PERKUJTIM

durimdhenamaz

Si ta ngjallim zemren

MBRETËRESHAT E BUKURISË!

Fotot më të bukura, nga gratë më të bukura!!

Fotoja e parë: Gruaja e cila e di përmendësh librin e Allahut dhe dispozitat e tij i nxjerr në vepra.

Fotoja e dytë: Gruaja e cila për model dhe shëmbëlltyrë i merr gratë e shokëve (sahabeshat) të Pejgamberit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Fotoja e tretë: Gruaja të cilës nuk ia tërheqin vëmendjen thirrjet e ndryshme për ta zbuluar trupin dhe larguar mbulesën e saj.

Fotoja e katërt: Gruaja e cila i respekton prindërit … dhe ia jep hakun gjërave në të gjitha sferat.

Fotoja e pestë: Gruaja e cila e respekton burrin e saj. E respekton në çdo gjë që nuk e zemëron Allahun e Madhëruar dhe atij i bëhet shok dhe përkrahës.

Fotoja e gjashtë: Gruaja e cila e ndalon veten nga gjumi i ëmbël, që të qëndron para Allahut në namaz dhe të kërkon nga Ai shpërblime dhe mirësi.

Fotoja e shtatë: Gruaja e cila agjëron nafile (agjërim vullnetar), duke e kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe dashurinë e Tij dhe bekimin e Tij.

Fotoja e tetë: Gruaja e cila e mbron gjuhën e saj dhe nuk merret me të metat e njerëzve.

Fotoja e nëntë: Gruaja e cila nuk e shikon atë që e ka ndaluar Allahu.

Fotoja e dhjetë: Gruaja e cila e flijon pasurinë dhe familjen dhe shpirtin në rrugë të Allahut dhe të ndihmëses së Islamit.

Këto janë mbretëreshat e mrekullueshme të bukurisë në dynja.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

DISA IDE PËR TË ARRITUR DERI TEK LËMOSHA E VAZHDUESHME

Jepja ndonjë njeriut një kopje të Kuranit ose merre Kuranin dhe vendose në xhami dhe çdoherë që lexohet nga ai Kuran edhe ti për vete merr shpërblime.

Jepe si donacion një karrocë për spitalin, dhe çdoherë kur e përdorë ndonjë i sëmurë atë, ti merre shpërblime, ose, vendose ndonjë karrige në xhami që ta përdorin ata që falën në xhami dhe nukmunden të rrinë në këmbë, për çdo namaz që e falin edhe ti ke shpërblime.

Bëhu pjesë e projektit të ndërtimit të ndonjë xhamie, qoftë ajo me të holla, apo me punë fizike, apo me çdo lloj ndihme që e ndihmon ndërtimin e xhamisë.

Mbjelle një pemë dhe ti ke shpërblime çdoherë kur ulet ndonjë njeri apo kafshë nën hijen e asaj peme, ose çdoherë kur ajo pemë përdoret për ushqim dhe i hahen frytet e saj nga njerëzit dhe kafshët dhe shpezët, edhe ti ke shpërblime.

Shpërndaj fletushka, libra, revista që në to mësohet mirësia dhe edukata dhe feja, edhe ti ke shpërblime nga ajo që e lexojnë atë dhe që veprojnë me atë që e mësojnë nga ato libra e revista.

Ndihmoji financiarisht ndonjë studenti apo kërkuesi të dijes, edhe ti do të fitosh shpërblime çdoherë që ai do të punon me atë që e ka mësuar apo çdoherë që do t’ua mëson të tjerëve atë dituri që e ka fituar dhe ti ke qenë sebep për ta përfituar atë dije me të financat e tua.

Ndihmoje ndonjë projekt për botimin e librave fetare dhe financoje atë, do të fitosh nga shpërblimet e gjithë atyre që e lexojnë atë libër dhe punojnë me të.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

DISA URTËSI DHE INFORMATA NGA STUDIME TË NDRYSHME

Gjumi është ilaç për ta harruar dhembjen dhe problemet dhe çdo të keqe që i ndodh njeriut.

Studimet e nxjerra thonë se kur njeriu i shtyp ndjenjat e tij, kjo e bën të jetë më tepër armiqësor dhe ia dobëson imunitetin e trupit.

Shumica e studimeve kanë ardhur në përfundim se gjumi e përmirëson bukurinë.

Nëse e përdor emrin tënd të realët në botën e internetit, ti je person i qartë dhe nuk turpërohesh nga vetja, dhe nuk të interesojnë mendimet e të tjerëve dhe posedon vetëbesim të lartë.

Nga dhembjet më të ashpra; të humbësh një njeri e ai është i gjallë para teje dhe të ndjesh prezencën e një personi i cili ua largua dhe më nuk kthehet!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

THANË PËR MUZIKËN !

Thanë: Muzika e zgjeron gjoksin.

U përgjigjemi: Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër”. Taha 124.

Thanë: Ne nuk ndikohemi nga muzika.

U përgjigjemi: Muzika e rrit hipokrizinë në zemër, ashtu si e rrit uji barin.

Thanë: Ne e dëgjojmë muzikën për argëtim dhe zbavitje.

U përgjigjemi: Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot”. Muminun 115.

Thanë: Ne gjejmë rehati në dëgjimin e muzikës.

U përgjigjemi: Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët”. Isra 82.

Thanë: Ne nuk e braktisim Kuranin, po vetëm se i duam edhe muzikat.

U përgjigjemi: Dashuria ndaj Kuranit dhe dashuria ndaj muzikës nuk bashkohen në një zemër.

Thanë: Mirëpo ne i bashkuam dyja.

U përgjigjëm: Ajo që ndikon dhe le gjurmë, ajo mbetet me ty. Nëse tek ti ndikon Kurani, do të largohet muzika nga zemra jote.

O Zot, bëje Kuranin pranvera e zemrave tona dhe drita e gjokseve tonë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box

 iggö

bik

 bfi

 kmsh

   lhsh

   qendra qsi 

Videot e fundit nga kanali jonë në Youtube

Vizitoni edhe

 facebook1                       YouTube

Si mund të na gjeni

Xhamia Bujarialogoinfo

Wiener Str. 288

4030, Linz

Austria

+43 (0) 676 55 21 259

Top