PERKUJTIM

durimdhenamaz

Si ta ngjallim zemren

O TI NJERI, TRI LUGINA JANË NË XHEHENEM!

O ti njeri, tri lugina janë në Xhehenem, ruaju nga to.

– Ato janë:

1- Lugina el Gaj

2- Lugina el Vejl

3- Lugina Sakar

– Më gjerësisht:

1- Lugina el Gaj: Ajo është luginë në Xhehenem, ku në të do të futen ata që i bashkojnë namazet e tyre në një namaz. Allahu i Madhëruar thotë: Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh”. Merjem 59.  

Nga kjo luginë, lugina el Gaj, kërkon mbrojtje Xhehenemi për çdo ditë nga nxehtësia e lartë e saj! Vallë, a do ta përballon njeriu?!

2- Lugina el Vejl: Ajo do të jetë vendbanim i atyre që i vonojnë namazet pa arsye. Kjo luginë është e stërmbushur me akrepa dhe gjarpërinj. Allahu i Madhëruar thotë: Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet”. Maunë 4-5.

3- Lugina Sakar: Në të do të futen ata që e lanë namazin. Allahu i Madhëruar thotë: Çfarë ju ka sjellë në Sakar? Ata do të përgjigjen: Nuk ishim nga ata që falnin namaz“. Mudethir 42-43,  “Do ta hedh në Sakar (Xhehenem)! E si mund ta dish ti tamam se çfarë është Sakari (zjarri përvëlues)?”.  26 -27.

Në këtë luginë, thjesht, nga momenti i hyrjes së atij që e ka lanë namazin, do ti shkrihen eshtrat nga nxehtësia e lartë. Ai që e len namazin do të ringjallet Ditën e Kiameti me Faraonin dhe Hamanin dhe do të privohet nga ndërmjetësimi i të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

E PRANOI ISLAMIN NË MOSHËN TETË VJEÇARE

– Kjo ngjarje e vërtet e meriton të lexohet dhe nga ajo të merret mësim. Në të flitet për  një fëmijë amerikan i cili filloi ta mëson Islamin në moshën gjashtë vjeçare kurse e pranoi atë në moshën tetë vjeçare.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë: Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e tij, por janë prindërit ata që e kthejnë në çifut, krishterë apo zjarrputist”.

Ky tregim i shkurtër nuk është tjetër përveç se zbatim i hadithit të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

– Aleksandër Fronter lindi nga dy prindër të krishterë në vitin 1990. Nëna e tij e vendosi që nga fillimi ta len të birin që vet ta zgjedhë fenë që do ta praktikon. Ajo vetvetiu i solli libra të feve të ndryshme dhe pas një leximi me karakter hulumtues i biri e pranoi Islamin kurse mosha e tij ishte vetëm se tetë vjeçare. Madje ai nga leximi i madh për Islamin mësoi shumë gjëra, si namazin, leximin e Kuranit, ezanin dhe shumë nga dispozitat e sheriatit edhe atë pa mos e takuar asnjë musliman.

E emërtoi vetveten Muhamed Abdullah, nga dashuria e madhe ndaj Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. 

– Pasi që u përhap lajmi i Islamit të tij, një nga kanalet televizive Islame e ftoi si mysafir special ku edhe Muhamed Abdullahu do të shkon i shoqëruar nga prindi i vet. Udhëheqësi i emisionit derisa përgatitej që t’ia parashtron pyetjet u habit nga fakti se Muhamedi filloi t’i parashtron atij pyetje se si ka mundësi të shkon në Haxh dhe Umre?! Udhëtimi a kushton shtrenjtë dhe ku duhet t’i blen rrobat e ihramit?! 

– Udhëheqësi filloi me pyetjen se: Çka të nxiti ta pranosh Islamin?!

– Çdo herë që lexoja rreth tij aq më shumë edhe e doja, iu përgjigj.

– Cilat janë dëshirat e tua, e pyeti udhëheqësi i emisionit?

