën e Bedrit. Sot njerëzit garojnë mes tyre të japin fetva që të bëhen të njohur dhe të tregohen para tjerëve se unë jam më i ditur se sa tjetri, e ndonjëherë edhe duke dhënë fetva që i kënaq njerëzit dhe e zemëron Allahun. 

O ju vëllezër në Islam, çështjet e fesë duhet tua adresojmë dijetarëve, për diturinë e të cilëve dëshmon Umeti dhe mos të flasim për çështjet të cilat nuk i njohim mirë, si rreth hallallit dhe haramit, për arsye se fjala jote do të thotë prerje e një dispozite të Allahut. Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush dëshiron që t’i përgjigjet ndonjë meseleje, para se t’i përgjigjet le ta rikujton xhenetin dhe xhehenemin dhe se si do të jetë përfundimi i tij në ahiret, e pastaj le të përgjigjet”.

Ka mundësi që ndonjëri prej jush të mendon se këta dijetarë çdo herë kanë diskutuar vetëm se për thëniet shkencore dhe për thëniet e dijetarëve dhe divergjencave mes tyre dhe asnjëherë në mexhliset e tyre nuk kanë ditur të flasin për tema prej të cilave fërgëllojnë zemrat dhe në to përmendet xheneti dhe xhehenemi. Çdo njëri prej nesh duhet ta dijë se në  ligjëratat e tyre ka pasur edhe këshilla të ndryshme dhe ceket se imam Maliku e kishte këshilluar një vëlla të tij në fe duke i thënë: “Përkujtoja vetes dhimbjet e vdekjes dhe mundimet e saj, sprovën në varr, qëndrimin para Allahut dhe llogarinë, e pastaj pasi që të llogaritësh vendqëndrimin tënd të përhershëm në xhenet apo xhehenem. Përgatitu për këto përjetime të rënda duke punuar në këtë dynja. Atë ditë do t’i shohësh ata me të cilët Allahu ishte i zemëruar se si do të jetë dënimi i tyre i dhembshëm, do t’i dëgjosh zërat e tyre duke klithur në xhehenem, fytyrat e tyre  do të jenë të zymta e të vrenjtura, as nuk do të shohin e as nuk do të flasin, do ta mallkojnë veten dhe do ta kërkojnë vdekjen, kurse musibeti më i madh për ta do të jetë kur Allahu do tua kthen atyre fytyrën e Tij dhe me këtë do të mbyllet çdo shpresë se Ai do t’i përgjigjet kërkesave të tyre dhe për këtë Allahu thotë: Ai do t’u thotë: “Rrini aty të përbuzur dhe mos Më flisniasgjë!”. Muminun 108.

Imam Maliku ishte i sëmurë njëzet e dy ditë dhe vdiq në moshën tetëdhjetë e shtatë vjeçare. Disa thonë se i kishte mbushur të nëntëdhjetat . Ibën Nafia, Allahu e mëshiroftë, thotë se imam Maliku vdiq në moshën tetëdhjetë e shtatë vjeçare dhe ishte myfti i Medinës gjashtëdhjetë vite me radhë.

Allahu e mëshiroftë imam Malikun i cili thonte: “Kam takuar në Medine njerëz që nuk kishin të meta, por kur filluan të merren me të metat e tjerëve, atëherë vet u bënë me të meta. Poashtu kam takuar në këtë qytet njerëz që kishin shumë të meta, por kur heshtën për të metat e të tjerëve, Allahu ia mbuloi të metat e tyre”.

E lus Allahun të na bën dobi mua dhe ju me udhëzimin e Kuranit dhe Sunetit të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam. Kjo ishte ajo çka dëshiroja ta them. Kërkoj falje tek Allahu për mua dhe ju dhe për të gjithë muslimanët prej çdo mëkati. Kërkoni falje prej Tij se me të vërtetë Ai është Gjithëfalësi dhe Mëshirëploti.   

SHEJH DR. ABDULBARIJ THUBEJTI                       

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

KËTA JANË ÇIFUTËT!

Dijetari Muhamed Arifi, Allahu e ruajtë, thotë: Një i burgosur rus, në luftën e dytë botërore, shkroi në shkrimet e tij: Gjermanët në vitin 1941 na detyruan të hapin një gropë të thellë në tokë, dhe pasi që e përfunduam atë që deshën, e thirrën një grup nga çifutët dhe i hedhën në gropë. Na urdhëruan t’i varrosim dhe t’u hedhin dhe mbi kokë, por e refuzuam një gjë të tillë të trishtueshme. Pasi që ne refuzuam, gjermanët urdhëruan që ne të hidhemi në gropë. Dhanë urdhër që të varrosemi, dhe i thanë çifutëve të na hedhin dhe mbi kokë dhe të na varrosim. Çifutët nuk pritën fare, dhe pa fare dyshimi, filluan menjëherë të hedhin dhe mbi kokët e tona!!

Po të mos i kishin ndërprerë gjermanët do të varroseshim për së gjalli. Pasi që dha urdhër gjenerali që të na nxjerrin na tha: Desha vetëm se ta dini se kush janë çifutët dhe pse i vrasim?! 

Marrë nga faqja zyrtare e dijetarit Dr. Muhamed Arifi

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box

 iggö

bik

 bfi

 kmsh

   lhsh

   qendra qsi 

Videot e fundit nga kanali jonë në Youtube

Vizitoni edhe

 facebook1                       YouTube

Si mund të na gjeni

Xhamia Bujarialogoinfo

Wiener Str. 288

4030, Linz

Austria

+43 (0) 676 55 21 259

Top