– I kam dy shpresa dhe dëshira, iu përgjigj fëmiu. E para nga to është të bëhem piktor dhe ta paraqes pamjen e vërtet mbi muslimanët. Më së shumti më dhemb kur i shoh filmat amerikan të fëlliqur të cilët dëshirojnë ta fëlliqin emrin e të dashurit tim Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe dëshira e dytë është të shkojë në Meke dhe ta puthi Gurin e Zi.

Në këtë moment ndërhyri nëna e tij e krishtere duke thënë: Dhoma e tij është e stërmbushur me foto nga Qabeja. Deri tani i ka tubuar nga harxhimet e tij javore 300 dollarë për ta vizituar Qabenë. Njerëzit mendojnë se atë çka e vepron është një lloj aventurë mirëpo Muhamedi posedon besim të vërtet të cilin nuk munden të tjerët ta ndjejnë.

– Ramazanin a e agjëron, e pyeti udhëheqësi?

– Po, e agjërova Ramazanin e kaluar, iu përgjigj Muhamedi. Prindi më sfidoi se nuk do të mundem ta agjëroj mirëpo u habit kur e agjërova deri në fund. 

– Cilat janë dëshirat e tua të tjera, e pyeti udhëheqësi i emisionit?

– Dëshiroj që Palestina t’i kthehet muslimanëve. Ajo është toka e tyre dhe atë ua morën Izraelitët.

– A e ha mishin e derrit së bashku me prindërit e tu, e pyeti udhëheqësi?

– Derri është kafshë shumë e fëlliqur. Unë nuk e ha dhe nuk e di se si njerëzit e hanë.

– Udhëheqësi i emisionit e pyeti se a e fal namazin në shkollë dhe a ka ndonjë problem nga drejtoria e shkollës? Iu përgjigj me mërzi në fytyrë: Më ikin disa kohë të namazeve nga mos dija ime se kur hynë koha e namazit!! Mirëpo e kam zbuluar një vend të fshehtë në bibliotekën e shkollës dhe aty e fali namazin për çdo ditë.

– Erdhi koha e namazit të akshamit dhe Muhamedi e shikon udhëheqësin e emisionit në fytyrë dhe i thotë: A më lejon që unë ta thërras ezanin? Iu përgjigj se nuk ka asnjë problem. Muhamedi u ngrit, e thirri ezanin në kohën e vet kurse udhëheqësit iu mbushën të dy sytë me lot!!

– O ju musliman, a i mësuam ne fëmijët tanë të përkujdesen për Islamin ashtu siç përkujdeset ky fëmi?!!

Ne për çdo ditë kërkojmë fitore të Islamit dhe ankohemi se kemi ngecur mbrapa dhe e akuzojmë njëri-tjetrin për këtë ngecje, kurse e harrojmë atë më kryesoren se nëse ne përmisohemi përmisohen edhe fëmijët tanë dhe poashtu shoqëritë dhe në fund edhe i tërë Umeti.

Pra, le të merremi me vetveten dhe me familjet tona e mos të merremi me problemet e të tjerëve.

 Nga arabishtja: Irfan JAHIU

E DREJTA E KOMSHIUT

Falënderimi i takon vetëm se Allahut, Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e Pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

Islami si Fe e Allahut vetëm se erdhi me çdo gjë që është në dobi të robërve dhe vendeve dhe në anën tjetër paralajmëroi nga çdo gjë që është e dëmshme për robërit dhe vendet. Kjo padyshim se vjen nga madhështia dhe përsosmëria e kësaj feje: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj”. Maide 3.

 Islami si Fe erdhi me të gjitha dobitë dhe të mirat që ia sigurojnë individit dhe shoqërisë një jetë të lumtur nën hijen dhe tolerancën e tij. Dobitë e Islamit përfshijnë dobinë e individit me Zotin e tij, me veten e tij, me prindërit e tij dhe me të gjithë njerëzit e tjerë.

 Sot me lejen e Allahut në këtë hutbe do të flasin rreth një lidhjeje nga lidhjet që nxit në të Islami, madje paralajmëron dhe kërcënohet për mosrespektimin e saj dhe ajo lidhje është lidhja e fqinjësisë. Fqiu në Islam ka emër të madh dhe pozitë të lartë dhe këtë e dëshmojnë shumë citate që kanë ardhur rreth çështjes së fqiut.

 Allahu i Madhëruar thotë: “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjët e afërt dhe të largët”. Nisa 36.

 Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Xhibrilka vazhduar duke më porositur për fqiun deri sa unë mendova se ai do ta trashëgonte (fqiu fqiun pas vdekjes, do ta bënte në rang të njëjtë me trashëgimtarët)”.

 Ebu Shurejh, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Pasha Allahun nuk ka besuar, pasha Allahun nuk ka besuar, pasha Allahun nuk ka besua”r. I thanë kush o i Dërguar i Allahut? U përgjigj: “Ai nga dora e të cilit nuk është i sigurt fqiu i tij”.

 Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, dhe dijetarët e tjerë e cekin se ky hadith na lajmëron për madhështimin e të drejtave të fqiut dhe se dëmtimi i tij është nga mëkatet e mëdha.

 Ebu Hurejra, Allahu e mëshiroftë, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush i beson Allahut dhe ditës së Kiametit mos ta shqetëson fqiun e tij”. Më një transmetim tjetër: “Kush i beson Allahut dhe ditës së Kiametit le ta fisnikëron fqiun e tij”.

 Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk është fqinjësi e mirë të mos e dëmtosh fqiun,por fqinjësi e mirë është t’i përballosh dëmet e fqiut”.

 Omeri, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: “Nga e drejta e fqinjësisë është që t’i bësh mirë atij dhe mos ta shqetësosh atë”.

 Disa thanë: “Nëse tri cilësi i gjen tek një njeri atëherë mos dysho në mendjen dhe moralin e tij: nëse e falënderon fqiu, akraballëku dhe shoku i tij”.

 Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë:Le të mos e pengojë fqiu fqiun në mbjelljen e drurit në murin e tij“.

 Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i ka thënë: “O Ebu Dher nëse je duke përgatitur salcë me mish shtoja ujin dhe gostite fqiun tënd”.  

 Disa nga komentusit e haditheve rreth këtij hadithi thanë: “Hadithi aludon në nxitjen kah virtytet e larta të moralit dhe në udhëzim kah përmisimi i tyre duke e pasur parasysh se nga kjo vepër rrjedh dashuri dhe afërsi dhe se me të arrihet dobi dhe largohet dëmi dhe nevoja. Ka mundësi që fqiu së bashku me familjen dhe fëmijët e tij të vegjël të shqetësohen nga era e përgatitjes së ushqimit të fqiut për arsye se nuk ka mundësi të arrin ta ushqen familjen e tij me atë ushqim dhe me këtë mënyrë ua plotëson dëshirat dhe ua largon brengat dhe dhembjet”. 

 Abdullah ibën Amru, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Shoku më i mirë tek Allahu është ai i cili është më i mirë për shokun e vet dhe fqiu më i mirë tek Allahu është ai i cili është më i mirë për fqiun e vet”.

 O ju musliman, nga dukuritë shoqërore që nuk përgëzojnë për hajr është dukuria e ndërprerjes së lidhjes me fqiun dhe mosdhënia e drejtave të tyre edhe atë pa asnjë arsye të mjaftueshme.

 Nga ato dukuri të këqija numërojmë se disa nga fqinjët ndjejnë ashpërsi nga disa fqinjë të tyre edhe pse ata përpiqen me të gjitha mënyrat që t’i afrohen atyre qoftë ajo me dhënien e selamit apo me dërgimin e ftesës për vizitë, mirëpo ata thjesht nuk janë të interesuar që të kenë lidhje njëri me tjetrin. Ka raste kur fqinjët mes tyre asnjëherë nuk e vizitojnë njëri-tjetrin dhe ka raste që fqiu fqiun nuk e njeh dhe as emrin nuk ia din edhe pse jetojnë me një lagje me vite të tëra.

 Nga dukuritë negative dhe të këqija numërojmë edhe atë se disa nga fqinjët preken shumë dhe nevrikosen kur fqiu apo mysafiri i fqiut ia parkon makinën para derës së tij dhe madje ka raste kur edhe fqiu i bërtet me zë të lartë fqiut të tij dhe çështja arrin deri në grindje me gjymtyrë.

 Nga dukuritë e këqija numërojmë edhe atë se disa nga fqinjët ua ndalojnë grave dhe familjes së tyre që t’i vizitojnë fqinjët tjerë dhe mos të kenë lidhje me ta. Nëse ndalesa vjen për arsye fetare dhe se me ketë vepër i mbrohet familjes nderi nga fqinjët që janë mëkatarë atëherë kjo lejohet dhe madje preferohet dhe shpërblehet për këtë vepër për arsye se kryefamiljari është përgjegjës i familjes para Allahut të Madhëruar. Nëse ndalesa e familjes për vizitën e fqinjëve vjen si pasojë e pasimit të epshit apo nga vet natyra e personalitetit të tij atëherë ai detyrohet që ta lufton epshin dhe shejtanin dhe të kujdeset që sa më shumë t’i afrohet atyre me vepra që e shtojnë dashurinë mes tyre.

 O ju musliman, ajo çka është më e çuditshme në lidhjet fqinjësore është se disa gra janë më të hajrit në aspektin e vizitës dhe marrëdhënieve mes fqinjëve se sa burrat e tyre. Vërejmë disa nga gratë të cilat kur vendoset një grua tjetër në lagjen e tyre shkojnë tek ajo me pije dhe ushqime të ndryshme dhe shoqërohen dhe i vazhdojnë vizitat mes tyre.

 Nëse gjendja e grave sa i takon lidhjeve fqinjësore është kjo atëherë gjendja mes fëmijëve është edhe më e shpejtë sa i përket afërsisë mes tyre. I sheh fëmijët se si njoftohen mes tyre dhe lozin së bashku dhe e vizitojnë njëri-tjetrin, kurse në anën tjetër i sheh burrat se si nuk e afrojnë njëri-tjetrin dhe kjo padyshim se duhet të përmisohet dhe të ndryshohet sa më shpejt.

 Ajo që është për të uruar dhe lavdëruar për disa fqinj është lidhja dhe marrëdhëniet e mira mes tyre dhe vizita e njëri-tjetrit. Nuk udhëton ndonjëri nga ata derisa nuk i lajmëron të gjithë për nisjen e tij dhe nuk kthehet nga udhëtimi vetëm se i përshëndet të gjithë, nuk bie në shtratin e sëmundjes ndonjëri nga ata vetëm se shkojnë të gjithë dhe e vizitojnë. Kjo padyshim se është një nga dukuritë e lavdëruara në të cilën nxit Islami dhe e pëlqen dhe mbi ta bazoi shumë shpërblime në këtë dynja dhe në ahiret.

 Dashuria dhe afërsia mes fqinjëve jep shumë dobi si, ndihmesa e të varfërit në mesin e tyre, vizita e të sëmurit, këshilla e mëkatarit, largimi i ashpërsisë dhe egërsisë mes tyre,  dhe shumë të tjera që janë shkak për fitimin e shpërblimeve të shumta dhe kënaqësisë së Allahut.

 E lus Allahun që t’i bashkon zemrat e tona dhe t’i përmison ato dhe të na drejton të gjithëve në rrugë të drejtë.

SHEJH DR. ABDULAZIZ SEDHAN                                        

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

KUJDESI I PEJGAMBERËVE PËR UDHËZIMIN E NJERËZVE

Kur i erdhën melekët Ibrahimit alejhi selam, për ta përgëzuar për lindjen e Is’hakut, menjëherë e lajmëruan se do ta shkatërrojnë vendin, banorët e të cilit ishin mizorë. Këtë edhe më mirë e kuptojmë duke i lexuar fjalët e Allahut I Lartësuar në suren Ankebut, kur thotë: “E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me lajmërim Ibrahimit, i thanë: “Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e tij janë mizorë!” Ai (Ibrahimi) tha: “Aty është Luti!” Ata i thanë: “Ne e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit”. Ankebut 31,32.

Ibrahimi alejhi selam, deshi ta kohëzojë misionin e tij me shpresë se ai popull do të udhëzohet në rrugë të drejtë. Pra, ky ishte interesi i përgjithshëm, të cilin e kanë synuar të gjithë të dërguarit e Allahut: ta krijojnë personalitetin e njeriut në dobi të tjerëve, pa marrë parasysh nëse kishin apo jo me ta lidhje farefisnore. Ibrahimi alejhi selam, ishte i informuar mirë se për çfarë qëllimi ishin dërguar pejgamberët. Gjithashtu, e dinte mirë se ata ishin njerëz fisnikë të Allahut, të cilët nuk bënin përpos se atë çka u kishte urdhëruar Allahu. Ai ishte I bindur se Allahu i ka dërguar ata dhe nuk ka hapësirë polemizimi apo kundërvënieje ndaj caktimit të Allahut. Por, ai ishte ambicioz dhe kishte dëshirë që të shfrytëzonte momentin për të fituar shpërblimin. Ngase Allahu, duke i marrë parasysh shkaqet, ndonjëherë e anulon caktimin dhe urtësinë e atij anulimi e njeh vetëm Ai. Po ashtu, kur i erdhi meleku i vdekjes t’i marrë shpirtin Musait alejhi selam, ai I mëshoi me grusht dhe ia verbëroi syrin, pastaj meleku u kthye tek Allahu I Lartësuar. Po ashtu Allahu i Lartësuar pat urdhëruar që edhe populli i Junusit alejhi selam, ta pësojë dënimin. Mirëpo, kur besuan,Allahu i shpëtoi siç e ka përmendur në Kur’anin famëlartë: “Përse nuk pati ndonjë qytet, banorët e të cilit të besonin e t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote dhe I lamë të kënaqeshin edhe njëfarë kohe”. Junus 98.

Gjithashtu, kemi rastin kur Allahu i pat urdhëruar melekët që ta dënonin popullin e Lutit alejhi selam, por, Ibrahimi alejhi selam, s’deshi që ai popull të dënohej. Kjo nuk bie në kundërshti me asnjë dispozitë të sheriatit; sipas këtyre dispozitave, nuk është e ndaluar të prolongohet koha e zbatimit të dënimit, me shpresë se ai popull do të udhëzohet dhe do ta besojë Allahun. Ndërsa, vonimi mund të bëhet shkak i udhëzimit të tyre, ashtu siç veproi Musai alejhi selam, me Muhamedin alejhi selam, natën e Mi’raxhit për çështjen e namazit.

Ibrahimi alejhi selam, në këtë rast u përpoq të vinte në lëvizje vigjilencën dhe seriozitetin e tij duke thënë: “Aty është Luti “. Ai nuk iu tha melekëve mos e dënoni këtë popull se ndoshta ata do të besojnë por u bëri me dije se aty është I dërguari I Allahut, d.m.th mos I dënoni derisa të jetë aty i pranishëm I dërguari I Allahut. Por, caktimi Allahut I mbuloi të gjitha dhe ishte i shkruar në levhi mahfudh se ata do të shkatërrohen. Ishin ngritur lapsat dhe ishin tharë fletushkat, e përgjigja ishte: (engjëjt i thanë) O Ibrahim lëre këtë (dialog), urdhri I Zotit tënd tashmë ka zbritur, s’ka tjetër, ata do të përjetojnë dënim të pashmangshëm. Hud 6.

Pas këtij dialogu Ibrahimit alejhi selam, iu bë e qartë kjo gjë, dhe prej këtij momenti nuk kishte dialog apo kundërshtim në këtë çështje . Këtë interesim të madh për udhëzimin e njerëzimit e kishin edhe pejgamberët tjerë, edhe pse njerëzit iu kundërviheshin dhe u shpallnin luftë, ata e pranonin me zemërgjerësi dhe nuk mendonin t’iu kundërviheshin në atë mënyrë. Allahu i Lartësuar na ka treguar për Hudin alejhi selam, ku thotë: “Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) villain e tyre Hudin, e ai tha: “O populli im, adhurojeni (një Zot) Allahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!” Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: “Ne po të shohim mendjelehtë dhe të konsiderojmë vërtet rrenacak!” Tha (Hudi): “O populli im, nuk jam mendjelehtë, por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve”. (Jam I dërguar) Që t’u komunikoj shpalljet e Zotit tim dhe unë jam këshillues besnik për ju”. Hud 65-68 .

Po ashtu Muhamedit alejhi selam, I thoshin: “Dhe ata thanë: “O ti që t’u shpall përkujtimi (Kur’ani), me të vërtetë ti je i çmendur! Hixhr 6. Kurse të dërguarit tjetër i thoshin: Ai nuk është tjetër përpos se një njeri i sëmurë mentalisht, andaj pritni (keni durim) edhe për një kohë. Mu’minun 25. Të shumtë janë të dërguarit që u ballafaquan me problem të tilla. Por ata përsëritnin pandërprerë të njëjtën fjalë: “O populli im” vetëm e vetëm që të zbuten zemrat e tyre, të cilat ishin forcuar si gur dhe të ktheheshin kah e vërteta.

Pastaj Allahu i Lartësuar për Muhamedin alejhi selam, thotë: “Ju erdhi I dërguar nga mesi juaj. Atij I vjen rëndë për vuajtjet tuaja. I brengosur për besimtarët, i butë dhe i mëshirshëm”. et-Teube 108.

Në ajetin tjetër thotë: “A thua ti, do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur’anit)? Kehf 6. Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Andaj ti (Muhamed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta,Allahu e di shumë mire atë që bëjnë ata”. Fatir 8.

Kurse në suren En’am thotë: “Të kishte dashur Allahu i kishte tubuar në rrugë të drejtë; po ti mos u bëj nga të padijshmit (dhe mos u brengos).” En’am 35. Në ajetin tjetër thotë : “A mos do të vrasësh veten (Muhamed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!” es-Shuara’ë 3 .

E megjithatë, të dërguarit e Allahut e dinin se detyrë e tyre ishte vetëm interpretimi, siç e ka përmendur Allahu I Lartësuar në Kur’anin famëlartë, ku thotë: “Dhe nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç t’ju kumtojmë ashtu qartë”. Jasin 17.

Në ajetin tjetër thotë: “O ti, i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revelatënrisalen). Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve)”. El Maide 67.

Si dhe ajeti tjetër: “E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. El-Kehf 29. Mirëpo, ata prapë se prapë fokusoheshin në atë se ata janë udhëzuesit e popullit dhe duhet që t’i udhëzojnë kah e mira dhe realiteti dhe vetëm për atë synim punonin. Kjo vlen edhe për ne, që ta trashëgojmë rrugën e tyre në këtë sferë, që t’i udhëzojmë njerëzit dhe t’u drejtohemi me optimizëm që ata të pranojnë. E nëse e udhëzon një njeri në rrugë të drejtë, ndihesh më mirë sesa kur të jepen devetë e kuqe (devetë e kuqe janë të përmendura dhe kanë vlerë të veçantë tek arabët; ai që ka këtë lloj deveje, konsiderohet nga të tjerët si pasanik).

Përktheu:Enver Azizi                                                                                       www.albislam.com

  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box

 iggö

bik

 bfi

 kmsh

   lhsh

   qendra qsi 

Videot e fundit nga kanali jonë në Youtube

Vizitoni edhe

 facebook1                       YouTube

Si mund të na gjeni

Xhamia Bujarialogoinfo

Wiener Str. 288

4030, Linz

Austria

+43 (0) 676 55 21 259

Top